AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Blerje e targetuar vs. pragmatizëm: Si e lexojnë PD dhe PS rezultatin e Tom Doshit në Tiranë

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
5 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Nga procesi i numërimit të votave në Tiranë. Foto: LSA

Partitë kryesore fajësuan njëra-tjetrën për vonesat dhe pushimet e gjata ‘taktike” në disa prej qendrave të numërimit në Tiranë, ndërsa i bëjnë shpjegime të ndryshme rezultatit “surprizë” të PSD-së së Tom Doshit.

Nga procesi i numërimit të votave në Tiranë. Foto: LSA

Përfaqësues të partive kryesore në vend kishin shpjegime të ndryshme për rezultatet surprizë të Partisë Social Demokrate të kryesuar nga Tom Doshi, e cila pritet të fitojë një mandat në Tiranë në rezultatin e vet më të mirë historik në kryeqytet.

Jorida Tabaku, e dyta në listën e Partisë Demokratike i tha BIRN se rezultati nuk ishte i besueshëm dhe aludoi se kishte pasur shit-blerje të votës. Ajo tha se rezultatet e disa forcave, që ishin të ngjashme nga një qendër votimi në një tjetër, tregonin për blerje të votuesve.

“Është blerje votash e targetuar,” tha Tabaku, duke akuzuar se familje të caktuara vulnerabël ishin piketuar dhe ishin blerë për të siguruar një numër nga 7-15 vota për çdo kuti votimi.

Ndërkohë, Ervin Bushati i Partisë Socialiste e lavdëroi Doshin se kishte ringjallur strukturat e PSD-së.

“Kushdo që del nga Partia Socialiste di të ngrejë strukturë,” tha Bushati duke iu referuar Doshit, partia e adoptuar e së cilit rezulton të ketë marrë deri tani mbi 20 mijë vota në rang vendi dhe rreth 5900 vota në Tiranë.

I pyetur për shit-blerje të votës, Bushati mohoi që kjo mund të ndodhte masivisht.

“Duhen mbi 1 milion euro për të blerë një mandat dhe kjo nuk është e mundur,” tha ai. Ndërsa shtoi se rastet sporadike ishin më shumë prej drejtuesve politikë të rangjeve të dyta, që donin të bënin përshtypje apo që donin të “ndihmonin” dikë me vota.

Bushati pranoi megjithatë se në vend kishte një votë pragmatiste. “Shqiptarët nuk i kanë besuar asnjëherë populizmit,” tha ai duke arsyetuar se kjo tregonte pse vota shkonte te partitë që mund të fitonin pushtet.

Siç ka ndodhur në vijim që prej zgjedhjeve të vitit 2005, kur numërimi i votave u përqendrua në qendra të mëdha, partitë politike e përdorin procesin për “fitore” të vogla taktike. Në Tiranë, edhe pse qyteti me infrastrukturën më të mirë dhe më lehtësisht të arritshme, një pjesë e qendrave të numërimit pushuan për orë të tëra, duke lënë pezull qytetarët që presin rezultatet.

Dy partitë kryesore fajësuan njëra- tjetën duke pretenduar se kundërshtari ishte shkak për vonesë. Jorida Tabaku, e cila garon e dyta për Partinë Demokratike në Tiranë, i tha BIRN se PD nuk kishte bllokuar asnjë prej qendrave të numërimit, por Partia Socialiste mbante pezull disa prej qendrave tek të cilat demokratët pretendojnë të kënë rezultate të mira.

“Ne këtu kërkuam pushim, pasi administrata është e lodhur, por pala tjetër kundërshtoi dhe vijuam numërimin edhe pse nuk është një zonë bastion e PD-së,” tha Tabaku nga KZAZ 32 në Tiranë, ku numërohen 89 kuti të Njësisë Minibashkiake Nr.2. Tabaku tha se në Njësinë Administrative 8 dhe njësi të tjera, në të cilat PD priste rezultate më të mira, procesi ishte i pezulluar në mungesë të anëtarëve të grupeve të numërimit nga Partia Socialiste.

Deputeti i PS-së, Ervin Bushati që ndodhej në oborrin e “Shkollës së Kuqe” ku ndodhet KZAZ 38, në të cilën numërohen votat e njësisë 8, akuzoi demokratët që se nuk ishin paraqitur për të numëruar. Bushati pranoi se 8-ta ishte një njësi në të cilën PD kishte pasur më herët rezultate më të mira, por ironizoi se opozita kishte humbur edhe në qendrën e votimit në të cilën votonte Lulzim Basha.

Rinisja e procesit në këtë qendër ndodhi vetëm pas vizitës aty të ambasadorit të Bashkimit Europian, që u kërkoi palëve të mos ndërprisnin procesin.

Ndërkohë, vëzhgues të dy palëve i thanë BIRN se procesi kishte qenë normal. Në numërimin që bëhet përmes një ekrani, vëzhguesit e dy partive kryesore ulen në qendër, ndërsa ato të partive më të vogla në krah ose anash.

Të pyetur nga BIRN, të dy palët e cilësuan procesin të tensionuar dhe rraskapitës. Tabaku tha se kjo ishte arsyeja që PD kishte këmbëngulur në sistemin elektronik, ndërsa shtoi se eksperimenti në njësinë 10 kishte qenë i sukseshsëm, megjithëse me probleme.

“Ne i kërkuam KQZ-së për disa ditë me radhë të dilte dhe të deklaronte se vota përmes sistemit elektronik ishte e sigurtë dhe e fshehtë, por kjo nuk ndodhi deri ditën e sotme,” tha Tabaku, ndërsa shtoi se rezultati në atë njësi ishte ndikuar prej frikës së administratës se vota aty ishte e lexueshme.

Bushati nga ana tjetër tha se nuk kishte pasur shqetësime të kësaj natyre dhe pranoi se sistemi kishte funksionuar dhe mund të aplikohej në vijim në shkallë më masive.

 

 

 

Etiketa: AdministrataAdministrativeBashaBashkimit EuropianBIRNblerjedemokrateErvin BushatiEuroFamiljefitoreJorida TabakuKQZKZAZLulzim BashanatyreOpozitaPartiaPartia SocialistePartisë DemokratikePartisë SocialistePDPSPSDsocial demokrateTiranëTom DoshiVëzhguesitVotaVotimiZgjedhjet e 25 prillit
Tjetri
Pandemia brenda pandemisë së COVID-19

Pandemia brenda pandemisë së COVID-19

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.