AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Rrjedha e padisiplinuar e Shkumbinit mban peng të ardhmen e Vilë Bashtovës

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
5 years më parë
në Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Shtrati i lumit Shkumbin rreth 30 metra larg rrugës dhe banesave në fshatin Bashtovë | Foto : G. Kabashi

Fshati piktoresk në grykëderdhjen e Shkumbinit kërcënohet nga erozioni, që sipas banorëve vjen si pasojë e shfrytëzimit të shtratit të lumit për inerte.

Shtrati i lumit Shkumbin rreth 30 metra larg rrugës dhe banesave në fshatin Bashtovë | Foto : G. Kabashi

Kur Altin Daja u zhvendos nga qyteti i Kavajës në Vilë Bashtovë 20 vjet më parë, rruga që bashkonte fshatin me bregun e detit ishte rreth 580 metra larg shtratit të lumit Shkumbin.

“Tani Shkumbini rrjedh vetëm 30 metra larg,” thotë i shqetësuar 51-vjeçari, banesa dhe biznesi i të cilit kërcënohen seriozisht nga ujrat e lumit, i cili njihet si kufiri natyror mes Shqipërisë së veriut dhe asaj jugore.

“Vetëm këtë dimër ujrat kanë hangër 40-50 metra tokë të tjera drejt banesave, dhe unë kam frikë se nëse nuk ndërhyhet, dimrin e ardhshëm harta këtu do të jetë krejtësisht tjetër,” theksoi ai.

Banorët e Bashtovës fajësojnë për erozionin e tokave të tyre shfrytëzimin pa kriter të lumit për inerte dhe mbeturinat që hidhen në zonat urbane dhe vërshojnë në rrjedhën e poshtme të tij nga prurjet.

Ato theksojnë se ndyrshe nga dikur, tani rrjedha e poshtme e lumit nuk përfundon drejt e në ujrat e detit, por bën një gjysëm rrethi mes parcelave të fshatit Bashtovë të bashkisë Rrogozhinë, duke i hequr atij nga inventari qindra hektarë tokë.

“Tokat e Bashtovës kanë përfunduar nga bashkia e Rrogozhinës në atë të Divjakës,” thotë  Skënder Demiri, një burrë trupmadh, që nuk e fsheh mërzinë për indiferentizmin e shtetit.

“Shkumbini e ndryshoi dukshëm drejtimin, një çikë nga shfrytëzimi  pa kriter i inerteve, një çikë nga mbeturinat që hidhen në qytetet dhe fshatrat ku kalon lumi deri sa mbërrin në det,” shtoi ai.

Ndryshimi i rrjedhës së lumit ka bërë që shumë toka me bimësi të lartë dhe mesatare, që dikur administrroheshin nga drejtoria pyjore e  Kavajës,  tani janë shënuar në regjistrat e kadastrës së Divjakës në rrethin e Lushnjës.

Burrat e fshatit Vilë Bashtovë kanë kërkuar të gjejnë zgjidhje prej vitesh, edhe në fushata elektorale, kur në fshat kanë mbërritur kandidatët për deputetë.

“Mos harxhoni frymën kot; edhe para katër vjetësh iu qamë atij që u zgjodh, por asnjë gjë nuk zgjidhi,” i pret drutë shkurt Skënderi, që vazhdon të jetë i inatosur me situatën, sipas tij pa zgjidhje.

Kalaja veneciane e Vilë Bashtovës | Foto : G. Kabashi

Superstrada Kavajë – Rrogozhinë ndodhet vetëm 13 kilometra larg Vilë Bashtovës, fshatit që e bart gjelbërimin e harlisur deri në bregdet. Aty ka disa firma që kultivojnë kërmillë prej vitesh, disa bar-restorante dhe po aq shtëpi druri verore pranë pyllit me pisha.

Po kjo duket si një “bukuri që vret”, pasi ujrat e lumit po e gërryejnë çdo javë bregun verior dhe nëse do të çajë edhe pengesën e rrugës automobilistike, banorët kanë frikë se rrjedha e Shmbumbinit do të vërshojnë drejt fshatit të Spillesë, i cili ndodhet vetëm pak kilometra më tej.

“Divjaka e ka zgjidhur problemin,” ndërhyn Altin Daja. “Ata ndërtuan një argjinaturë me gurë në krahun e tyre dhe tani ujrat e kanë më të lehtë të gërryejnë tokat tona,” shtoi ai.

Vilë Bashtova njihet nga publiku i gjerë për shkak të kalasë mesjetare me të njejtin emër.  Në mjediset e saj gjatë sezonit veror janë organizuar konkurse bukurie e veprimtari artistike, me poetë, muzikantë, trupa baleti dhe orkestra nga vendi dhe bota.

“Ky ka qenë promovimi më i mirë turistik për zonën tonë dhe njerezit kanë ardhur, jo vetëm nga Tirana, Elbasani dhe Durrësi, por edhe nga vende të ndryshme të botës, afër dhe larg Shqipërisë,” thotë Sinan Shala.

“Por vendalinjtë nuk mund të investojnë, për sa kohë nuk janë të sigurtë përballë rrezikut që vjen nga ujrat e lumit,” shtoi ai.

Shala është administratori i një bar-restoranti të vogël e të gjelbëruar, pikërisht në hyrje të kalasë së ndërtuar në shekullin e 15-të nga venecianët.

Bashkë me të, edhe 10-12 restorante modestë gjallojnë në zonë, por askush nuk guxon të investojë më shumë, për sa kohë afër bregdetit nuk është zgjidhur ende problemi i rrugës dhe energjisë elektrike.

Peshjatarë në lumin Shkumb, në mes të Bashtovës dhe Divjakës | Foto: Gëzim Kabashi

E mbi të gjitha, as pushteti qendror, dhe as ai vendor, nuk kanë ofruar një zgjidhje për frenimin e lumit Shkumbin, ujrat e të cilit e kanë bërë të paqartë të ardhmen e Vilë Bashtovës.

Sinani sidoqoftë e ka propozimin e tij. Ai mendon se fillimisht duhet të ndërpritet gërryerja e lumit për interesat e inerteve dhe rrjedha e poshtme mund të kthehet në shtratin e vjetër, duke u bërë i padëmshëm..

“Do të kushtojë, por është e vetmja mënyrë për ti dhënë kësaj zone një të ardhme turistike,” theksoi ai.

Etiketa: BanorëBashkiabregdetdeputeterozionifushatakandidatëtLumiParaRrogozhinëRrogozhinësSHShkumbinshqipTiranaToka
Tjetri
KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Apelit Vlorë, Iliba Bezati

Komsioneri Publik ankimon vendimin për konfirmimin e gjyqtares Iliba Bezati

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.