AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

Pandemia dhe karantinimi bllokojnë votën e minoritetit

Raimond KolangaRaimond Kola
5 years më parë
në Reportazhe
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Pika kufitare e Kakavijës më 25 prill 2021. Foto: Raimond Kola

Ndryshe nga sa ka ndodhur rregullisht gjatë zgjedhjeve të kaluara, pika kufitare e Kakavijës këtë të dielë ishte e zbrazur. Por nëse kjo do të ndikojë në rezultatin e votimit, mbetet për t’u parë.

Pika kufitare e Kakavijës më 25 prill 2021. Foto: Raimond Kola

Paraditen e së dielës së 25 prillit, Kakavija, pika më e madhe e kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Greqisë ishte e zbrazur. Si në asnjë proces tjetër zgjedhor, disa mijëra emigrantë që ktheheshin nga Greqia për votime nuk udhëtuan në Shqipëri.

Tatjana dhe Rexhepi nga Librazhdi që erdhën në Shqipëri për një familjar të sëmurë thanë në kufi se emigrantët shqiptarë nuk mund të udhëtojnë prej situatës së bllokimit të lëvizjes në Greqi nga pandemia. Një tjetër problem madhor tha çifti shqiptar që jetonte në Athinë është vendosja e karantimit 14 ditor nga autoritetet shqiptare të shëndetësisë.

“Ne erdhëm se kemi një familjar të sëmurë rëndë dhe nuk dimë si do veprojmë në kthim pasi të martën duhet të jemi në punë dhe vajzën e vogël e kemi lënë në Athinë tek disa të afërm”,  thanë  dy bashkëshortët. Zëdhënësja e Policisë së Gjirokastrës Oltiana Nano tha se më datë 24 prill shërbimet kufitare shqiptare në Kakavijë, kanë përballuar një volum normal aktivitetesh në kontroll të udhëtarëve dhe mjeteve, gjatë hyrjes dhe daljes në 24 orët e fundit. Sipas zëdhënëses  janë përpunuar gjithsej  963   shtetas në hyrje–dalje, nga të cilët  571  në hyrje,  dhe 392  në dalje të territorit shqiptar”. Pika kufitare e Kakavijës është e vetmja që funksionon mes Shqipërisë dhe Greqisë pasi autoritetet greke kanë mbyllur fundvitin e shkuar Pikën e Qafë Botës, në Sarandë  dhe të Tri Urave në Përmet si dhe Portin e Sarandës ku vinin udhëtarë nga ishulli grek i Korfuzit.

Moskthimi i emigrantëve nga Greqia ka ulur ndjeshëm pjesëmarrjen në votime  sidomos në zonat që banohen nga pakica greke në Gjirokastër dhe në Sarandë por edhe zonat e tjera të prekura nga emigrimi drejt Greqisë fqinje. Në dy bashkitë e Dropullit dhe Finiqit pjesëmarrja e votuesve deri rreth orës 12 të mesditës ishte tejet e ulët, rreth 15%. Në qendrën e votimit në Dervician, një nga fshatrat me më shumë banorë të Bashkisë së Dropullit një anëtar i komisionit të qendrës së votimit tha rreth orës 11.45 se kishin votuar 98 persona nga 844 që kishte gjithsej kjo qendër.

“Në traditën e zgjedhësve është votimi gjatë paradites tha një vëzhgues i pavarur, pasi shumica e votuesve sipas tij janë të moshuar. Komitetit Teknik i pandemisë në Shqipëri vendosi të hënën e 19 prillit, që shtetasit shqiptarë që  hyjnë nga Greqia  dhe Maqedonia e Veriut duhet të zbatojnë izolimin e detyruar dyjavor.

Drejtori i Departamentit të Kufirit dhe Migracionit Eduart Merkaj  tha gjatë një inspektimi në Pikën e Kalimit Kufitar në Kakavijë se “propozimi i dhënë nga Komiteti Teknik, të cilët janë njerëzit përgjegjës që marrin këto vendime, është shoqëruar me urdhrin e Ministrit të Shëndetësisë, me numër 219, dt. 19.04.2021. Pas vendimit të  komitetit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka dërguar telegram që në bazë të procedurave pikat kufitare të marrin detyrimet e tyre. Është e parashikuar qartë në kontrollin e shtetasve për t’u plotësuar një formular,  ndërsa për veprimet është përgjegjësi e tyre për vetëkarantinim”, deklaroi  Merkaj.

Lëvizja Socialiste për Integrim, një ditë pas vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve për vendosjen e karantinës dy javore të shtetasve shqiptarë që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut  iu drejtua me një padi  Gjykatës Administrative të Tiranës ku kërkoi pezullimin e vendimit të, marrë më datën 19 prill 2021 . Edhe disa shoqata të emigrantëve shqiptarë në Greqi  firmosën një peticion kundër vendimit të Komitetit të Ekspertëve  dhe ia  dërguan Presidentit të Republikës, i cili, deklaroi se  e përcolli  shqetësimin tek qeveria, Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Gjykata Administrative  e shkallës së parë shpalli moskopetencë për kërkesën e Lëvizjes Socialiste për Integrim. duke ia kaluar Apelit, i cila vendosi rrëzimin e kërkesës.

Etiketa: AdministrativeEmigrimiGjykataGjykata AdministrativeGjykatëGjykatësGreqiGreqiaKakavijëkarantinëKomisioni Qendror i ZgjedhjeveKufiLëvizja Socialiste për IntegrimMaqedoniaMaqedonia e VeriutpadipakicapandemiaPërmetpeticionQeveriaSarandëSHshqipShqipërishqiptareTelegramTiranëVotimi
Tjetri
Pjesëmarrja në votime shënon rritje masive veçanërisht në Tiranë, Durrës e Elbasan

Pjesëmarrja në votime shënon rritje masive veçanërisht në Tiranë, Durrës e Elbasan

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.