AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Zgjedhjet në Lezhë, PD i merr mandatin LSI

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
5 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Partia Demokratike realizoi një nga fitoret më të thella në qarkun Lezhë më 25 prill, por suksesi i saj solli vetëm marrjen e mandatit të LSI ndërsa PS ruajti rezultatin e mëparshëm.


Partia Demokratike mori 34 mijë vota në zgjedhjet e qarkut Lezhë më 25 prill, duke rrëmbyer katër mandate deputetësh, fitorja më e thellë e kësaj partie që nga viti 2013, ndërsa PS humbi 3 mijë vota dhe u favorizua nga ndryshimet e njëanshme kushtetuese të socialistëve për të ruajtur rezultatin e mëparshëm.

Zgjedhjet e këtij viti në qark ishin shumë më të qeta se sa më 2013 dhe 2017 ndërsa pjesëmarrja ishte pothuajse e njëjtë me vitin 2017. Gjithsej 45% e popullsisë me të drejtë vote u paraqit në kutitë e votimit.

Në nivel bashkish, socialistët humbën me një diferencë të ngushtë votash në Lezhë ndërsa fitorja e PD ishte më e thellë në Mirditë dhe Laç.

Socialistët arritën të ruajnë tre mandate në qark, aq sa kishin marrë më 2017 dhe më 2009, por mandati i tretë i tyre erdhi si pasojë e garimit më vete të dy partive opozitare, PD dhe LSI. LSI mori 7400 vota ose një mijë vota më pak nga sa i nevojiteshin për të marrë mandat por në rast se këto dy parti do të garonin bashkë, atëhere ndarja e mandateve do të ishte 4 me 2 për opozitën.

Ish-ushtaraku Kastriot Piroli rezultoi politikani më popullor në qark me mbi 9 mijë vota pëlqyese personale pasuar nga Eduard Ndreca i PS me 7200 vota pëlqyese.

Ish-ministrja e Arsimit Lindita Nikolla është gruaja më e votuar në Lezhë me 5100 vota ndërsa Shpresa Marnoj, një ekonomiste nga Laçi, rezultoi e dyta më e votuar me gati 3200 vota. Nga demokratët, Elda Hoti, deputete zëvendësuese nga viti 2019, ishte më e votuara nga kandidatet gra me 2700 vota, pasuar nga Lindita Metaliaj me 2,300. Por sistemi aktual bën që Elda Hoti të mos zgjidhet deputete sepse është në vend të nëntë në listën e partisë ndërsa Metaliaj është në vend të tretë.

Rreth 70% e votuesve të PS-së dhe 85% e atyre të PD-së zgjodhën të hedhin një votë pëlqyese për kandidatët.

Mark Marku, Agron Gjekmarkaj, Lindita Metaliaj dhe Kastriot Piroli do të jenë deputetët e PD-së për katër vitet e ardhshme nga Lezha ndërsa Lindita Nikolla, Eduard Ndreca dhe Shpresa Marnoj do të jenë për socialistët.

Etiketa: Agron GjekmarkajdeputetdeputetegraHotikandidatëtkushtetueseLaçLindita MetaliajLindita NikollaLSIPartiaPartia DemokratikePDPSSHVotaZgjedhjet
Tjetri
Ujëra të trazuara: Ujërat e Antarktidës nën kërcënimin e anijeve frigoriferike

Ujëra të trazuara: Ujërat e Antarktidës nën kërcënimin e anijeve frigoriferike

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.