AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

KPA: Gjyqtari Haxhialushi duhej të kishte kërkuar pezullimin për të mos humbur statusin

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
5 years më parë
në Analiza, KPA, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Trupa e Kolegjit në shpalljen e vendimit për gjyqtarin Astrit Haxhialushi. Foto KPA.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vlerëson se gjyqtari Astrit Haxhialushi duhej të kishte kërkuar pezullim për arsye shëndetësore, në mënyrë që të mos humbte statusin e magjistratit dhe të penalizohej me ndalim për 15 vjet.

Trupa e Kolegjit në shpalljen e vendimit për gjyqtarin Astrit Haxhialushi. Foto KPA.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA i ka rrëzuar si të pabazuara pretendimet e ish-gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Tiranë, Astrit Haxhiaulushi, i cili kundërshtoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për ndërprerjen e vetingut pas dorëheqjes së tij.

Me vendimin e datës 7 janar 2020, KPK vendosi të deklarojë ndërprerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar të Haxhialushit, si dhe humbjen e së drejtës së tij për t’u emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.

Vendimi i Komisionit erdhi pasi Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGj deklaroi mbarimin e statusit të magjistratit për subjektin për shkak të dorëheqjes së tij. Haxhialushi nuk e ankimoi vendimin e KLGj-së në Gjykatën e Apelit Administrativ.

Në vendim thuhet se Haxhialushi është shortuar si subjekt rivlerësimi në shtator të 2019-ës dhe prej asaj kohe deri në momentin kur KLGj deklaron mbarimin e statusit të magjistratit, ka pasur komunikime të vazhdueshme me Komisionin. Ndërsa pas administrimit të vendimit të KLGj-së, KPK nuk i ka vijuar komunikimet me Haxhialushin dhe nuk e ka thirrur atë në një seancë dëgjimore publike. Kjo sipas KPA ishte një shkelje e rëndë procedurale.

“Trupi gjykues i Kolegjit, arriti në konkluzionin se procesi i zhvilluar ndaj tij në Komision ishte kryer në shkelje të rënda procedurale”, konstaton trupi gjykues i KPA dhe për të korrigjuar këtë mangësi të KPK, vendosi të kalojë shqyrtimin e çështjes në seancë publike për t’i dhënë subjektit të drejtën për tu dëgjuar.

Gjyqtari Haxhialushi nuk u paraqit në seancën publike, ndërkohë që Kolegji shqyrtoi pretendimet e tij që lidhen me aplikimin e sanksionit.

Kolegji konstaton se subjekti është përpjekur që në ankim të arsyetojë mosbazueshmërinë në ligj të pikës së dytë të vendimit të Komisionit, duke argumentuar se arsyeja përse është dorëhequr ka qenë gjendja e tij shëndetësore, që sipas tij e ka bërë të pamundur të vazhdojë të ushtrojë funksionin e gjyqtarit.

Në mbështetje të këtij qëndrimi, Haxhialushi ka përshkruar rrethana të gjendjes së tij shëndetësore dhe historikun mjekësor të tij, si dhe ka paraqitur në Kolegj akte që provojnë pretendimin e tij për gjendjen shëndetësore.

Kolegji analizon parashikimet e përcaktuara në legjislacionin e vetingut, ku përcaktohet se “dorëheqja duhet të jetë me shkrim dhe nuk është e nevojshme të jetë e arsyetuar”.  Trupi gjykues intepreton se në këtë përcaktim, qëllimi i ligjvënësit ka qenë për të zhveshur këtë akt nga detyrime që do të kushtëzonin zbatimin e saj, për t’u garantuar subjekteve të drejtën themelore të kryenin atë punë që e vlerësonin të përshtatshme.

Kolegji vlerëson se arsyet që kanë shtyrë subjektin e rivlerësimit drejt paraqitjes së dorëheqjes nuk kanë lidhje për gjykimin e çështjes dhe as për të kontrolluar vendimmarrjen e Komisionit.

Gjithashtu, trupi gjykues i KPA sjell në vëmendje se ligji parashikon për magjistratët mundësinë e pezullimit të ushtrimit të detyrës për arsye shëndetësore, duke e ruajtur statusin. “Parashikim i cili do të ofronte një mundësi për subjektin në rast se ai synonte të mos e humbiste këtë status dhe të mos kishte si konsekuencë ndërprerjen e procesit të rivlerësimit bashkë me aplikimin e penalitetit të nenit G të Aneksit të Kushtetutës”, vlerëson Kolegji dhe e gjen të pambështetur pretendimin e ish-gjyqtarit Astrit Haxhialushi.

Në përfundim, trupi gjykues i KPA i kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Ina Ramën dhe anëtarë Natasha Mulajn, Rezarta Schuetz dhe Arian Hajdarin kanë vendosur unanimisht lënien në fuqi të sanksionit 15 vjeçar vendosur nga KPK.

Etiketa: Albana ShtyllaAnkimAstrit HaxhialushiGjykata e Apelit TiranëGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarInspektorKëshilli i Lartë GjyqësorKëshillit të Lartë GjyqësorKLGJKolegjiKolegji iKolegji i Posaçëm i ApelimitKomisionKPAKPKLigjMagjistratMagjistratëtmbështetjeMjekmjekëNatasha MulajnndalimprokurorProkuror i PërgjithshëmrivlerësimiSHshtatorVendimVendimi
Tjetri
Eneida Civici akuzon KPK-në, por Kolegji i rrëzon ankimin

KPA nuk gjeti prova për ndikim politik në vendimin e KPK për gjyqtaren Eneida Civici

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.