AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Protesta e kontrollorëve bllokon Rinasin dhe rindez konfliktin politik

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
5 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Avioni ‘Lasgushi’ i kompanise Air Albania duke u ulur në pistën e aeroportit “Nënë Tereza” pas riatdhesimit të 122 shqiptarëve nga Zvicra. Foto: Armand Habazaj/ LSA

Aeroporti i Rinasit u bllokua prej mëngjesit të mërkurës, pasi 68 kontrollorët ajrorë nuk shkuan në punë në shenjë proteste për përgjysmimin e pagave. Kryeministri Rama akuzoi presidentit Meta për situatën, ndërsa kërcënoi me ndjekje penale organizatorët.

Avioni ‘Lasgushi’ i kompanise Air Albania duke u ulur në pistën e aeroportit “Nënë Tereza” pas riatdhesimit të 122 shqiptarëve nga Zvicra. Foto: Armand Habazaj/ LSA

Aeroporti i Rinasit është i bllokuar që prej mëngjesit të së mërkurës, pas një proteste të 68 kontrollorëve të trafikut ajror të Albcontrol Sh.a, të cilët kërkojnë rikthim të pagave në nivelin e para pandemisë dhe ndërprerjen e procedurës së shkarkimit për dy prej kontrollorëve.

Protesta shkaktoi anulimin e 13 fluturimeve në Rinas, ndërkohë që aeroporti është i bllokuar të paktën deri mesditën e së enjtes.

Avokati Rezart Kthupi, që foli në emër të sindikatës së kontrollorëve të trafikut ajror, i tha BIRN se nuk kishte për momentin asnjë qartësi se kur aeroporti mund të kthehej në normalitet. Ai mohoi që kontrollorët ishin në grevë, ndërsa pretendoi se ata po vepronin në përputhje me rregulloren e brendshme.

Gjendjen e paprecedentë në Rinas, Kthupi e konsideroi ‘një pamundësi të krijuar për shkak të situatës ku ndodheshin kontrollorët”.

“Ata e kanë detyrim të deklarojnë nëse nuk janë në gjendje për të punuar,” tha Kthupi në një bisedë telefonike.

Një përpjekje për negocim mes ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe kontrollorëve dështoi mëngjesin e të mërkurës. Balluku, e cila e ka drejtuar Albcontrol në vitet 2013-2018 pretendoi se pagat nuk mund të financoheshin nga buxheti dhe se ulja kishte ardhur si pasojë e uljes së trafikut ajror për shkak të pandemisë.

Në një konferencë për shtyp, Balluku aludoi për “grusht shteti” dhe skenarë të frymëzuar nga opozita, duke përmendur ish-kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin Ilir Meta.

Balluku nuk dha afate se kur puna mund të kthehej në normalitet, por citoi Kodin e Punës duke e cilësuar grevë protestën dhe duke i kërcënuar kontrollorët me ndjekje penale, pasi atyre nuk u lejohej greva. Ministrja nga ana tjetër ironizoi kontrollorët se po ankoheshin për ulje të pagës nga 4400 dollarë në 2490 dollarë, duke aluduar se pagat e tyre mbeteshin nga më të lartat në vend.

Protesta e kontrollorëve dhe bllokimi i aeroportit të Rinasit u pasua nga akuza dhe kundër-akuza në nivelet më të larta të politikës.

Përmes disa reagimeve në Tëitter, kryeministri Edi Rama paralajmëroi ndjekje penale për organizatorët e protestës si dhe akuzoi rivalët e tij politikë, Meta dhe Berisha si nxitës.

“Je një nga dy nxitësit e kësaj goditjeje të çmendur, në kërkimin e palodhur të rrëzimit të qeverisë e të vetë shtetit! T’i harrosh të dyja!”, shkroi Rama, duke iu drejtuar Presidentit.

Meta nga ana e tij akuzoi qeverinë se nuk kishte marrë parasysh kërkesat e sindikatës së kontrollorëve dhe as apelin e tij për të gjetur një zgjidhje.

“I kam paralajmëruar publikisht dhe zyrtarisht të gjitha institucionet përgjegjëse të qeverisë se duhet të merrnin masa konkrete për t’i dhënë zgjidhje kësaj çështje. Injorimi i kërkesave të kontrollorëve nuk është i drejtë,” shkroi Meta në një postim të gjatë, përmes së cilës u bëri thirrje kontrollorëve që të mos ndërprisnin punën.

Ish-kryeministri Berisha nga ana e tij akuzoi se paratë e kompanisë ishin shpenzuar për mobilje të shtrenjta dhe fajësoi qeverinë për situatën e krijuar.

Avokati Kthupi kundërshtoi pretendimet e Ramës dhe ministres Balluku se kontrollorët kishin bërë shkelje penale dhe ishin në grevë, ndërsa shtoi se kërkesat e tyre për zgjidhjen e krizës ishin të thjeshta.

“Janë dy kërkesa shumë të thjeshta, me pak vullnet të mirë dhe me kosto qesharake mund të plotësohen,” tha Kthupi, ndërsa shtoi se kërkohej që pagat të ktheheshin siç ishin parashikuar në kontratë dhe të ndërpritej procedura e shkarkimit për dy kontrollorët, që kishin aplikuar të parët me kërkesë për pamundësi në punë.

Në vend të rrugës së negociatave, qeveria duket se po përpiqet ta zgjidhë me mjete të tjera bllokimin e Rinasit.

Një punonjës i Albcontrol, që foli me BIRN në kushtet e anonimatit, tha se një grup personash me licensa të kontrollorit, por të punësuar në sektorë të tjerë të Albcontrol, ishin shfaqur prej orësh në punë si kontrollorë. Megjithatë, punonjësi tha se nuk po gjendeshin zëvendësues për specialistët e kontrollit të kullës, ndërsa shtoi se fluturimet mbi hapësirën ajrore shqiptare vazhdonin.

Punonjësi tha se të dy palët e përfshira ishin përgjegjëse për situatën.

“Sekreti i kësaj pune është qetësia mendore, të mos e kesh mendjen në halle si kredia e shtëpisë apo shkolla e fëmijëve,” tha ai.

 

Etiketa: Aeroporti i RinasitAir AlbaniaAkuzaAlbcontrolBelinda BallukuBIRNbuxhetidetyrimEdi Ramagrusht shtetiIlir MetaKESHkostokrediaKryeministri Edi RamaMasaMetaOpozitaPagatpaktParaPiSProtestaprotestePunaPunëQeveriaRamaRezart KthupiRinasSali BerishaSHshkollashqiptareuljeZvicra
Tjetri
Greva e parë në sektorin publik në gati dy dekada

Greva e parë në sektorin publik në gati dy dekada

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.