AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Gjykata Kushtetuese rrëzon ‘lejen policore” nisur nga protesta kundër Ramës

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
5 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Protesta e 18 Majit 2020 ndaj shembjes së Teatrit Kombëtar. Foto: Nensi Bogdani/BIRN

Qytetarët shqiptarë do të kenë mundësi të protestojnë në mënyrë paqësore pa pasur frikë nga përndjekja policore edhe në mungesë të lejes, vendosi Gjykata Kushtetuese në një çështje të rëndësisshme, të nisur nga dënimi i një protestuesi kundër Edi Ramës në Shkodër.

Një protestuese kundër shembjes së Teatrit Kombëtar sfidon policinë | Foto ilustruese : LSA

Katër vjet më parë, në mars 2017, një grup mbështetësish të rinj të opozitës protestuan në Shkodër gjatë një vizite të kryeministrit Edi Rama. Policia identifikoi Arvit Bushatin, një aktivist i PD-së dhe kryetar i Forumit Rinor, si organizator dhe referoi ndjekje penale për “organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme.” Bushati u shpall fajtor dhe u dënua nga gjykata e Shkallës së Parë Shkodër me 90 mijë lekë gjobë, një vendin që Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë e gjeti antikushtetues.

“Ndjehem absolutisht mirë,” tha Arvit Bushati për BIRN pas shpalljes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese më 4 maj. “Gjatë këtyre katër viteve besoj se janë me mijëra njerëzit që kanë hasur në vështirësi të tilla absurde, ku për të protestuar të duhet të marrësh leje,” shtoi ai.

Gjykata Kushtetuese iu përgjigj të mërkurën një kërkese të Gjykatës së Apelit Shkodër, e cila konstatoi konflikt mes nenit 262 të Kodit Penal dhe doli në konkluzionin se Kodi Penal shqiptar, duke klasifikua si kundravajtje penale protestën pa leje nga policia, shkel të drejtën kushtetuese të protestës.

Kërkesa në Gjykatën Kushtetuese u bë nga gjyqtarët Aleks Nikolli, Lindita Hoxha dhe Selim Kryeziu, të cilët kërkuan verifikimin e konfliktit duke argumentuar se e drejta e protestës është cënuar nga togfjalëshi “pa marrë më parë lejen nga organi kompetent, sipas dispozitave të veçanta” i nenit 262 të Kodit, pasi qytetarët nuk kanë nevojë të marrin leje për të ushtruar këtë të drejtë.

Gjyqtarët vërejnë se klauzola që dënon qytetarët për protestë pa leje e ka origjinën në vitin 1995 dhe daton para anëtarësimit të Shqipërisë në Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

“Jo vetëm […] jurisprudenca e GJEDNJ-së, por edhe nga shqyrtimi i legjislacioneve bashkëkohore, konstatohet se një pjesë e madhe e tyre nuk kërkojnë fare autorizim paraprak nga autoritetet shtetërore për të mbajtur një tubim apo manifestim paqësor, madje një pjesë e legjislacioneve pararojë, kanë amenduar edhe kërkesat për njoftim paraprak për zhvillimin e një kategorie të gjerë tubimesh dhe grumbullimesh publike,” shkruajnë gjyqtarët e apelit Shkodër në kërkesën e tyre.

Dorjan Matlija, avokat i të drejtave të njeriut në Tiranë, shpjegoi se Policia dhe Prokuroria përndjekin penalisht njerëzit vetëm për mungesë lejeje, pa marrë parasysh nëse nga protesta ka pasur apo jo ndonjë pasojë për rendin publik.

“Sipas Gjykatës së Strasburgut, nëse dikush nuk sjell dëme apo probleme serioze për rendin publik, nuk ka vend për dënim penal,” shpjegoi Matlija. “E tepërt për të mbajtur përgjegjësi penale për vetëm kaq”.

Edhe Gjykata e Apelit Shkodër thekson se në rastin e Bushatit, prokuroria ka mbështetur akuzën e saj vetëm në dyshimin se ai ka organizuar një protestë me 15 apo 20 anëtarë dhe se këtë protestë e ka bërë pa marrë leje paraprake, ndërsa prokuroria nuk ka argumentuar nëse rendit publik i është shkaktuar ndonjë problem nga kjo protestë.

“Prokuroria as nuk pretendon se protesta, sipas saj e organizuar nga i pandehuri …, me cilësinë e kryetarit te forumit vendor të një partie politike opozitare, ka cenuar në ndonjë formë rendin dhe qetësinë publike,” vëren gjykata.

“Gjykata e Apelit vlerëson se ndjekja penale dhe dënimi eventual penal …i një drejtuesi të një organizate opozitare politike rinore, vetëm sepse ka protestuar paqësisht ndaj vizitës së Kryeministrit të vendit, bie ndesh me nenin 11 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, pasi nuk është e nevojshme për ngritjen e një shoqërie demokratike,” thuhet në kërkesën për shfuqizim.

Gjykata Kushtetuese e pranoi kërkesën më 4 maj dhe vendosi shfuqizimin e paragrafit që ngarkon përgjegjësi penale për çdo pjesëmarrës në protesta pa leje.

Kuvendi i Shqipërisë ka gjashtë muaj kohë për të rishkruar këtë nen.

Etiketa: aktivistAleks NikolliBIRNEdi RamEdi RamaGJEDNJGjykataGjykata e ApelitGjykata e Apelit ShkodërGjykata KushtetueseGjykatëGjykatësGjykatës KushtetuesegjyqtarKodi PenalKodit PenalkonfliktkryetarkushtetueseKuvendiLindita HoxhaParaPDPoliciaProkuroriaProtestaRamaSelim KryeziuSHShkodërshqip
Tjetri
Vendimi për sekuestro ndaj Lapsi.al, kërcënim serioz për lirinë e medias

Pas Strasburgut, edhe Apeli rrëzon vendimin për sekuestron e Lapsi.al

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.