AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

E shkuara kriminale e Mehmet Grecës, personit që u mbajt ‘peng’ nga PD në Elbasan

Besar LikmetangaBesar Likmeta
5 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Mehmet Greca, personi që u morr peng në lagjen 45 maji nga mbështetësit e PD-së

Personi që qarkullonte me një makinë pa targa dhe u kthye në mollë sherri mes mbështetësve të Partisë Demokratike dhe atyre të Partisë Socialiste, ka precedentë kriminalë për trafik kokaine në Mbretërinë e Bashkuar.

Mehmet Greca, personi që u morr peng në lagjen 45 maji nga mbështetësit e PD-së

Dyshimet që një makinë Benz ML pa targa po blente vota në lagjen 5 Maji në Elbasan të mërkurën, shkaktoi një përplasje me armë midis mbështetësve të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, që shkatoi një të vdekur dhe katër të plagosur –përfshirë një oficere police.

Brenda makinës pa targa ndodhej shtetasi Mehmet Greca, i cili në një intervistë për televizionin Top Channel deklaroi se është marrë peng nga mbështetësit e PD-së.

“Isha përpara shtëpisë time me makinë dhe ndaluan 5-6 persona, më thirrën dhe ndalova,” tregon Greca, ndërsa shton se i kanë kërkuar të japë shpjegime pse kërkon vota për PS-në.

Pas ndalimit të Grecës, mbështetësit e PD-së kanë lajmëruar policinë. Përveç policisë, në vendngjarje janë mbledhur dhe mbështetës së Partisë Socialiste.

Dinamika e ngjarjes është akoma e paqartë, por ajo që dihet është se ka pasur një shkëmbim zjarri, i cili la të vdekur mjekun dhe politikanin Pjerin Xhuvani, të cilit Greca iu referua në intervistë me nofkën ‘Pipi’.

Policia ka arrestuar Arbër Paplekajn – ish-punonjës i Forcave Speciale për vrasjen e Pjerin Xhuvanit dhe 9 mbështetës të PD-së për ndalimin e paligjshëm të Mehmet Grecës, që sipas drejtuesve të PD në Elbasan, i përkisnin një strukture të ngritur për mbrojtjen e votës.

Në kërkim është shpallur edhe shtetasi Klement Xhaferri, një person me precedentë penalë, i denoncuar si mbështetës i Partisë Socialiste në këto zgjedhje.

Xhaferri dyshohet për kryerjen e veprës penale “vrasje në rrethana të tjera cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, mbetur në tentativë”.

Sipas raportimeve në mediat britanike, edhe Mehmet Greca ka një të shkuar kriminale. Ai është dënuar në Mbretërinë e Bashkuar për trafik droge, pasi u arrestua në vitin 2016 me 51 kilogramë kokainë dhe 80 mijë paund në cash.

Vlera e kokainës përllogaritej në 5 milionë paund britanikë.

 

Etiketa: 5 MajiDrogeelbasankokaineMehmet GrecaPartisë DemokratikePartisë SocialistePDPerplasja ne ElbasanPiSPjerin XhuvaniPoliciaPStargaThirrëTop ChannelTrafikTrafik DrogeVotavrasjezgjedhje
Tjetri
Gjyqtari Sokol Pina drejt konfirmimit në detyrë

Gjyqtari Sokol Pina drejt konfirmimit në detyrë

SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.