AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Paçi fat me votuesit nga Bangladeshi

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
5 years më parë
në Blog
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri, Edi Rama, duke folur në ditën e dytë të punimeve të Kongresit të Partisë Socialiste, PS, në Pallatin e Kongreseve, i cili u fokusua te tërmeti dhe pasojat e tij | Foto : LSA

Në një fushatë elektorale është e arsyeshme që të diskutohet se çfarë politikash mund të ndërmerren nga autoriteti publik për të nxitur punësimin, për të rritur pagat dhe mirëqenien. Në mungesë të ideve të vlefshme dhe të besueshme, kryeministri ka zgjedhur edhe një herë të luajë politikën e konfliktit identitar.

Kryeministri, Edi Rama, duke folur në ditën e dytë të punimeve të Kongresit të Partisë Socialiste, PS, në Pallatin e Kongreseve, i cili u fokusua te tërmeti dhe pasojat e tij | Foto : LSA

Politika e konfliktit, ajo e njohur së fundmi si “politikë Trumpiste” u rikthye edhe një herë të mërkurën, me një koment të zgjedhur nga kryeministri posaçërisht për të shkaktuar zemërim: idenë e marrjes së punëtorëve nga Bangladeshi.

Duke takuar një sipërmarrës në industrinë fason, industria me reputacion jo aq të mirë sa i përket trajtimit të punëtorëve, kryeministri deklaroi se punëdhënësi duhet të marrë emigrantë bangladeshas për të zëvendësuar shqiptarët që nuk e pëlqejnë punën e që merren me llafe.

Deklaroi Rama: Unë e di se kjo është një bisedë e rrezikshme për mu, është bisedë e rrezikshme për ne se kur e themi ne kët na hudhen në fyt; dhe pastaj, kur i tregojmë këto, çfarë thonë? Po kjo nuk është punë; kjo është skllavëri; kjo është poshtërsi… Kemi kaluar tashti ligjin e ri për të huajt që është shumë i thjeshtë. Punëtorë të huaj nga Bangladeshi, nga Pakistani, nga India.” Dhe pastaj iu drejtua punëdhënësit që ankohej për mungesë punëtorësh me një gjuhë sikur po porosiste domate te tregu fshatar: “a i ke porosit [punëtorët]?!”

Kjo nuk është hera e parë që kryeministri bën një deklaratë të tillë: dhjetorin e kaluar, ndërsa pretendonte se vendit i nevojiteshin punëtorë për rindërtimin pas tërmetit, deklaroi të njëjtën gjë. Dhe pavarësisht se asgjë nuk i ndalon “punëdhënësit” shqiptarë ta bëjnë, asnjë bangladeshash dukshëm nuk ka ardhur në Shqipëri, përveçse ata që janë rrugës për emigrim të paligjshëm drejt Gjermanisë. Normalisht asnjë bangladeshas nuk vjen dot në Shqipëri për të gjetur Bangladeshin e vogël të kryeministrit. Dhe në rast se një bangladeshas zgjedh të emigrojë mijëra kilometra larg shtëpisë së vet, është shumë e paarsyeshme që ai të zgjedhë një vend të varfër si Shqipëria në vend të vendeve të pasura të Evropës. Por këto nuk kanë rëndësi. Logjika nuk është ajo çfarë deklarata e Ramës synon. Shkaktimi i zemërimit, po.

Edhe teoria e shqiptarit dembel që kërkon punë intelektuale nuk është aq e re për Ramën, i cili, plot shtatë vite të shkuara reklamoi sloganin “punë ka, nuk ka profesionistë”. Pas shtatë vitesh, (mjaftueshëm kohë sa për të arsimuar shtatë breza ku secili brez ka afërsisht 30 mijë të rinj), sërish dukshëm nuk paska profesionistë për të mbushur fabrikat fason, aq sa na duhet t’i marrim nga Bangladeshi.

Rama, i cili është në një garë për të shtyrë këto 25 ditë të mbetura deri në datën e zgjedhjeve me sa më shumë batuta dhe sa më pak debat normal mbi problemet e vendit, përfshirë edhe problemin e punësimit, dukshëm ia doli të hedhë edhe një shashkë tjetër për të shkaktuar edhe disa ditë politikë identitare, nga ajo që nxit debate jashtë realitetit dhe konflikt për gjëra që nuk ekzistojnë. Pas shashkës së seksizmit dhe asaj të enverizmit të keqkuptuar të kandidates së saj për Tiranën, tani vjen shashka e bangladeshasve ndërsa të tilla pritet t’i kemi me interval të rregullt një në çdo disa ditë deri në ditën e zgjedhjeve.

Kështu funksionojnë politikanët kur nuk kanë ose nuk duan të diskutojnë probleme reale dhe kur, pas tetë vitesh qeverisjeje, e kanë të vështirë të bindin ndokënd që nuk paguhet apo nuk është fanatik i partisë për ta votuar. Hajde të harxhojmë ca ditë kohë duke sharë Ramën që fyen shqiptarët dhe lavdëron bangladeshasit.

Megjithatë, duhet të theksohet gjithashtu se Rama e bën një politikë të tillë për shkak se nuk ndjehet shumë i rrezikuar nga idetë që mund të shprehë ndonjë politikë alternative nga opozita. Me pak fjalë, në rast se opozita do të kishte ide reale dhe jo reklama të vjetra të nxjerra nga fushatat e shkuara mbi ekonominë dhe punësimin, Rama nuk do ta kishte kaq të lehtë të mbështetej te një fushatë batutash.

Kjo i vë votuesit në pozicionin jo shumë të këndshëm të të zgjedhurit mes joalternativave qeverisëse. Kjo shpjegon gjithashtu një pjesë të mirë të arsyes se pse mijëra shqiptarë zgjedhin të ndërtojnë me mundim një jetë të re në emigrim në vend që të jetojnë në vendin e vet.

Sa për fasonistët që ankohen për mungesë punëtorësh, leksioni nga librat e ekonomisë është i thjeshtë: një punëtor jep afërsisht aq produkt për sa paguhet. Kur i jep 100 mijë lekë të vjetra rrogë, ka gjasa që merr 80 mijë lekë të vjetra punë. E nëse i jep 400 mijë lekë të vjetra rrogë, ka gjasa që merr 500 dhe 600 mijë lekë punë.

Këtë lloj leksioni e merr si nga Karl Marksi ashtu edhe nga Adam Smith apo Eric Williams, me defektet logjike të gjithësesilit, por me logjikën themelore që njeriu, si qenie inteligjente, pavarësisht nëse është punëmarrës apo punëdhënës, di të zgjedhë më të mirën për veten. Ai nuk pret t’ia rekomandojë kryeministri se çfarë është e mirë për të. Nëse ndonjë biznesmen shqiptar ëndërron punëtorë të keqpaguar nga Bangladeshi, duhet të ketë parasysh se edhe bangladeshasit janë gjithashtu qenie racionale.

Etiketa: Adam SmithBiznesmendebateEdi RamaEric WilliamsfasonIndiaKEkonfliktMarksiOpozitaPagatPakistaniPartisë SocialistePiSPSPunëPunëtorPunëtorëRamareklamaSHshqipShqipëriShqipëriaTiranëTreguvotuesit
Tjetri
Gjyqtarja e Apelit, Elbana Lluri përballet me pikëpyetje për pasurinë

ONM kërkon rihetim pasuror për gjyqtaren Elbana Lluri dhe ish-bashkëshortin e saj

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.