AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Pas Strasburgut, edhe Apeli rrëzon vendimin për sekuestron e Lapsi.al

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
5 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gazetarët dhe drejtuesit e Lapsi.al, Andi Bushati dhe Armand Shkullaku, duke dalë nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Foto:LSA

Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi vendimin për të sekuestruar mjetet kompjuterike dhe telefonat e gazetarëve dhe drejtuesve të redaksisë së Lapsi.al, pas publikimit të databazës së ‘patronazhistëve’ me të dhënat personale të 900 mijë qytetarëve të Tiranës.

Gazetarët dhe drejtuesit e Lapsi.al, Andi Bushati dhe Armand Shkullaku, duke dalë nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Foto:LSA

Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi të enjten se kishte rrëzuar vendimin e Shkallës së Parë për të sekuestruar kompjutera e telefona celularë të redaksisë Lapsi.al, pas publikimit të lajmit mbi një databazë të përdorur nga Partia Socialiste për të identifikuar dhe gjurmuar preferencat politike dhe të dhëna të tjera për mbi 900 mijë zgjedhës në Tiranë.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, mbi ankimin e paraqitur përkundrejt vendimit nr. 131, datë 18.04.2021, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është disponuar për: “shfuqizimin e vendimit nr.131, datë 18.04.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,” njoftoi Apeli. Argumentet e vendimit nuk janë zbardhur ende.

Vendimi vjen pas një vendimi të Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg, që urdhëroi në një procedurë që merret vetëm në raste ekstreme, pezullimin e ekzekutimit të kërkesës së prokurorisë.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme për të miratuar një kërkesë të SPAK për sekuestrim të kompjuterëve, celularëve dhe çdo pajisje elektronike të redaksisë së Lapsi.al, u pa nga ekspertë të jurisprudencës mbi mediat si përpjekje për frikësim të gazetarëve dhe shkelje e drejtave të njeriut.

Drejtuesit e Lapsit akuzuan prokurorinë se nuk po hetonte shkeljen e privatësisë së mijëra qytetarëve, por po përpiqej të zbulonte burimin që kishte rrjedhur informacionin për databazën te Lapsi.al.

Avokati i Lapsit në këtë çështje, Dorian Matlija i tha BIRN se: “ky është një vendim i mirë që tregon reflektim edhe mbi standardet ndërkombëtare edhe mbi jurispudencën e Gjykatës së Strasburgut”. Matlija tha se çështja kryesore e debatuar në gjykatë ishte se kur prokuroria mund të kërkonte një material, që mund të zbulojë burimin e gazetarëve.

Ai tha se ligji shqiptar dhe Gjykata e Stasburgut lejojnë që kjo të bëhet vetëm kur është e domosdoshme dhe kur prokuroria nuk ka asnjë mundësi tjetër për të hetuar çështjen.

Një sërë organizatash të të drejtave të njeriut, organizata të mbrojtjes së lirisë së medias dhe sëfundmi edhe Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, CPJ, një organizatë ndërkombëtare për lirinë e medias, reaguan ashpër ndaj vendimit dhe i kërkuan SPAK të tërhiqej.

“Është me rëndësi jetësore që gazetarët të jenë në gjendje të mbrojnë burimet e tyre konfidenciale dhe autoritetet shqiptare duhet ta respektojnë këtë shtyllë mbajtëse të lirisë së shtypit,” deklaroi dy ditë më parë Gulnoza Said, koordinator i CPJ për Europën dhe Azinë Qendrore.

Etiketa: ApeliArmand ShkullakuBIRNDorian MatlijagazetarGjykataGjykata e PosaçmeGjykata e Posaçme e ApelitGjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarGjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e OrganizuarGjykatëGjykatësLapsi.alPartiaPartia SocialisteProkuroriaProkuroria e PosaçmeProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarshqiptareSPAKStrasburgTiranëVendimVendimi
Tjetri
Donika Gërvalla-Schwarz: Ish-emigrantja bëhet kryediplomate e Kosovës

Ministrja e jashtme e Kosovës kritikohet për komentet për Gjykatën Speciale

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.