AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Prokuroria e Beratit përcjell në SPAK kallëzimin për fugonin me ushqime të kapur nga opozita

Erjola AzizollingaErjola Azizolli
5 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Drejtoria e Policisë së Beratit. Foto ilustruese: Eriola Azizolli

Kallëzimi i Partisë Demokratike në Berat për një fugon që sipas tyre do ndante ushqime në këmbim të votës iu përcoll SPAK nga prokuroria lokale. Ndërkohë dy punonjësit e akuzuar pretenduan se po bënin transferim nga një magazinë në një tjetër.

Drejtoria e Policisë së Beratit. Foto ilustruese: Eriola Azizolli

Prokuroria e Beratit i përcolli të martën Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit kallëzimin e Partisë Demokratike ndaj disa zyrtarëve lokale, të cilët ajo i akuzon se po shpërndanin ushqime në këmbim të votës. Bashkia e Beratit mohoi akuzat.

Kallëzimi u bë pasi kandidati i PD-së për deputet në Berat Tomorr Alizoti bashkë me një grup simpatizantësh bllokuan në dalje të bashkisë një fugon të mbushur me kuti me ushqime mbi të cilat shkruhej “Rezerva e Shtetit”.  Sipas Alizotit kutitë do të shpërndaheshin për familje të varfra në qytet në këmbim të votës.

“Beratasit nuk mund të shiten dhe nuk mund të blihen! Në kulmin e fushatës elektorale, Bashkia Berat shpërndan pako tek familjet e varfra në këmbim të dhënies së votës. Këta që pretendojnë 5 mandate në Berat, shpresat i kanë tek blerja e shpirtrave të njerëzve”, tha Alizoti në një reagim pas bllokimit të makinës. Ai kërkoi ndihmën e prokurorisë për zbardhjen e çështjes.

Mjeti furgon që është në pronësi të Drejtorisë Arsimore në Berat u bllokua pas denoncimit dhe u dërgua në mjediset e jashtme të organit të akuzës. Alizoti akuzoi kryetaren e Rajonit Nr. 2 të Bashkisë Berat, njëkohësisht anëtare e ZAZ 66, si përgjegjëse për shpërndarjen e ushqimeve. “Është kapur në kushtet e flagrancës dhe në shkelje me ligjin dhe Kodin Zgjedhor, në një furgon plot me pako, pa asnjë autorizim shoqërues”,  tha Alizoti.

Prokuroria e Beratit bëri bllokimin e mjetit brenda mjediseve të saj natën e të hënës, ndërkohë që gjatë ditës së martë mori në pyetje shoferin e furgonit dhe punonjësen e bashkisë që ndodhej në mjet.

Një burim nga prokuroria i tha  BIRN se bëhet fjalë për një punonjës transporti të Drejtorisë Arsimore dhe kryetaren e Rajonit me  nr.2.   Gjatë marrjes së pyetje nga oficeri i Policisë Gjyqësore, punonjësit e bashkisë kanë deklaruar  se ushqimet po transportoheshin nga salla e konferencave të Bashkisë, ku ishin mbledhur për shkak të situatës COVID-19 drejt magazinave të Drejtorisë Arsimore.

Të njëtin arsyetim dha edhe Bashkia e Beratit. Në një postim në faqen zyrtare në Facebook bashkia bëri me dije se ndihmat ishin depozituar në sallën e saj të konferencave gjatë periudhës së pandemisë dhe për shkak se kjo sallë duhej të lirohej ato do të dërgoheshin në mjediset e Drejtorisë Arsimore.

“Si rrjedhojë e kërkesës së strukturave të Bashkisë Berat për të organizuar aktivitete me grupet e interesit duke respektuar masat anti COVID, ka lindur nevoja e transferimit të bazës materiale nga salla e konferencave në magazinat e Drejtorisë Arsimore. Strukturat e autorizuara kanë filluar zhvendosjen e këtyre materialeve në magazinat e përcaktuara”, thotë bashkia e Beratit në reagimin e saj.

Por prokuroria e Beratit tha se rasti dyshohej si “Korrupsion Pasiv në zgjedhje”, parashikuar nga Neni 328 i Kodit Penal dhe se për arsye të kompetencës ishte transferuar në SPAK.

Etiketa: BashkiaBashkia BeratBashkia e BeratitBeratBIRNCOVIDCOVID-19deputetFacebookFamiljeGjyqKodit PenalKorrupsionkorrupsion pasivLokaleMasat anti COVIDOpozitaPartisë DemokratikePDProkuroriaSHSPAKTomorrTomorr Alizotizgjedhje
Tjetri
Gjykata dhe prokuroria e Kukësit përplasen për Fjolla Morinën

Prokuroria e Kukësit shpall në kërkim ndërkombëtar Fjolla Morinën

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.