AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Albin Kurti kritikohet se votoi në zgjedhjet në Shqipëri

Përparim IsufingaPërparim Isufi
5 years më parë
në Në Fokus, Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti duke votuar në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë në Tiranë, 25 prill 221. Foto: Faqja zyrtare e Albin Kurtit në Facebook

Partitë e opozitës në Kosovë kanë kritikuar kryeministrin Albin Kurti për fushatën dhe votimin e tij në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë, duke thënë se ai duhet të përqendrohet te pandemia e COVID-19 në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti duke votuar në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë në Tiranë, 25 prill 221. Foto: Faqja zyrtare e Albin Kurtit në Facebook

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti po përballet me kritika të ashpra në vend pasi mori pjesë në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë duke mbështetur tre kandidatë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe duke votuar personalisht në zgjedhjet e së dielës.

Ashtu si mijëra kosovarë, Kurti ka shtetësi të dyfishtë si të Kosovës ashtu edhe të Shqipërisë, por vendimi i tij për të votuar të dielën në një shtet tjetër shkaktoi pakënaqësi.

“Kjo është e pashembullt për çdo vend dhe nuk duhet të ndodhë, aq më shumë këtu, me një kryeministër qytetarët e të cilit po humbin jetën çdo ditë për shkak të COVID-19, ndërkohë që ai merret me zgjedhjet e një shteti fqinj në një kohë kur nuk ka zgjidhur asnjë çështje elementare që i nevojitet Kosovës dhe qytetarëve të saj”, tha Enver Hoxhaj, kryetari i përkohshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, PDK, të hënën në parlamentin e Kosovës.

Ai foli ndërsa Ministri i Shëndetësisë i Kurtit, Arben Vitia, u thirr të përgjigjej për hapat e fundit të ndërmarra për të siguruar vaksinat COVID-19.

Hoxhaj i bëri thirrje Kurtit të hedhë sytë nga vendet e tjera në rajon që po bëjnë më shumë progres në sigurimin e vaksinave, ndërsa Kosova deri më tani ka marrë vetëm 24,000 doza përmes programit global Covax. “Vetëm Kosova dhe Bosnja nuk kanë siguruar doza vaksinash”, vuri në dukje Hoxhaj.

Lumir Abdixhiku, kreu i Lidhjes Demokratike e Kosovës, LDK, gjithashtu e kritikoi Kurtin për votën e tij dhe angazhimin e mëparshëm në zgjedhjet në Shqipëri, duke mbështetur kandidatët e Vetëvendosjes që morën pjesë në zgjedhje si kandidatë të pavarur.

“Ky imazh tregon rëndësinë dhe përgjegjësinë që kjo qeveri i kushton pandemisë”, tha Abdixhiku.

“Çdo dy orë një qytetar i Kosovës vdes nga COVID-19. Unë nuk pres që ju të bëni mrekulli, por duhet ta kuptoni seriozitetin e situatës”, shtoi ai.

“Në një kohë kur çdo dy orë një qytetar në Kosovë vdes nga COVID, kryeministri ynë shpërndan fletëpalosje në Lezhë dhe Tiranë. Gjatë dy javëve, ai ka vizituar Shqipërinë katër herë dhe Klinikën Infektive të Kosovës asnjë herë”, vazhdoi ai.

Abdixhiku i bëri thirrje Kurtit që ta kthejë vëmendjen te Kosova, jo te Shqipëria.

“Një mijë pacientë të sëmurë nuk vlejnë sa një Bojken Abazi”, tha Abdixhiku duke iu referuar kandidatit kryesor të Vetëvendosjes në zgjedhjet në Shqipëri, i cili garoi për deputet në rrethin e Tiranës.

Projeksionet zgjedhore nuk u japin kandidatëve të mbështetur nga Vetëvendosje asnjë shans për të fituar vende në parlamentin e Shqipërisë.

Etiketa: Albin KurtiArben VitiaBojken AbaziBosnjaCOVAXCOVIDCOVID-19deputetdozaFacebookkandidatëtKosovaKosovëLDKLevizja VetevendosjeLumir AbdixhikumrekullipandemipandemiaPandemia e COVID-19Partisë DemokratikePDKprogresrajonSHshqipShqipëriShqipëriaTiranëvdesVendimiVetëvendosjezgjedhjezgjedhje parlametareZgjedhjet
Tjetri
Gjyqtari Sokol Pina kalon me sukses vetingun

Gjyqtari Sokol Pina kalon me sukses vetingun

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.