AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Hapat e duhur për rimëkëmbjen post-COVID

Robert SkidelskyngaRobert Skidelsky
5 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ekonomisti John Maynard Keynes.

Ndërsa vendet dalin nga pandemia e COVID-19, theksi që John Maynard Keynes vendosi mbi nevojën për të vënë në zbatim politika ekonomike post-krizë në rendin e duhur është shumë i rëndësishëm. Por sot dallimi midis rimëkëmbjes dhe reformës është më pak i qartë sesa dukej në vitet 1930.

Ekonomisti John Maynard Keynes.

John Maynard Keynes ishte një mbështetës u vendosur i Marrëveshjes së Re të presidentit amerikan Franklin D. Roosevelt. Rruga për në një të ardhme të civilizuar, shkroi ai, kalonte përmes Uashingtonit, jo Moskës – një përgjigje e drejtpërdrejtë për ata idealistë, përfshirë disa nga studentët e tij, të cilët i besuan komunizmit.

Por Keynes nuk është se nuk kishte kritika për Roosevelt-in. Në mënyrë të veçantë, ai fajësoi Roosevelt-in për përzierjen e rimëkëmbjes dhe reformës. Shërimi nga rënia ishte përparësia e parë; reformat shoqërore, “madje të mençura dhe të domosdoshme”, mund të pengojnë rimëkëmbjen duke shkatërruar besimin e biznesit. Duke parandjerë debatet e sotme në lidhje me përparësitë e politikës ekonomike post-pandemike, Keynes argumentoi se renditja e duhur do të ishte çelësi i suksesit të Marrëveshjes së Re.

Këshilltarët e Roosevelt-it ishin reformatorë, jo Kejnesianë dhe kishin një këndvështrim tjetër. Duke ia atribuuar Depresionin e Madh pushtetit të tepruar të korporatave, ata menduan se rruga drejt rimëkëmbjes qëndronte te ndryshimi institucional. Si rezultat, i ashtuquajturi stimul Kejnesian ishte një përbërës i vogël i Marrëveshjes së Re – trajtimi urgjent në pritje të kurave më të gjata.

Vetë Keynes vazhdimisht argumentoi se shpenzimet federale shtesë të Marrëveshjes së Re ishin të pamjaftueshme për të sjellë shërim të plotë. Paketa e përgjithshme stimuluese e Roosevelt-it prej 42 miliardë dollarësh – kryesisht e shpenzuar në tre vitet e para të presidencës së tij, nga viti 1933 deri në vitin 1935 – arrinte në rreth 5-6% të PBB-së së SHBA-së në atë kohë. Keynes mendoi se kjo duhet të ishte dyfishi i kësaj.

Ekonomisti fitues i Çmimit Nobel Paul Krugman tha të njëjtën gjë për stimulin e presidentit Barack Obama në vitin 2009 prej 787 miliardë dollarësh, i cili arrinte në 5.5% të PBB-së. Në bazë të llogaritjeve të tilla, paketa e rimëkëmbjes e presidentit Joe Biden prej 1.9 trilion dollarësh, e barabartë me 9% të PBB-së aktuale, duket se është e drejtë.

Keynes e kishte fjalën për stimul fiskal. Ai ishte jashtëzakonisht skeptik ndaj stimulit monetar të provuar nga presidenti Herbert Hoover në vitin 1932 dhe presidenti Roosevelt në vitin 1933 – tani e quajtur “masë monetare jokonvencionale”, ose, më thjesht, lehtësim sasior. Atëherë, njësoj si tani, qëllimi ishte të sillte një rikuperim të çmimeve duke shtypur para.

Skema më e diskutueshme e këtyre, blerja e arit nga ana e Roosevelt-it, u krijua për të kompensuar rënien e çmimeve të mallrave. Siç shpjegoi Roosevelt në një nga bisedat e tij të famshme, çmimet më të larta të derrit do të nënkuptonin paga më të larta nëpër ferma dhe fuqi më të madhe blerëse. Në fakt, blerja e arit në shkallë të gjerë nga Thesari Amerikan dhe Administrata e Financave e Rindërtimit nuk e rritën dot çmimin e derrave ose ndonjë gjë tjetër.

Reagimi i Keynes ishte i ashpër. Rritja e çmimeve është një efekt i rimëkëmbjes, jo një shkak i saj, argumentoi ai, duke shtuar se përpjekja për të rritur prodhimin duke rritur sasinë e parave ishte njësoj si “të përpiqesh të shëndoshesh duke blerë një rrip më të madh”. Programi i blerjes së arit i Roosevelt thjesht zëvendësoi grumbullimin e arit me grumbullim të monedhës. E megjithatë ekonomistët vazhdimisht rishpikin rrotën e gabuar. Programet e lehtësimit sasior 2009-2016 mishëruan të njëjtën teori të gabuar dhe në mënyrë të ngjashme dështuan të rrisin nivelin e çmimeve.

Po kështu, Keynes kritikoi ato dispozita të Administratës Kombëtare të Rimëkëmbjes të Roosevel-it që u përpoqën të krijonin rimëkëmbjen duke forcuar pozicionin e punës. Kjo, gjithashtu, mendoi ai, ishte mënyra e gabuar: momenti për të shaluar biznesin me kosto shtesë ishte pasi rimëkëmbja të ishte e sigurt, jo më parë. Dhe ndërkohë që Keynes nuk e sfidoi kurrë premtimin e Roosevelt për të përzënë këmbyesit e parave nga tempulli, ai duhet të ketë pyetur veten se si kjo do të ndikonte në besimin e një sistemi financiar të paralizuar.

Keynes shqetësohej se përzierja e rimëkëmbjes dhe reformës po i jepte administratës Roosevelt “shumë gjëra për të menduar në të njëjtën kohë”. Ky vëzhgim duhet të shërbejë si një paralajmërim për ata që shohin në një krizë ekonomike mundësinë për të çuar para të gjitha skemat e tyre të preferuara, pavarësisht nga qëndrueshmëria kohore.

Theksi i Keynes te rëndësia e renditjes së duhur të politikave është shumë e rëndësishme sot. Por, ndërsa marrim veten nga pandemia e COVID-19, dallimi midis rimëkëmbjes dhe reformës – dhe rrjedhimisht midis politikës makro dhe mikro dhe afatshkurtër dhe afatgjatë – është një dallim më pak i qartë sesa dukej për Keynes (dhe të tjerët) në vitet 1930.

Si fillim, politika e punësimit të plotë tani është e lidhur qartë me punësueshmërinë, që nuk ishte rasti në në vitet 1930. Arsyeja që kaq shumë njerëz ishin pa punë në atë kohë nuk ishte se atyre u mungonin aftësitë e kërkuara nga industria, por, përkundrazi, që kërkesa totale ishte e pamjaftueshme.

Kështu, Keynes shkroi në dhjetor 1934 se qëllimi i shpenzimeve të qeverisë për një “shumë të vogël parash” ishte që “individët dhe korporatat private të shpenzonin një shumë më të madhe”. Ajo për të cilën ata e shpenzonin këtë shumë nuk u interesonte politikëbërësve.

Por në epokën e sotme të automatizmit, asnjë qeveri nuk mund të lejojë të marrë një qëndrim të tillë ndaj qëndrueshmërisë së punësimit. Qysh në vitin 1930, në fakt, Keynes parashikoi papunësinë teknologjike si një problem që do të ishte jashtë fushës së menaxhimit të kërkesës.

Që nga ajo kohë, kërcënimi përshpejtues i tepricës së vendeve të punës ka zgjeruar atë që Keynes e quajti “axhendë” të qeverisë. Në veçanti, shteti duhet të shqetësohet për shpejtësinë e inovacionit teknologjik, zgjedhjen e teknologjive dhe shpërndarjen e fitimeve të produktivitetit që mundëson teknologjia.

Në vitet e ardhshme, politika e ndërlikuar Kejnesiane e punësimit të plotë do të duhet t’i hapë rrugë jo vetëm një garancie trajnimi, por edhe një garancie të ardhurash ndërsa karakteri i punës ndryshon dhe sasia e punës së nevojshme njerëzore bie. Punësimi i qëndrueshëm mund të jetë shumë ndryshe nga ai që tani e mendojmë si punësim i plotë.

Pastaj është edhe qëndrueshmëria mjedisore. Edhe pse Keynes e kuptonte që shteti do të duhej të merrte përsipër një ë pjesë shumë më të madhe të investimeve, kjo ishte kryesisht për të zbutur luhatjet në ciklin e biznesit, jo për të komplotuar një të ardhme ekologjike të qëndrueshme. (Konferencat për të ushqyerit e mërzisnin gjithmonë.) Ai ishte shumë liberal, ose ndoshta thjesht shumë i aftë për kohën e tij, për të besuar se axhenda e shtetit duhet të përfshinte formësimin e qëllimshëm të së ardhmes përmes projekteve të investimit dhe konsumit që ai zgjedh.

Sot, reforma ekonomike e eklipson rimëkëmbjen në një masë shumë më të madhe sesa në kohën kur Keynes bëri dallimin midis të dyve. Por mënyra sesi e ai e përcaktoi marrëdhënien është një pikënisje e qartë nga e cila të dyja mund të ndërtohen më mirë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. Sequencing the Post-COVID Recovery

Etiketa: AdministrataBarack ObamaBidenCOVIDCOVID-19Joe BidenkostoMASpandemiaPandemia e COVID-19ParaPBBProject SyndicatePunëPunësimiReformaRooseveltRritja e çmimeveSHSHBAstudentURA
Tjetri
Shtyhet me një ditë seanca dëgjimore e prokurores Rita Gjati

KPK shkarkon nga detyra prokuroren Rita Gjati

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.