AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Blog

Greva e parë në sektorin publik në gati dy dekada

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
5 years më parë
në Artikull kryesor Blog, Blog
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Policia duke sulmuar mjediset e AlbControl të dërguar nga qeveria për të mposhtur grevistët. Foto: LSA

Disa punëtorë, veçanërisht të kualifikuar dhe që bëjnë një punë të specializuar dhe të shumëpaguar, u hodhën në një grevë të padeklaruar të mërkurën. Ajo që duhet të kihet mirë parasysh është se kjo është greva e parë në sektorin publik në Shqipëri në gati dy dekada.

Policia duke sulmuar mjediset e AlbControl të dërguar nga qeveria për të mposhtur grevistët. Foto: LSA

Kush e mban mend grevën e fundit në sektorin publik në Shqipëri? Unë vetë e mbaj mend mjegullt. Ka ndodhur diku rreth viteve 2003-2005. Rrethanat në të cilat u zhvillua greva janë fanitur, por ajo që mbaj mend është që në grevë dolën mësuesit, të cilët kërkuan rritje page dhe pagë të trembëdhjetë. Pas një përplasjeje me qeverinë e kohës, (socialiste), mësuesit e morën pagën e trembëdhjetë.

Në internet sot nuk gjen dot asgjë për atë grevë. Të duhet të shkosh në Bibliotekën Kombëtare për të lexuar gazeta të vjetra, a thua se po qëmton një ngjarje historike nga shekulli i kaluar. Fakti është që tashmë kanë kaluar pothuajse katër palë qeveri dhe gati dy dekada dhe kurrfarë greve e tillë në kërkim të rritjes së pagës apo të pagës së trembëdhjetë nuk ka ndodhur që nga ajo kohë.

Mësuesit e humbën pagën e trembëdhjetë në vitin 2007 nga një hile e qeverisë së kohës, e cila gjeti rastin të rriste pagën mujore me 10% dhe të hiqte pagën e trembëdhjetë, duke lënë nivelin e shpenzimeve totale për paga pothuajse të pandryshuar.

U desh të vijë data 7 prill 2021 që disa punonjës të sektorit publik të hidhen në grevë, kësaj here, grevë e padeklaruar, në kërkim të ruajtjes së pagave të veta dhe, më e rëndësishmja, në protestë ndaj pushimit nga puna të kolegëve të tyre.

Ata kërkojnë, mes të tjerave, që një anëtar sindikate të jetë në bordin e kompanisë. Kjo në fakt është detyrim ligjor në Shqipëri dhe një formulë shumë e arsyeshme e menaxhimit të korporatave të mëdha. Por kjo është gjithashtu edhe gjëja më e pamundur. Në bordin e AlbControl duket se ka anëtarë partie dhe jo anëtarë sindikate.

Qeveria u duk shumë e çuditur se disa njerëz janë hedhur në grevë. Belinda Balluku, e cila vetë për vite me radhë ka shijuar pagë shumëfish më të lartë se sa ajo e kryeministrit si drejtoreshë e kësaj kompanie, sugjeroi se punëtorët po tregohen të babëzitur, duke protestuar për uljen e një page nga 4 mijë dollarë në 2,400 dollarë. Ajo e shpalli grevën “grusht shteti”. Loja e zakonshme, o me ne o kundra nesh, vijoi. Qeveria akuzoi opozitën se po saboton vaksinimin e vendit duke cytur punëtorët e Albcontrol të dalin në grevë.

Komedia vijoi më tutje kur media raportoi se forcat e ushtrisë dhe ato të ndërhyrjes së shpejtë shkuan te ndërtesa e kompanisë. Siç duket, qeveria ka vendosur ta shtypë grevën si një regjim, por ama si një regjim komik. Një qeveri e majtë nuk lejon grevë dhe ka një kryeministër që mburret se pse në Shqipëri nuk ka sindikalizëm.

Greva në Shqipëri nuk ka pasur për arsye të kuptueshme. Në fund të fundit, grevat janë fenomene të vendeve të industrializuara, ku pjesa dërrmuese e popullsisë jeton në qytet, ku punëtori nevojitet të jetë i kualifikuar dhe për rrjedhojë, jo lehtësisht i zëvendësueshëm. Greva normalisht ndodh në vendet ku ka konkurrencë, d.m.th., cilësia e punëtorit ndikon te cilësia e mallit dhe niveli i shitjeve në krahasim me konkurrentët. Kjo është ajo që quhet “fuqi negociuese”. Këto gjëra nuk janë në Shqipëri. Një pjesë e madhe e popullsisë është rurale dhe monopolet e oligopolet në shtet dhe në privat e bëjnë të parëndësishme cilësinë e punëtorit. P.sh., a mund te ketë fuqi për grevë gazetarët kur punëdhënësit mund t’i zëvendësojnë me lehtësi kronikat e tyre me kronika të gatshme të përgatitura nga zyrat e shtypit të qeverisë apo partive politike? Kontrollorët e trafikut ajror duket se janë unikë në këtë drejtim pasi është një punë që kërkon qindramijëra euro trajnime në punë dhe vite të tëra përgatitje e për rrjedhojë, pushimi i grevistëve nga puna nuk është gjë e lehtë.

Megjithatë qeveria u duk e shpejtë të përdorë të gjithë arsenalin në dispozicion të saj kundër grevës: akuzimin se po bëjnë grevë politike, (pra vrite dhënësin e mesazhit) akuza se po kërkojnë paga luksi (populizëm, mobilizo popullin kundër punëtorëve siç bënin regjimet komuniste në grahmat e tyre të fundit në Rumani e Poloni) apo deklarata akoma më qesharake si ato me grushte shteti. Mjaftuan tetë orë nga nisja e grevës dhe në terren u shfaqën shkopat e gomës dhe automatikët, këto jo në kuptimin figurativ. Brenda tetë orësh u kërkua spiuni, u ekzekutua (figurativisht) tradhtari i fushatës së vaksinimit dhe iu tregua vendi grevistit, e gjitha kjo e shoqëruar me një dozë të lartë habie se si po ndodh kjo punë.

Në fund të fundit ata kanë të drejtë të çuditen. Që kur ne shqiptarët i kemi lejuar politikanët të bëhen bej dhe sundimtarë të çdo gjëje, të tillë që emërojnë dhe pushojnë mësuesit nga puna për arsye partie, është me të vërtetë çudi që disa punonjës shteti janë hedhur në grevë.

Megjithatë, fakti është që greva ndodhi. U deshën nja dy dekada por ndodhi. Ka gjasa që kjo grevë të kalojë me shpejtësi në histori dhe të fashitet nga memoria jonë njësoj si greva e mësuesve dy dekada më parë. Por ka gjasa që kjo të jetë greva e parë në një seri të gjatë grevash. Shqiptarët kanë shumë arsye për të protestuar, nga fakti që paratë e tyre bëhen koncesione të pavlera te fakti që partia të jep punë e partia të heq nga puna. Ku i dihet, ndoshta Rama një ditë mund të mburret se atij i takon merita që krijoi kushtet për greva punëtorësh.

 

Lexo më shumë:

A ka klasë punëtore në Shqipëri?

 

Mjete të forcace të armatosura të dërguara në Rinas nga Ministria e Mbrojtjes. Pamje nga video e publikuar nga Niko Peleshi.
Etiketa: AkuzaAlbcontrolAMABelinda BallukudetyrimEurogazetagazetargrusht shtetiMediaMinistria e MbrojtjesNiko PeleshiPartiaPoliciaPoloniPunaPunëPunëtorPunëtorëQeveriaRamaRinasRumaniSHshqipShqipërivideo
Tjetri
Projekti i Turqisë për një kanal të ri detar shqetëson fqinjët e saj në Detin e Zi

Projekti i Turqisë për një kanal të ri detar shqetëson fqinjët e saj në Detin e Zi

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.