AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Protesta në Thirrë, policia arreston “organizatorin” dhe 3 aktivistë të Vetëvendosjes

Elvis HilangaElvis Hila
5 years më parë
në Lajme, Mjedisi, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Protesta kundër HEC në Thirrë. Foto:Elvis Hila

Policia e Mirditës njoftoi se kishte arrestuar një prej banorëve të Thirrës dhe tre aktivistë të Vetëvendosjes nga Kosova, pas protestës kundër një hidrocentrali. LVV i cilësoi arrestimet përpjekje për frikësim.  

Protesta kundër HEC në Thirrë. Foto:Elvis Hila

4 persona janë arrestuar dhe 30 të tjerë u proceduan penalisht në gjendje të lirë, pas protestës së zhvilluar paraditen e së dielës në Thirrë të Mirditës, kundër ndërtimit të një hidrocentrali dhe një fabrike uji, për të cilin banorët pretendojnë se bëhet pa konsultimin e tyre dhe me dokumente të falsifikuara.

Sipas policisë në përfundim të veprimeve hetimor është arrestuar  Besnik Paci, 48 vjeç, banues në Lezhë, sipas policisë “organizatori i protestës së paligjshme”. Po ashtu janë arrestuar edhe tre të rinj aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje nga Kosova, Etnik Berisha, 22 vjeç, Endrit Bytyqi, 21 vjeç dhe Çlirim Gerbeshi, 22 vjeç, që morën pjesë në protestë.

“Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme në afërsi të tunelit të Kalimashit, në fshatin Thirrë, Mirditë, duke bllokuar lëvizjen e mjeteve në aksin Milot-Morinë, si dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, duke mos iu bindur urdhrit të tyre për të zhbllokuar qarkullimin e automjeteve”, thuhet në njoftimin e policisë së Mirditës.

Zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri dhe tre kandidatët e pavarur të mbështetur nga kjo Lëvizje për zgjedhjet e 25 prillit, reaguan duke i cilësuar arrestimet dhe shoqërimet nga policia përpjekje për të frikësuar banorët.

“Veprimet e policisë sot kanë patur për qëllim intimidimin e banorëve të fshatrave Thirrë e Sang, të cilët kundërshtojnë bllokimin e Lumit të Thirrës nga HEC-i. Po ashtu, kanë targetuar edhe aktivistët e LVV nga Shqipëria e Kosova, me qëllim pengimin e veprimtarisë tonë politike në Shqipëri”, thuhet në një reagim të LVV-së.

Policia tha si akuzon të arrestuarit dhe 30 të proceduarit për veprat penale  të “Organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Pengimit të qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Mosbindjes ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.

Të dielën banor të fshatrave Thirrë dhe Sang në Mirditë të mbështetur dhe nga organizata mjedisore dhe deputet e aktivist të Lëvizjes Vetëvendosje, protestuan për herë të dytë kundër ndërtimit të një HEC-i dhe Fabrike Ujit në këtë zonë. Banorët kanë bërë kallëzim penal ndaj kompanisë dhe përfaqësuesve lokalë duke pretenduar se firmat e tyre në dakordsi me ndërtimin ishin të falsifikuara. Kompania i ka mohuar akuzat. Prokuroria e Lezhës ende nuk ka dalë në një përfundim mbi çështjen.

Leja për ndërtimin e HEC-it dhe fabrikës së ujit në zonën e Thirrës është dhënë 20 qershor 2018 dhe projekti po zbatohet nga kompania “Sang 1” shpk. Ky është vetëm një prej disa dhjetëra konfliktesh të ngjashme që vijojnë prej vitesh në të gjithë vendin mes banorëve dhe kompanive e qeverive që kanë dhënë qindra leje për hidrocentrale në lumenj e përrenj.

Etiketa: aktivistAktivistëBanorëdeputetElvis HilaHECkandidatëtKosovaLezhëMilotMirditëMjedisiMorinPoliciaProkuroriaProtestaSangshqipShqipëriShqipëriaThirrëVetëvendosjeZgjedhjetZgjedhjet e 25 prillit
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar –Tasim Puçi –Prokuroria e Rrethit Berat

Skeda e pasurisë së deklaruar –Tasim Puçi –Prokuroria e Rrethit Berat

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.