AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Transparency International konsideron alarmuese databazën socialiste me patronazhistë

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
5 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Edi Rama më 25 mars 2021 në Tiranë në hapjen e fushatës zgjedhore. Foto: Adnan Beci/LSA

Organizata ndërkombëtare Transparency International bëri thirrje për hetime të shpejta mbi skandalin e databazës me të dhëna personale të votuesve, e cila dyshohet se i përket Partisë Socialiste, duke e konsideruar çështjen “alarmante”.

Edi Rama më 25 mars 2021 në Tiranë në hapjen e fushatës zgjedhore. Foto: Adnan Beci/LSA

Autoritetet e Shqipërisë duhet të hetojnë pa vonesa për të përcaktuar nëse partia në pushtet mori të dhëna personale të votuesve nga regjistrat e qeverisë, dhe SPAK duhet të hetojë me urgjencë nëse kjo parti abuzoi me burimet shtetërore për sigurimin e një fitoreje në zgjedhjet parlamentare të së dielës, deklaroi organizata Transparency Internacional në një njoftim për shtyp të enjten.

Deklarata e Transparency vjen pas skandalit të zbuluar fillimisht nga Lapsi.al që sugjeron se Partia Socialiste ka identifikuar në një databazë secilin prej 910 mijë votuesve të Qarkut Tiranë duke i përcaktuar secilit prej tyre një patronazhist, ndërsa databaza është e plotësuar me të dhëna personale, përfshirë numrat e telefonit, vendet e punës apo mënyrat se si qytetarët kanë votuar në të shkuarën, apo nëse kanë votuar apo jo. Sipas Transparencës, shënimet në databazë sugjerojnë se aty mund të ketë prova të frikësimit të votuesve apo abuzimit me burimet shtetërore, fenomene këto që cënojnë besimin te zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Daniel Eriksson, Drejtori Ekzekutiv i Sekretariatit të Transparency International tha se dështimi për ta hetuar çështjen do të “hedhë një hije mbi zgjedhjet e së dielës.”

“Gjatë viteve të fundit ne kemi parë një tendencë alarmuese të vjeljes së të dhënave personale për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve. Nëse vërtetohet akuza se partia në pushtet ka mbajtur një databazë të përbërë nga informacione personale dhe private të marra në mënyrë ilegale për 910 mijë votues, kjo do të përbëjë jo vetëm thyerje të të dhënave por edhe thyerje të besimit publik,” deklaroi ai.

“Është e pakuptueshme se si zyrtarët e qeverisë kanë nënvlerësuar seriozitetin e këtyre zbulimeve,” shtoi ai. “Dështimi për të hetuar dhe dënuar keqbërjet do të hedhë hije dyshimi mbi ndershmërinë e zgjedhjeve të ardhshme. Ne i bëjmë thirrje vëzhguesve ndërkombëtarë të mbajnë shënim këto probleme si pjesë e vlerësimit të tyre,” deklaroi Eriksson.

Dhunimi i të dhënave personale dhe ndjekja e çdo votuesi nga një patronazhist është përshkruar si një praktikë normale pune nga politikanë të ndryshëm socialistë, përfshirë kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj ndërsa konsiderohet si “alarmuese” nga Transparency International dhe një praktikë që cënon rëndë themelet e shtetit të së drejtës nga vëzhgues të ndryshëm.

BIRN zbuloi se ushtria e patronazhistëve që ka emrat në databazë, arrin në mbi 9 mijë vetë dhe se shumë prej tyre rezultojnë punëmarrës në shumë institucione publike, përfshirë policinë dhe ushtrinë, institucione që e kanë të ndaluar me ligj të merren me politikë.

Link: Deklarata e Transparency International

Etiketa: AkuzaBIRNEdi RamaErion VeliajhetimeLapsi.alLigjliraPartiaPartia SocialistePartisë SocialistePunëRamaSHshqipSPAKTiranëTransparency InternationalUshtriaVotuesZgjedhjet
Tjetri
KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren Marinela Osmani

“Vendime kontradiktore’, ONM kërkon apelimin e Marinela Osmanit

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.