AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Urdhëri për karantinë shihet nga opozita si hile për të bllokuar votën e emigrantëve

Komiteti i Ekspertëve për menaxhimin e pandemisë njoftoi se “kishte menduar” të vendoste një karantinë dy javore për udhëtarët nga Greqia e Maqedonia e Veriut. Opozita akuzon se kjo është përpjekje për të sabotuar zgjedhjet dhe për të penguar votën nga emigrantët.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
5 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Komiteti i ekspertëve, Eugena Tomini, (djathtas), Mira Rakacolli dhe Tritan Kalo.

Komiteti i Ekspertëve për menaxhimin e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, njoftoi të hënën se kishte vendosur që të gjithë personat që ktheheshin nga e marta prej Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut do duhej të karantinoheshin për 2 javë.

“Mendojmë të vendoset qëndrimi në karantinë dy javore për personat që vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia,” tha zëvendës Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli. Ajo theksoi se situata në këto dy vende ishte e rënduar dhe se masa ishte një prej përpjekjeve të Komitetit të Ekspertëve për të mbajtur të ulur infektimet në vend. Rakacolli e ilustroi vendimin me rritjen e numrit të rasteve në Gjirokastër dhe Korçë.

Por kandidatë për deputetë të opozitës në qarkun e Gjirokastrës akuzojnë se vendimi është politik dhe synon të pengojë emigrantët të marrin pjesë në votimet e 25 prillit.

“Ky është akt i hapur shkelje e të drejtave të njeriut dhe sobotazh i Rilindjes,” tha Vangjel Tavo, kandidat i LSI, që garon në Gjirokastër.

Edhe kandidati i Partisë Demokratikë në këtë qark ishte i njëmendje me Tavon.

“Është një vendim për të penguar emigrantët për të votuar në Shqipëri,” tha ai. “Është një element antidemokratik, tregon frikën nga pjesëmarrja,” shtoi Shehu.

Ndryshe nga kandidatët e opozitës, ministri i Brendshëm Blendi Çuçi, i cili garon për Partinë Socialiste në këtë qark, i tha BIRN se vendimi nuk kishte lidhje me qeverinë dhe opozitën.

“Kjo është punë e shkencës”, tha Çuçi, ndërsa këmbënguli se socialistët ishin ata që humbisnin më shumë nga vendimi. “Dihet botërisht që emigrantët votojnë PS në shumicë absolute,” theksoi ai.

Zëvendësministrja Mira Rakacolli nuk iu përgjigj pyetjeve në lidhje me akuzat e opozitës.

Në Greqi jetojnë mbi 700 mijë qytetarë shqiptarë dhe një pjesë e tyre, kthehen zakonisht në vend në javën e fundit për të votuar në zgjedhje. Vendimi i Komitetit të Ekspertëve e ndalon këtë mundësi. Të kthyerit nga dita e martë do duhet të qëndrojnë në karantinë dy javore dhe nuk do të kenë mundësi të marrin pjesë në procesin e votimit.

Komiteti i Ekspertëve dhe menaxhimi i pandemisë prej qeverisë janë parë edhe më herët si të njëanshme, ndërsa masat e vëna për ndalim grumbullimesh janë zbatuar selektivisht mbi opozitën apo kandidatë të pavarur.

Vendimi i fundit i Komitetit është një ndryshim 360 gradë nga qëndrimet e deri tanishme, kur Shqipëria pavarësisht situatës në vendet fqinje nuk ka mbyllur kufijtë dhe as ka vendosur ndalime për udhëtarët. Po ashtu është e paqartë pse vendimi kufizohet vetëm te Greqia dhe Maqedonia e Veriut, ndërsa të dhënat nga Qendra Europiane për Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) dhe nga universiteti ‘Johns Hopkins’ në SHBA – që monitorojnë situatën e pandemisë në botë, tregojnë për shifra të ngjashme apo edhe më të larta infektimesh për frymë në Malin e Zi, Kosovë, Bosnje Hercegovinë apo Kroaci.

Doktori epidemiolog Ilir Alihmemeti i tha BIRN se masat e reja “nuk bënin sens”. Ai tha se në të dy vendet situata ishte në përmirësim. “Për të qenë koherent masa do duhej të ishte vënë kur rastet atje u rritën dhe jo kur janë në zbritje”, tha ai. Ndërsa shtoi se bazuar në situatën aktuale një masë e tillë do duhej të aplikohej edhe në lëvizjet me Italinë apo Kosovën.

Të dhënat nga “Johns Hopkins’ tregojnë se deri në 16 prill Greqia kishte 184 të infektuar për 100 mijë banorë në javë, menjëherë pas Shqipërisë me 56 sipas të dhënave zyrtare. Kosova kishte 185  të infektuar për 100 mijë banorë dhe Mali i Zi 237 të infektuar për 100 mijë banorë në javë. Megjithëse në situatë më problematike udhëtarët nga këto vende nuk i nënshtrohen karantinës.

Qëndrimin me standarde të ndryshe e theksoi edhe Tavo.

“Për më tepër, është një masë e qartë diskriminuese ndaj emigrantëve në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut pasi emigrantët lejohen të vijnë nga Kosova, Anglia, Italia, etj, por jo nga këto vende fqinje”, tha Tavo, i cili theksoi se kjo ishte shkelje e të drejtave të njeriut.

Ai tha se Komiteti i Ekspertëve ishte një komitet politik, ndërsa theksoi se shumicës qeverisëse nuk i interesonte “shëndeti i shqiptarëve”.

Ndërkohë Tritan Shehu e cilësoi masën si qesharake. Ai tha se të dhënat e Shqipërisë sa i përket pandemisë ishin më të rënda se ato në vendet fqinje, por ishin “fshehur e maskuar”.

Etiketa: 184BIRNBosnjeCOVIDCOVID-19deputetGreqiGreqiaItaliakandidatëtkarantinëKosovaKosovëKroaciLSIMaliMali i ZiMaqedoniaMaqedonia e VeriutMASMasandalimndalimeOpozitaPSSHSHBAshqipShqipëriShqipëriaTritan ShehuVangjel TavoVendimVendimizgjedhje
Tjetri
Gjyqtari Durim Hasa përballet me akuza për pasurinë dhe cenim të etikës

Gjyqtari Durim Hasa përballet me akuza për pasurinë dhe cenim të etikës

Lufta për tregun e kokainës hedh dritë mbi lidhjet e krimit shqiptar në Suedi

Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës

10:44 | 14/06/2026
Nërtime, Tiranë, beton, pallate

Drogë – Beton: Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës

10:26 | 13/06/2026
sandra

“Korporata Aruba”: SPAK godet skemën e miliardave të drogës dhe kullave në Tiranë

16:55 | 12/06/2026
shqiperia 1

Po ja iku ky, kush do të vijë?!

10:50 | 12/06/2026
laguna

SPAK: Skema e dyshuar e pastrimit të parave pas shitjes së tokave në Zvërnec

09:05 | 12/06/2026
SPAK heton kontratën e lobimit të PD-së në SHBA

Shtetet e Bashkuara heqin sanksionin ‘non grata’ ndaj Sali Berishës

19:58 | 11/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.