AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Skeda e pasurisë së deklaruar –Durim Hasa –Gjykata e Beratit

BIRNngaBIRN
5 years më parë
në Korrupsioni, KPK, Skeda, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Gjyqtari Durim Hasa i Gjykatës së Beratit do të përballet të hënën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018.Gjyqtari i Gjykatës së Beratit, Durim Hasa do të përballet të hënën më 19 prill me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjyqësore që po kryen procesin e tij të vetingut përbëhet nga Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Etleda Çiftja.

Durim Hasa e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994 dhe ka punuar fillimisht si gjyqtar në Gjykatën e Skraparit. Prej vitit 2008, ai e ushtron funksionin në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga gjyqtari Durim Hasa nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurise se deklaruar nga gjyqtari Durim Hasa nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, gjyqtari Durim Hasa deklaronte pasuri me vlerë 1.3 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e tij familjare kap vlerën e 13.2 milionë lekëve.

Subjekti zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme prej 10 milionë lekësh, likujditete bankare prej 710 mijë lekësh, automjet me vlerë 905 mijë lekë dhe kursime në cash 327 mijë lekësh. Ai deklaron gjithashtu pjesë në kapital të biznesit të bashkëshortes me vlerë 500 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 25.4 milionë lekë, nga të cilat 63% burojnë nga paga e Z. Hasa dhe 14% nga pagat e familjarëve. Fitimi nga shitja e pasurive të patundshme është në masën 10% të të ardhurave totale, qiratë në masën 6.5% dhe të ardhurat nga biznesi në masën 4%.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 16 vite të deklarimit, dy prej deklaratave rezultojnë me probleme.

Subjekti Durim Hasa rezulton me burime të pamjaftueshme financiare për të justifikuar shtesat e pasurisë në dy vite, përkatësisht në vitin 2006 në shumën 813,263 lekë dhe në vitin 2011 në shumën 381,583 lekë.

Diferenca negative në vitin 2006 vjen nga deklarimi për pakësimin e gjendjes cash në vlerën 3.8 milionë lekë, ndërkohë që shuma e kursimeve cash të deklaruara deri në vitin 2006 është vetëm 1,550,000 lekë.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” transaksionet e kryera për blerjen e një shtëpie në Dajt të Tiranës. Në vitin 2006, subjekti ka deklaruar lidhjen e një kontrate porosie për shtëpinë me sip. 103 m2 me vlerë 46,500 euro, nga të cilat janë likuiduar 34,000 euro.

Pra diferenca prej 16,500 euro nënkuptohet si detyrim i pashlyer ndaj shoqërisë sipërmarrëse, megjithatë në faqen e detyrimeve, subjekti deklaron si detyrim të vetëm shumën 400,000 lekë’. Nuk është e qartë nëse ky detyrim lidhet me vlerën e investimit për shtëpinë apo jo.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Etiketa: AnalizëBeratBIRNdetyrimDurim HasaEtleda ÇiftjaEuroFirdes ShuliGjykataGjykata e Rrethit BeratGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarGjyqtareKomisioni i Pavarur i KualifikimitKontrolliMASPagatPasuri të paluajtshmepasuriaraportreporterreporter.alRoland IliaSHSkedaTiranë
Tjetri
Qeveria, miting për inaugurimin e disatë të aeroportit të Kukësit

Qeveria, miting për inaugurimin e disatë të aeroportit të Kukësit

fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.