AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Tetë organizata dënojnë vendimin e SPAK kundër Lapsit

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
5 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Rrjeti i Reagimit të Shpejtë për çështje të Lirisë së Medias, i përbërë nga tetë organizata të mëdha shqiptare dhe ndërkombëtare, i kërkoi autoriteteve shqiptare të respektojnë fshehtësinë e burimeve, në një letër drejtuar autoriteteve shqiptare dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Organizatat bënë të ditur se janë të alarmuara nga vendimi i gjykatëses Iliriana Olldashi, e cila miratoi kërkesën e prokurorisë për sekuestrimin e pajisjeve të gazetarëve në kërkim të burimit që rrodhi në media lajmin për ekzistencën e një databaze masive që dyshohet se i përket Partisë Socialiste dhe që duket se përdoret për të shënjestruar votuesit një më një përmes përdorimit të të dhënave personale të grumbulluara pa lejen e qytetarëve.

“MFRR është alarmuar nga veprimet e fundit të cilat targetojnë punonjësit e mediave dhe burimet e gazetarëve në Shqipëri. Këto veprime përbëjnë një kërcënim serioz drejtuar të drejtës së publikut për t’u informuar dhe aftësisë së gazetarëve për t’i mbrojtur burimet e tyre,” thuhet në deklaratë.

“Kjo nuk është në përputhje me të drejtën dhe standardet evropiane dhe duhet të adresohet menjëherë dhe në mënyrën e duhur nga të gjitha institucionet shtetërore kombëtare dhe lokale,” vijon më tej deklarata, e cila është firmosur nga organizatat: ARTICLE 19, Association of Professional Journalists of Albania (APJ Albania), European Centre for Press and Media Freedom (ECPMF), European Federation of Journalists (EFJ), Free Press Unlimited, International Press Institute (IPI), League of Journalists of Albania dhe OBC Transeuropa.

Siç raportohet nga një numër mediash shqiptare, dyshohet se Partia Socialiste ka një databazë e cila përmban emrat e 910,000 votuesve në rajonin e Tiranës, së bashku me të dhënat personale, duke përfshirë të dhënat e punësimit dhe të sfondit familjar.

“Kjo është një çështje e cila përbën interes të konsiderueshëm publik sidomos përpara zgjedhjeve parlamentare,” thuhet në deklaratë.

Të enjten, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut vendosi të urdhërojë Shqipërinë të mos zbatojë vendimin kontrovers të gjyqtares Iliriana Olldashi për sekuestrimin e pajisjeve të Lapsit, në një masë pezullimi që është përdorur rrallë dhe vetëm në raste ekstreme nga kjo gjykatë.

Letra i është dërguar kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj dhe thekson se klima në të cilën punonjë gazetarët është sakaq e rënduar dhe përmend në veçanti rastet e dhunës ndaj gazetarëve Isa Myzyraj dhe Ronaldo Sharka nga mbështetësit e kryetarit të bashkisë Erion Veliaj.

Letra i është drejtuar për dijeni komisionerit të BE-së për zgjerimin Olivér Várhelyi, komisioneres së lartë të Këshillit të Europës për të drejtat e njeriut Dunja Mijatovic e zyrtarëve të tjerë ndërkombëtarë.

Link: Letra

Etiketa: APJ AlbaniaArticle 19BEDhunëDunja MijatovicECPMFEdi RamaEFJErion VeliajEuropean Centre for Press and Media FreedomgazetarGjykataGjykata Evropiane e të Drejtave të NjeriutGjykatëIliriana OlldashiInternational Press InstituteIPIIsa MyzyrajLokaleMASMediaPartiaPartia SocialistePartisë SocialistePunëRamaSHshqipShqipërishqiptareSPAKTiranëVárhelyiVendimivotuesit
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar –Sokol Pina –Gjykata e Sarandës

Skeda e pasurisë së deklaruar –Sokol Pina –Gjykata e Sarandës

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.