AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Shqipëria përgatitet për zgjedhje të trazuara

Fjori SinorukangaFjori Sinoruka
5 years më parë
në Analiza, Në Fokus
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një komisioner ngjyen me bojë gishtin e një votuesi në Kamëz më 30 qershor 2019. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Pavarësisht thirrjeve që partitë të respektojnë standardet ndërkombëtare, ekziston frika se zgjedhjet e këtij prilli do të shohin më shumë polarizim dhe gjuhë agresive se zakonisht – dhe madje edhe dhunë.

Një komisioner duke lyer  me bojë gishtin e një votuesi në Kamëz më 30 qershor 2019. Foto ilustruese: Gjergj Erebara/BIRN

Fushata për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në Shqipëri mund të mos ketë filluar zyrtarisht, por tashmë programet e partive në një vend që vuan nga një shkallë e lartë e emigrimit i të rinjve, infrastruktura e dobët shëndetësore dhe kriza ekonomike janë në qendër të diskursit publik.

Të martën, Zv/Ndihmës Sekretari Amerikan  i Shtetit, Mattheë Palmer, u dërgoi një mesazh të qartë liderëve politikë të Shqipërisë për t’u përqendruar në respektimin e standardeve të zgjedhjeve.

Standarde të tilla kanë “një rëndësi të konsiderueshme për marrëdhëniet SHBA-Shqipëri”, tha Palmer për Zërin e Amerikës, VoA. “Ne duam që legjislacioni i ri zgjedhor të zbatohet dhe zgjedhjet e prillit të mbahen në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare”, paralajmëroi ai.

Pavarësisht mesazheve të tilla, analistët parashikojnë që fushata e këtij viti do të jetë edhe më e trazuar dhe problematike sesa ajo e katër viteve më parë.

“Kjo fushatë pritet të jetë më e tensionuar se ajo e vitit 2017 kur rezultati, në një farë mënyre, dihej para zgjedhjeve, dhe kur fushata ishte më shumë një shfaqje politike sesa një rivalitet midis partive”, tha për BIRN Afrim Krasniqi, nga Instituti për Studime Politike.

Më 12 mars, presidenti Ilir Meta tërhoqi vëmendjen e publikut kur ndërhyri fizikisht për të ndaluar policinë e Tiranës që të mësynte zyrat e partisë Fryma e Re Demokratike, FRD, me arsyetimin se kontrata e saj për të përdorur godinën kishte skaduar.

Partia kishte qenë një aleate e Partisë Socialiste, por veprimi i policisë erdhi vetëm disa ditë pasi ajo nënshkroi një koalicion parazgjedhor me Partinë Demokratike të Lulzim Bashës në opozitë.

Vitet e fundit, presidenti është bërë një nga kritikët më të zëshëm të qeverisë së kryeministrit socialist Edi Rama, shpesh duke u bërë palë me opozitën dhe me protesta në rrugë të zhvilluara kundër saj.

Pasi u përplas personalisht me policinë e qytetit, Meta u tha atyre që largoheshin që aty dhe u dëgjua teksa i paralajmëronte ata: “Largohuni, ndryshe do t’ju fus në burg me duart e mia.” Ai incident u pasua nga deklarata akuzuese nga të dy palët.

Ditë më vonë, fokusi u zhvendos në qytetin e Elbasanit, i cili është shndërruar në një fushë beteje virtuale si rezultat i luftës së bandave.

Rama dhe Basha zgjodhën ta vizitonin qytetin më 15 mars, për të shënuar Ditën tradicionale të Verës dhe për të shijuar ballakumet, duke krijuar kështu një sfond që mbështetësit e tyre të përplaseshin.

Në qytet pati përpleshje të parashikuara midis grupeve të mbështetësve rivalë.

Krasniqi tha se incidenti ishte tepër tipik, jo vetëm për vulgaritetin e mbështetësve të partisë, por për paturpësinë e tyre në kryerjen e veprimeve të dhunshme para kamerave, liderëve të tyre politikë dhe policisë.

“Asnjë prej tyre nuk është ndjekur penalisht, ndërsa precedentët e tyre penalë janë të njohur”, shtoi Krasniqi.

Sipas këndvështrimit të tij, heshtja e policisë mbi incidentin e ndodhur në Elbasan binte në kontrast me reagimin e tyre pesë vjet më parë, kur ata arrestuan studentë protestues në Tiranë se qëlluan me vezë shpurën e Ramës.

“Në atë rast studentët përfunduan nëpër rajonet e policisë dhe para gjykatave, por tani, kur ka akte të qarta dhune, kërcënimesh dhe shantazhe ndaj qytetarëve ose gazetarëve, nuk ka asnjë hetim apo gjykim”, vuri në dukje Krasniqi.

Partitë pa argumente inkurajojnë dhunën

Kryeministri Edi Rama duke folur me gazetarët | Foto :LSA

Krasniqi druhet se partitë politike jo vetëm që po tolerojnë, por po inkurajojnë dhunën.

“Asnjë parti politike deri më tani nuk është distancuar nga veprimet e dhunshme të kryera nga mbështetësit e saj dhe asnjë person i përfshirë në këto incidente nuk është përjashtuar nga partia”, vërejti ai.

Ekspertja e komunikimit Edlira Gjoni thotë se liderët politikë po përdorin gjuhë agresive “për të shtrembëruar kuptimin dhe për të hutuar votuesit”.

“Është alarmante të shohësh këtë agresivitet, kur votuesit prisnin të dëgjonin deklarata të qarta, të sakta dhe të kuptueshme nga politikanët. Politikanët e zgjedhin këtë ton agresiv me qëllim, pasi nuk kanë argumente reale”, tha Gjoni për BIRN.

“Në komunikimin politik dihet që gjuha negative dhe një ton i ashpër zëri shkakton dëme të prekshme në fushata dhe më gjerë, pasi parandalon votuesit të marrin fakte dhe informacione”, shtoi ajo.

Sipas këndvështrimit të Gjonit, diskursi i fushatës po thellon polarizimin e publikut.

“Kjo qasje nxit keqpërdorimin e komunikimit, keqkuptim më të thellë, keqpërdorim të hapësirës publike, shpifjen dhe, më e keqja nga të gjitha, mosbesimin, zemërimin dhe mllefin midis votuesve.”

“Kjo duhet të merret seriozisht para se të përshkallëzohet në pakënaqësi qytetare dhe urrejtje të mëtejshme”, tha Gjoni.

Kriminelët ende në listat e kandidatëve

Kryetari i PD Lulzim Basha duke folur me gazetarët më 25 shtator 2019. Foto: Malton Dibra/LSA

Dështimi për të përjashtuar kriminelët e dënuar nga parlamenti ka qenë prej kohësh një shqetësim i ambasadës amerikane në Tiranë dhe i trupave të tjerë diplomatikë në vend.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka përsëritur shqetësimin e saj për këtë çështje, ashtu si edhe homologu i saj i BE-së.

Partitë tani i kanë dorëzuar listat e tyre të kandidatëve për zgjedhjet e prillit dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ, po konsultohet me Prokurorinë e Përgjithshme, e cila duhet të verifikojë kandidatët.

Ligji që i ndalon të dënuarit të kandidojnë për deputet “duhet të zbatohet plotësisht dhe të gjithë kandidatët duhet të përmbushin standarde të larta integritetit”, shkroi ambasadori i BE-së Luigi Soreca në Tëitter disa ditë më parë, duke iu referuar listave të paraqitura në komisionin zgjedhor.

Pavarësisht kësaj, listat e socialistëve për qarkun e Durrësit raportohet se përmbajnë tre emra të lidhur me krimin e organizuar.

Në fillim të marsit, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dënoi Adem Lalën, ish-kryetari i bashkisë së Hasit, në veri të Shqipërisë, me tetë muaj burg, i pezulluar në një vit e katër muaj shërbim prove, për “abuzim detyre”. Ai u akuzua së bashku me një punonjës bashkie për privatizimin e një ndërtese publike në Has.

Megjithatë, si drejtues i Partisë Socialiste, ai u pa përsëri duke prezantuar kandidatët e partisë për deputet në qark.

Krasniqi pohon se presioni i komunitetit ndërkombëtar detyroi shumicën e partive në minutën e fundit të verifikojnë listat e kandidatëve të tyre, përpara se t’i paraqisnin ato për certifikim në KQZ.

Megjithatë, disa parti kanë përdorur marifete për të kënaqur si komunitetin ndërkombëtar ashtu edhe figurat e fuqishme lokale, shton ai.

“Ata e kompensojnë heqjen e kriminelëve të dënuar nga listat duke përfshirë të afërm të tyre ose punonjës kompanish nëpër lista në vend të tyre”, tha Krasniqi.

“Edhe pse disa liderë politikë po vazhdojnë të bëjnë gabime, institucionet që supozohet se mbrojnë interesat kushtetuese dhe publike, si KQZ-ja dhe prokuroria, nuk po arrijnë të dekriminalizojnë dhe pastrojnë përfaqësimin politik nga krimi”, shtoi ai.

Kryeministri Rama në këtë fushatë, në të cilën partia e tij po kandidon vetëm, po kërkon ndërkohë nga shqiptarët një mandat të tretë “për të vazhduar projektet që kemi filluar” – të tilla si reforma në drejtësi, rindërtimi pas tërmetit 2019 dhe vazhdimin e menaxhimit të pandemisë COVI-19.

Ndërkohë, Basha dhe aleatët e tij po fajësojnë qeverisjen e keqe për largimin masiv të shqiptarëve nga vendi dhe për varfërinë, duke e akuzuar atë për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar.

Etiketa: abuzimBashaBEBIRNBurgDhunëDibraEdi RamaelbasangazetarGjergj ErebaraGjykataGjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuargjykimhasHetimIlir MetaKomisioni Qendror i ZgjedhjeveKorrupsionkrimiKrizaKryeministri Edi RamakushtetueseLulzim BashaParaPartia DemokratikePartia SocialistePDProkuroriaProtestaprotestuesRamaReformarivalitetSHSHBAshqipShqipëriShqipëriashtatorstudentTiranëYuri Kimzgjedhjezgjedhje 2021Zgjedhjet
Tjetri
Meta thotë se është i gatshëm të vetësakrifikohet për të shmangur “juntën” në Shqipëri

Meta dekreton katër anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.