Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Zgjedhje 2023
  • Veting
  • Mjedisi
  • Kosovë
  • SPAK
  • BE
  • Vladimir Putin
  • Olta Xhaçka
  • KLP
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Lajme

Banorët e Thirrës në protestë kundër ndërtimit të një hidrocentrali

Elvis HilaNgaElvis Hila
17:40 | 01/04/2021
Në Lajme, Vendi
Kohe leximi: 3 minuta
A A
0
Banorët e Thirrës në protestë kundër ndërtimit të një hidrocentrali

Protesta e banorëve të Thirrës. Foto:Elvis Hila.

Share on FacebookShare on Twitter

Banorët e fshatrave Thirrë dhe Sang në Mirditë protestuan kundër projektit për një HEC dhe një fabrikë uji në lumin pranë tyre, ndërsa ngritën akuza për falsifikim dokumentesh. Kompania ndërtuese i mohoi akuzat.

Protesta e banorëve të Thirrës. Foto:Elvis Hila.

Disa dhjetëra banorë të Thirrës në Mirditë protestuan të enjten kundër punimeve për ndërtimin e një hidrocentrali dhe një fabrike uji në zonën e tyre. Banorët që u mblodhën para kantierit të ndërtimit, kundërshtuan projektin që sipas tyre do të shkatërrojë burimet ujore dhe ekosistemin e kësaj zone.

Ata pretenduan se procedurat për lejen e ndërtimit janë kryer në mënyre të fshehtë pa u konsultuar me komunitetin. “Jemi mbledhur këtu për të denoncuar një veprim të paligjshëm dhe kriminal të një kompanie private, e cila po i shfrytëzon burimet ujore të fshatit tonë për ndërtimin e hidrocentralit dhe fabrikës së ujit, kundër vullnetit të popullatës. Kjo kompani ka falsifikuar firmat e banorëve për të marrë leje në institucionet shtetërore për ndërtimin e hidrocentralit”, thotë Besnik Paci ish-banor i fshatit Thirrë.

Protestuesit thanë se në fshatrat Thirrë dhe Sang ishin të regjistruar 611 banor, por sipas dokumentacionit të paraqitur nga firma pretendohet se aty jetojnë vetëm 19 banor, madje sipas tyre edhe firmat e disa prej banorëve janë fallsifikuar.

“Ne s'kemi qenë në dijeni fare dhe e kemi marrë vesh vetëm kur kemi para makineritë duke punuar. Kanë bere një takim fshehurazi me 10 veta madje, gjoja se jana komuniteti i kësaj zone”, tha Marie Prenga nga fshati Thirrë.

Leja për ndërtimin e HEC-it dhe fabrikës së ujit në zonën e Thirrës është dhënë 20 qershor 2018 dhe projekti po zbatohet nga kompania “Sang 1” shpk.

I pyetur për akuzat për falsifikimin e firmave Viktor Penoca, aksioner dhe administrator i kompanisë i mohoi ato. Ai tha se kompania nuk kishte bërë dëgjesa me banorët dhe nuk kishte marrë firma, duke ja lënë përgjegjësinë pushtetit vendorë. “Dëgjesat publike i ka organizuar pushteti vendorë në bashkëpunim me pushtetin qendror. Ne vetëm kemi prezantuar projektin”, tha Pernoca në një bisedë telefonike.

Ndërsa  Kryebashkiaku i Mirditës Ndrec Dedaj u shpreh se banorët duhet të drejtohen prokurorisë me prova dhe fakte nëse kanë pretendime për shkelje ligjore. Banorët nga ana e tyre thanë se kishin bërë kallëzim dhe prokurori Sabri Kastrati i tha BIRN se ishte administruar dhe po verifikohet i gjithë dokumentacioni.

Protesta e banorëve të Thirrës është më e fundit në një listë të gjatë protestash në fshatra të ndryshëm të vendit kundër dhënies me koncesion për HEC-e të burimeve lokale të ujit.

Prej vitit 2002  qeveritë në Shqipëri kanë firmosur 183 kontrata koncensionare për ndërtimin e 524 hidrocentraleve, me kapacitet 2165MË dhe me prodhim vjetor 9342,31 GWH. Nga këto leje të dhëna, një pjesë kanë përfunduar së ndërtuari, 100 janë në proces ndërtimi dhe 127 nuk kanë filluar ende të ndërtohen.

Ndërtimi i tyre është shoqëruar me protesta dhe përplasje të dhunshme me banorë të zonës që akuzojnë se nuk janë përfillur në vendimmarrje. Një sërë procesesh gjyqësore vijojnë për HEC-t në Valbonë e zona të tjera të vendit kryesisht mbi të njëjtat arsye.

Edhe në Thirrë banorët thanë se do të protestonin në të gjitha format për të ndaluar zbatimin e projektin. “Unë jam më e vjetra në këtë protestë. Ne me atë uji dhe me atë mal kemi jetuar, ndaj nuk kemi lëvizur por kemi qëndruar këtu. Tani të marrin dhe ujin, më mirë të na marrin dhe shpirtin”, thotë Ruta Bajraktari banore e Sangut.

Etiketa: HECMjedis
Tjetri
Shqiptarët do të votojnë në fletë votimi me emrat e kandidatëve (foto)

Shqiptarët do të votojnë në fletë votimi me emrat e kandidatëve (foto)

Më të lexuarat

Banorët e Thirrës në protestë kundër ndërtimit të një hidrocentrali

Banorët e Thirrës në protestë kundër ndërtimit të një hidrocentrali

17:40 | 01/04/2021
Erion Veliaj

Taksa për arsimin, si dështuan investimet me dhe pa PPP

16:21 | 25/09/2023
Magjistratë

KLGj mban peng emërimin e magjistratëve të diplomuar

17:08 | 21/09/2023
Suela Salavaçi kundërshton bilancet negative për pasuritë e dhuruara nga prindërit

Suela Salavaçi kundërshton bilancet negative për pasuritë e dhuruara nga prindërit

16:37 | 26/09/2023

Procesi i Rindërtimit në Tiranë: Konflikte gjyqësore dhe qindra të skualifikuar

10:41 | 20/09/2023
SPAK njofton sekuestrimin e pasurive të “Ben Qimes” në Fier

Alibia e ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese për pasurinë: “E motra ka qarkulluar 20 milionë euro’

19:38 | 20/09/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.