AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Gjyqtarja Rezarta Aliu përballet me vetingun

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
5 years më parë
në Korrupsioni, KPK, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Durrësit, Rezarta Aliu në seancë dëgjimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk gjeti probleme me pasurinë e gjyqtares Administrative të Durrësit, Rezarta Aliu, por konstatoi mungesë burimesh në pagesën e një kësti të apartamentit në pronësi të nënës së saj. Aliu kërkoi të përjashtohej nga barra e provës për apartamentin e nënës si dhe të konfirmohej në detyrë.

Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Durrësit, Rezarta Aliu në seancë dëgjimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.

Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Durrësit, Rezarta Aliu u ballafaqua me gjetjet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të tre kriteret e rivlerësimit, në seancën dëgjimore që u zhvillua të mërkurën.

Trupi gjykues që po kryen procesin e rivlerësimit për gjyqtaren Rezarta Aliu kryesohet nga Suela Zhegu, me relatore Firdes Shulin dhe anëtare Brunilda Bekteshin. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Tomçi Petkoviç.

Rezarta Aliu përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2009 dhe punoi fillimisht si gjyqtare në Gjykatën e Tiranës. Në vitin 2011, ajo u emërua gjyqtare në Gjykatën e Përmetit dhe aktualisht e ushtron funksionin në Gjykatën Administrative të Durrësit.

Gjatë seancës dëgjimore, gjyqtarja Aliu dha më së shumti shpjegime lidhur me një apartament të blerë nga nëna e saj përmes një kredie të butë në vlerën e 4 milionë e 950 mijë lekëve.

Komisioni i ka kaluar barrën e provës Aliut për këtë pasuri pasi ka rezultuar se ajo është bashkëkredimarrëse me nënën e saj.

Si dorëzanës kanë qenë edhe dy vëllezërit e subjektit dhe shtetasi S.M., me profesion avokat. Për shkak të afatit të gjatë të kredisë S.M. është tërhequr nga cilësia e dorëzanisë dhe është zëvendësuar nga bashkëshorti i subjektit.

Relatorja Shuli tha se gjyqtarja Aliu ka deklaruar se në momentin kur është përfituar kredia me kushte lehtësuese nga e ëma, ajo jetonte së bashku me familjen e origjinës. Subjekti ka shpjeguar se është vendosur si kredimarrëse për shkak se e ishte e vetmja në familje që kishte një pagë në atë kohë.

Apartamenti me sipërfaqe 97.2 m2 në Yzberisht të Tiranës është blerë në vlerën totale 6.2 milionë lekë, nga të cilat 1 milion e 237 mijë lekë janë likujduar në dorë. Ndërkohë, vlera totale e përfituar nga kredia e butë është transferuar nga llogaria bankare e nënës së subjektit, në llogarinë e shitësit të apartamentit.

Shuli tha se nuk kanë rezultuar probleme për mënyrën e përfitimit të kredisë dhe të apartamentit nga nëna e gjyqtares Aliu dhe se kjo e fundit nuk ka pasur asnjë pretendim për pjesë takuese në këtë pasuri.

Megjithatë, nga analiza financiare ka rezultuar një balancë negative prej 510 mijë lekë për pagesën e këstit të parë, pasi nuk është paraqitur dokument justifikues për të ardhurat e vëllait nga emigracioni dhe të familjes nga bujqësia.

Gjyqtarja Rezarta Aliu tha se u qëndronte shpjegimeve të saj për pagesën e këstit të parë, por kërkoi të përjashtohej nga barra e provës për apartamentin e nënës së saj.

“Pasuria është blerë nga nëna dhe jo nga unë. Të ardhurat janë mbledhur ndër vite nga aktiviteti bujqësor për ushtrimin e të cilit kam dorëzuar prova. Gjithashtu, kanë shërbyer edhe të ardhurat e vëllait nga emigracioni. Jam juriste dhe e di që dokumentet nuk e përmbushin kriterin e dokumentacionit ligjor justifikues, por për të krijuar bindjen,” tha Aliu në seancë.

Ajo shtoi se kishte vendosur në dispozicion të Komisionit dokumentacion nga institucionet përkatëse që vërtetonin të ardhurat mesatare që përfitoheshin nga shfrytëzimi i tokës që zotërojnë familjarët e saj.

“Nëse do të konsiderohen, do të provohen të ardhurat që kanë shërbyer për këstin e pare”, theksoi ajo.

Komisioni nuk evidentoi probleme në pjesët takuese të disa ngastrave tokë bujqësore në fshatin Gradisht të Elbasanit, si dhe një shtëpie të ndërtuar përpara lindjes së saj. Aliu ka deklaruar se pjesën takuese të këtyre pasurive e ka përfituar nga trashëgimia.

Subjekti ka rezultuar me burime të mjaftueshme financiare për blerjen e dy automjeteve në vitin 2016 në vlerat 4000 euro dhe 140 mijë lekë.

Po ashtu, Komisioni konstaton se subjekti i rivlerësimit ka pasur burime të ligjshme edhe për krijimin e një depozite në shumën 220 mijë lekë në vitin 2015.

Komisioni ka verifikuar edhe avokatin S.M, i cili ka qenë një prej dorëzanësve në marrjen e kredisë si dhe huadhënës i shumës 500 mijë lekë në vitin 2012, por nuk ka gjetur konflikt të mundshëm interesi. Në një rast ku ai ishte në cilësinë e palës së tretë, gjyqtarja Aliu ka hequr dorë nga shqyrtimi i çështjes.

Gjyqtarja Rezarta Aliu u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës.

Sipas KPK, nga verifikimi i sistemit TIMS, ka rezultuar se subjekti ka udhëtuar jashtë shtetit dy herë me automjetin e familjes së motrës në vitet 2016 dhge 2017, ndërkohë që pronari i mjetit, B.T. është proceduar në vitin 2019 për disa vepra penale që kanë lidhje me krimin e organizuar.

Shuli tha se subjekti ka sqaruar se udhëtimet janë kryer para procedimit të këtij shtetasi dhe se nuk kishte si ta deklaronte në vitin 2017 këtë informacion.

Në kriterin e profesionalizmit, u lexuan në seancë pretendimet e katër denoncuesve nga publiku, por KPK nuk konstatoi probleme me këto çështje.

Në fund të seancës, gjyqtarja Rezarta Aliu kërkoi konfirmimin në detyrë. KPK njoftoi se do të shpallë vendimin më datë 22 prill, ora 09:45.

 

Etiketa: AdministrativeAnaliza financiareBashkëshortiEuroFamiljeGjykata Administrative DurresGjykatëGjykatësGjyqtareKomisioni i Pavarur i KualifikimitkonfliktKPKkrediaParapasuriaRezarta AliuSHSuela ZheguTiranëVëzhguesit
Tjetri
Gjyqtarja Dhurata Bilo përballet me mungesa financiare për krijimin e pasurive

KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren e Durrësit, Dhurata Bilo

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.