AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Policia procedon Xhelal Mziun për “nxitje të dhunës”

Sami CurringaSami Curri
5 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kandidati i PD-së në Dibër Xhelal Mziu. Foto:Sami Curri.

Policia njoftoi fillimin e procedimit penal në gjendje të lirë ndaj kandidatit të PD-së, pasi ai deklaroi se çdo person i dyshimtë do e pësonte “njëlloj si ai i Elbasanit”, duke iu referuar vrasjes së Pjerin Xhuvanit. Mziu shprehu pendesë pas deklaratës.  

Kandidati i PD-së në Dibër Xhelal Mziu. Foto:Sami Curri.

Policia e Dibrës njoftoi të premten nisjen e procedimit penal në gjendje të lirë ndaj kandidatit të Partisë Demokratike Xhelal Mziu pas një deklaratë të tij para mbështetësve që sipas saj nxit dhunë.

Në një takim elektoral Mziu deklaroi se PD kishte ngritur grupe të gatshme për të mbrojtur votën. Më pas duke iu referuar ngjarjes në Elbasan në të cilën u vra Pjerin Xhuvani, një politikan lokal i lidhur me Partinë Socialiste, Mziu shtoi se kështu do e pësonte çdo person i dyshimtë. “Nga sot dhe në vazhdim, çdo person i dyshimtë që lëviz në lagjet tuaja, mjafton një telefonatë dhe do ta pësojë njëlloj si ai i Elbasanit”, tha ai në video që u transmetua në Facebook.

Policia ka njoftuar se ka nisur procedimin penal për deklaratën e Mziut dhe materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale “Thirrjet për armatosje ose marrje të padrejtë të komandës”. “Kjo pasi gjatë një takimi elektoral në territorin e  bashkisë Dibër, shtetasi XH.M, ka kërcënuar dhe ka bërë thirrje për të nxitur dhunë duke bërë prezent ngritjen e  grupeve të gatshme me pretendimin  e mbrojtjes së votës.” thuhet në deklaratën e DVP Dibër.

Pasi fjala e tij u bë virale në rrjetet sociale dhe u shpërnda në media, Mziu thirri një konferencë për shtyp në të cilën kërkoi ndjesë. “Me sinqeritetin më të madh, shpreh keqardhjen time dhe pendesën time për komentin tim të panevojshëm dje, për shkak të emocioneve të forta të momentit”, tha ai.

Ai pretendoi se mbështeste zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe se ishte kundër dhunës. “Jam penduar thellë”, tha Mziu.

Ndjesa dhe pendesa e Mziut u përshëndetën nga Ambasada Amerikanë në Tiranë, që kërkoi që ngjarja e Elbasanit të mos përsëritej. “Mirë të shohësh ndjesë të qartë nga Dibra. Dhuna e shkaktuar në Elbasan këtë javë nuk mund të justifikohet, nuk duhet të përsëritet”, tha Kim.

Ambasadorja po ashtu kërkoi që partitë politike të mos angazhonin grupe të armatosura, për të patrulluar rrugët, duke i quajtur “një e kaluar e shëmtuar që të gjithë duhet ta refuzojmë.”

Megjithatë deklarata e Mziu u shumëfishuar nga socialistët që e panë atë si konfirmim të akuzave të tyre gjatë këtyre ditëve, pas ngjarjes së rëndë të Elbasanit. “Kush vjen në pushtet duke vrarë, dhunuar e kërcënuar edhe pushtetin e ushtron duke vrarë, dhunuar e kërcënuar!”, shkroi kryeministri Edi Rama duke iu referuar deklarimeve të Mziut.

Të enjten në Dibër mbështetës të PD dhe kandidatë të saj për deputetë ndaluan një makinë, në të cilën u gjetën lista votuesish, 500 mijë lekë dhe broshura të kandidatit të PS Melaim Damzi. Dy persona, përfshi një drejtor të bashkisë Bulqizë, të kontrolluar nga PS u arrestuan me dyshimin se po blinin vota. Në një deklaratë për mediat PS e Dibrës pretendoi se blerësit e dyshuar nuk ishin të saj, por të LSI. Të arrestuarit kanë këmbëngulur se ishin të pafajshëm.

Etiketa: deputetdhunaDhunëDibraEdi RamaelbasanFacebookGjyqkonfirmimKryeministri Edi RamaliraLSIMediaMelaim DamziParaPartisë DemokratikePDPjerin XhuvaniPoliciaPSRamaRrjetet socialeSHvideoVotaXhelal MziuZgjedhjet
Tjetri
Vlora, pjesëmarrje gjithnjë e më e ulët, vota gjithnjë e më shumë për PS

Vlora, pjesëmarrje gjithnjë e më e ulët, vota gjithnjë e më shumë për PS

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.