AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Kisha Ortodokse në Mozambik i mbijeton rënies së komunitetit grek

Marcel Gascón BarberángaMarcel Gascón Barberá
5 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto: Marcel Gascón Barberá

Shumica e grekëve u zhdukën nga Mozambiku kur portugezët u larguan në vitet 1970, por kisha që ata ndërtuan në Maputo si një qendër komuniteti jeton dhe madje po tërheq besimtarë të rinj.

Foto: Marcel Gascón Barberá

Vendndodhja e Kishës Ortodokse Greke të Kryeengjëjve në Maputo, kryeqyteti i Mozambikut, ngjan një metaforë e përshtatshme për situatën gjeopolitike të Greqisë gjatë Luftës së Ftohtë.

Për gati gjysmën e shekullit të 20-të, shumica e fqinjëve të Greqisë kapitaliste ishin shtete komuniste.

Kisha Greke në Maputo është e rrethuar në mënyrë të ngjashme me rrugë që mbajnë emrat e udhëheqësve të kaluar të botës komuniste.

Ato i kushtohen Marksit, Leninit, Ho Chi Min të Vietnamit, Mao Tse Tung të Kinës dhe Fidel Castro të Kubës.

Ato të çojnë në shëtitoren Ahmed Sekou Touré, një rrugë e qetë sipas standardeve të Maputos, e cila mban emrin e themeluesit Marksist të Guinesë.

Atje, e rrethuar nga blloqe banesash që i ngjajnë peizazheve urbane të ish-qyteteve të “Bllokut Lindor” në Evropë,  ndodhet Kisha Ortodokse Greke

Ulur në një stol pranë mureve të zbukuruar me ikona dhe afreske të pikturuara nga artistja greke e Zimbabvesë Helen Lieros është Marina Tsihlakis, një nga pak grekë që jetojnë në Mozambik.

Rrënjët e saj atje datojnë nga fundi i shekullit të 19-të kur gjyshërit e saj migruan në atë kohë në atë që ishte një koloni portugeze nga Egjipti, ku ata ishin vendosur më parë në përpjekje për t’iu larguar luftës me turqit.

“Gjyshi im nuk e mbante mend ishullin grek nga i cili u arratis kur ishte ende fëmijë, por duhet të ketë qenë Kios, sepse mbante mend zjarret e mëdha kur hipi në anijen që i largoi ata që atje”, kujton Tsihlakis.

Komuniteti grek në Mozambik, thotë ajo, ishte rreth një mijë herë më i madh në atë kohë. Shumë prej tyre ishin peshkatarë.

“Ata merreshin me tharje peshku për eksport në Afrikën e Jugut dhe Zimbabve, që është vendi ku po ndërtohej hekurudha që lidh vendin me Mozambikun”, thotë ajo.

Sipas Tsihlakis, shumë grekë morën pjesë në ndërtimin e hekurudhës dhe ende mund të shihen varret e atyre që vdiqën nga malaria ndërsa e bënin këtë.

Grekët i tërhiqte Afrika e Jugut përgjithësisht nga bumi i minierave në vende si Johannesburgu dhe Kimberli në Afrikën e Jugut.

Minierat krijonin tokë pjellore për tregti, ndërtim dhe veprimtari të tjera që tërheqin emigrantët e Evropës Jugore.

Tsihlakis thotë se një nga gjyshërit e saj ngriti një kompani të suksesshme ndërtimi që ndërtoi një pjesë të portit, si dhe ura dhe ndërtesa të tjera në atë që atëherë ishte Lourenço Marques – Maputoja e ditëve të sotme.

Komuniteti grek mori një rol të shquar në Mozambikun kolonial, pavarësisht se ishte një pakicë relativisht e vogël.

Foto: Marcel Gascón Barberá

Ata drejtonin disa nga bizneset më të begata në koloni. Me Lourenço Marques dhe qytetin qendror bregdetar të Beiras si qendrat e tyre, grekët u bënë forca e dytë më e madhe ekonomike pas portugezëve shumë më të shumtë.

Tsihlakis dhe burri i saj drejtonin një konçensionar makinash të nisur nga prindërit e saj dhe një fabrikë duanin në provincën veriore të Nampulas.

Epoka e artë për kolonët evropianë përfundoi me revolucionin portugez të vitit 1974, pas së cilës Portugalia e shpërbeu me shpejtësi perandorinë e saj.

Trupat e saj u larguan nga Mozambiku atë vit dhe guerilët FRELIMO morën Lourenço Marques, i cili më pas do të bëhej Maputo.

Pothuajse të gjithë kolonët portugezë u larguan në Portugali ose në Afrikën e Jugut ende të qeverisur nga njerëzit e bardhë.

Grekët morën garanci nga qeveria e udhëhequr nga FRELIMO se jeta dhe bizneset e tyre nuk ishin në rrezik.

Por gjërat shumë shpejt ndryshuan. Në vitin 1975, një ekstremist marksist, Samora Machel, mori presidencën dhe nisi një fushatë agresive shtetëzimi.

Duke shpërfillur premtimet e qeverisë në tranzicion, grekët nuk u kursyen. Si një komunitet sipërmarrës dhe i orientuar drejt tregtisë, ata u prekën rëndë.

Ushtria mori shumë dyqane dhe biznese. Kapitenët më të mëdhenj të biznesit të vendit, duke përfshirë babanë dhe xhaxhain e Tsihlakis, u arrestuan.

Babai i saj më vonë emigroi në Portugali me gruan e tij të dytë. Xhaxhai i saj u zhvendos në Afrikën e Jugut.

Por Tsihlakis vetë nuk pranoi të largohej. Ajo e mbajti konçensionarin e makinave dhe që nga ajo kohë ia ka kaluar atë djalit të saj.

“Ne ishim të rinj dhe kishim shumë gjëra këtu. Ishim miq me stafin tonë dhe ata na kërkuan të mos largoheshim. Ata gjithmonë na kanë respektuar, ndihmuar dhe mbrojtur”, thotë ajo për punonjësit e saj me ngjyrë në Mozambik.

“Ata kanë qenë të mrekullueshëm me ne”, shton ajo.

Por jo shumë grekë ndoqën shembullin e saj. Sot, pas katër dekadash pavarësi, komuniteti grek është shumë më i vogël se dikur. “Kur jemi të gjithë këtu, në kishë, nuk jemi më shumë se 60 vetë”, vëren ajo.

Por kisha greke në Maputo nuk është domosdoshmërish në shtratin e saj të vdekjes – edhe nëse komuniteti që e themeloi atë po zbehet.

Vitet e fundit kanë parë një fluks famullitarësh të rinj pasi disa familje me ngjyrë nga Mozambiku u konvertuan dhe u bënë pjesë e komunitetit ortodoks të vendit.

Kjo valë e re besimtarësh ortodoksë kanë sjellë edhe priftërinj të rinj. Disa besojnë se do të ketë edhe një peshkop ortodoks me ngjyrë në rajon në një të ardhme të afërt.

Peshkopi aktual, Chrysostomos, i lindur me emrin George Karagounis në Greqi në vitin 1960, më parë shërbeu në Aleksandri, Tripoli dhe Kajro.

Për shkak të marrëdhënies së ngushtë midis Mozambikut të majtë dhe Bashkimit të vjetër Sovjetik, shumë rusë punonin në Maputo dhe disa prej tyre vinin në kishën greke sepse nuk kishin kishë ortodokse ruse në qytet. Në një moment, kisha madje mbajti edhe mesha në rusisht.

Edhe sot, të dielave dhe ditëve të festave fetare, diplomatë rusë dhe të tjerë, dhe shtetas të tjerë të huaj nga vendet kryesisht ortodokse si Serbia ose Ukraina, marrin pjesë në liturgjinë ortodokse këtu. Ata ulen së bashku me grekët dhe disa dhjetëra mozambikas, së bashku duke nderuar një fe që i ka bashkuar të gjithë.

Etiketa: AfrikaAfrika e JugutbesimtarëdiplomatFamiljeGreqiHekurudhaikonaKisha OrtodokseKishëkomunitetortodoksPeshkopiQeveriarajonrrezikSerbiaSHtregtiUkrainaURAUshtriaZimbabve
Tjetri
Banorët e Thirrës në protestë kundër ndërtimit të një hidrocentrali

Banorët e Thirrës në protestë kundër ndërtimit të një hidrocentrali

photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.