AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Përgjaket fushata në Elbasan, vritet politikani lokal Pjerin Xhuvani

Bardha NergjoningaBardha Nergjoni
5 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Policia po kryen këqyrjen e vendit të ngjarjes në lagjen “5 Maji” në Elbasan, pas përplasjes me armë mes grupeve politike, që shkaktuan një të vrarë dhe 4 të plagosur. Foto: Malton Dibra/ LSA

Pjerin Xhuvani, një politikan lokal i afruar së fundmi me Partinë Socialiste mbeti i vrarë dhe katër persona u plagosën, në një përplasje të armatosur që dyshohet se lidhet me fushatën e tensionuar zgjedhore. Policia arreston një ish-punonjës të Forcave Speciale si autor të dyshuar të vrasjes.   

Policia po kryen këqyrjen e vendit të ngjarjes në lagjen “5 Maji” në Elbasan, pas përplasjes me armë mes grupeve politike, që shkaktuan një të vrarë dhe 4 të plagosur. Foto: Malton Dibra/ LSA

Pjerin Xhuvani, mjek dhe politikan lokal – ish-drejtues i LSI në Elbasan i afruar së fundmi me Partinë Socialiste, mbeti i vrarë në një konflikt me armë në lagjen “5 Maji” të qytetit të Elbasanit, ndërsa katër  persona të tjerë u plagosën, mes së cilëve edhe Xhensila Sota, një efektive e policisë që ndërhyri për të ndaluar konfliktin.

Policia njoftoi se kishte arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes, Arbër Papleka, ish-punonjës i Forcave Speciale, i raportuar nga media si i angazhuar pranë shtabit elektoral të Partisë Demokratike. Policia deklaroi gjithashtu se kishte shoqëruar disa persona të dyshuar, që kanë dijeni ose lidhje me ngjarjen.

Përplasja me armë dyshohet se lidhet me fushatën zgjedhore, në qarkun ku tensioni ka qenë i lartë prej më shumë se një muaji. Xhuvani ishte denoncuar më parë nga Partia Demokratike si një nga personat e përfshirë në konfliktin e ndodhur në qendër të Elbasanit Ditën e Verës më 14 mars mes militantëve të PS dhe PD, ndërsa qytetin e vizitonin Rama dhe Basha.

I pranishëm në vendin e ngjarjes vetëm pak minuta pas përplasjes me armë, drejtuesi i fushatës së PD në Elbasan, Gazmend Bardhi u tha mediave se në vendngjarje ishte një makinë e mbushur me para dhe me karta identiteti.

“Ky është shtabi i vërtetë elektoral i Taulant Ballës”, tha Bardhi duke akuzuar homologun e tij në PS për konfliktin.

Disa orë më vonë, pasi vizitoi në spitalin e Elbasanit efektiven e plagosur të policisë, Xhesila Sota, Balla akuzoi PD se kishte sjellë në qytet grupe paramilitare.

“Njerëz të armatosur nga qytete të tjera kanë zbritur dhe kanë terrorizuar qytetarë elbasanas,” shkroi Balla në një status, ndërsa akuzoi Bardhin për ngjarjen.

Me shqetësim reagoi edhe ambasada e SHBA në Tiranë, e cila u bëri thirrje liderëve politikë që të tregojnë vetëpërmbajtje.

“Ne u bëjmë thirrje zyrtarëve të zbatimit të ligjit të hetojnë këtë incident sa më shpejt dhe në mënyrë të plotë, të identifikojnë autorët dhe t’i dënojnë me të gjithë forcën e ligjit,” thuhet në reagimin e ambasadës. Ambasada thotë se i ka kërkuar “Presidentit Meta, Kryeministrit Rama dhe Kryetarit të Partisë Demokratike Basha të ushtrojnë vetëpërmbajtje dhe të refuzojnë dhunën”.

Një dëshmitar okular i tha BIRN se kishte parë një grumbullim me njerëz dhe një debat me fjalë mes personave në dy makina të ndaluara në mes të rrugës. Dëshmitari tha se nuk kishte mundur të dëgjonte përse po përplaseshin personat, por tha se e pranishme në vendngjarje kishte qenë edhe policia.

Në një moment gjatë konfliktit janë përdorur armët, nga breshëria e së cilave mbeti i vrarë Xhuvani dhe u plagosën dhëndri i tij, një punonjëse e policisë  dhe dy persona të tjerë. Dy prej të plagosurve janë dërguar në Tiranë në gjendje të rëndë.

Në rrugë, policia ka bllokuar një sërë provash materiale, përfshi një makinë pa targa.

Viktima Pjerin Xhuvani është një figurë e njohur në politikën lokale. Xhuvani, mjek psikiatër, ka qenë më herët drejtues lokal i Partisë Demokristiane të drejtuar nga Nard Ndoka, më pas kandidat për deputet dhe drejtues i Lëvizjes Socialiste në Elbasan.

Gjatë periudhës që LSI qeverisi me socialistët, Xhuvani ishte drejtor i Fondi të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për Tiranën. Në vitin 2015 ai u arrestua dhe më pas u dënua për abuzim me recetat e rimbursueshme. Në fushatën e vitit 2017, Xhuvani u përfshi në krah të PDIU-së dhe në fushatën e fundit me Partinë Socialiste.

Etiketa: 5 MajiabuzimAmbasada e SHBAArmëBashaBIRNdeputetDhunëDibraelbasanfushataFushata ZgjedhoreGazmend BardhikonfliktLokaleLSIMakinaMediaMetaMjekParaPartiaPartia DemokratikePartisë DemokratikePDPDIUPjerin XhuvaniPoliciaPSRamaSHSHBAtargaTiranëviktimavrasje
Tjetri
Gjyqtarja Rezarta Aliu përballet me vetingun

Gjyqtarja Rezarta Aliu përballet me vetingun

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.