AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KP

Komisioneri Publik ankimon vendimin e KPK për gjyqtaren Marinela Osmani

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
5 years më parë
në KP, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtarja Marinela Osmani gjatë seancës së shpalljes së vendimit në KPK | Foto nga Besar Likmeta

Bazuar në rekomandimin e ONM-së, Komisioneri Publik, Florian Ballhysa i kërkon Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që të vlerësojë nëse zgjidhja e çështjes për gjyqtaren Marinela Osmani do të jetë e ndryshme nga ajo e bashkëshortit.

Gjyqtarja Marinela Osmani gjatë seancës së shpalljes së vendimit në KPK | Foto nga Besar Likmeta

Komisioneri Publik, Florian Ballhysa njoftoi të premten se ka kryer ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të gjyqtares Marinela Osmani(Nuni), duke kërkuar lënien në fuqi ose ndryshimin e vendimit.

Ankimi i Komisionit vjen pas rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM që kërkoi dërgimin e çështjes për interpretim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA, duke e konsideruar identike me atë të bashkëshortit të saj, prokurorit Gentian Osmani, për të cilin e vendos shkarkimi në shkallën e dytë për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë në dy vite.

Ballhysa pasqyron rekomandimin e ONM, ku ndër te tjera kërkohet që çështja të shqyrtohet nga Kolegji me qëllim që të vlerësohet nëse zgjidhja do të jetë e ndryshme nga ajo e bashkëshortit, duke dhënë arsyetim për dallimin dhe për të siguruar parime udhëzuese për raste të tjera të ngjashme.

Komisioneri sjell në vëmendje edhe argumentimin e dhënë nga Kolegji për të përjashtuar gjyqtaren Osmani nga ndikimi i vendimmarrjes për bashkëshortin e saj. “Vendimi i dhënë në këtë rast nuk do të afektojë drejtësinë dhe objektivitetin e procesit të rivlerësimit, të cilin bashkëshortja e subjektit ka të drejtë ta ketë, bazuar vetëm në provat që i përkasin çështjes së saj dhe në zbatim të parimit të objektivitetit dhe të proporcionalitetit”, citohet në vendimin për prokurorin Osmani.

Ballhysa konstaton se, pavarësisht këtij argumenti, Kolegji nuk rezulton që të ketë dhënë orientime për zgjidhjen e çështjeve të ngjashme.

Gjyqtarja Marinela Osmani, e cila punon aktualisht si këshilltare ligjore në Këshillin e Lartë Gjyqësor u konfirmua në detyrë më 11 prill 2021 nga trupa gjyqësore e udhëhequr nga Etleda Çiftja, me relatore Brunilda Bekteshin dhe anëtare Suela Zhegun.

Gjatë procesit të saj, gjyqtarja Osmani kërkoi që të mos gjykohej për së dyti për disbalancat që sollën shkarkimin e bashkëshortit të saj, duke e konsideruar këtë një masë disporpocionale.

Komisioni argumentoi se në vlerësimin e provave dhe bindjen e brendshme, gjyqtarja Marinela Osmani ka deklaruar me saktësi pasurinë dhe se është krijuar me burime të ligjshme. Ndërkohë, ajo u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.

Sipas KPK, në vlerësim të rrethanave të çështjes në tërësi, nuk mund të aplikohet e njëjta masë disiplinore si ajo e bashkëshortit, pasi nuk do të ishte as proporcional dhe as objektiv.

Etiketa: AnkimAnkimiEtleda ÇiftjaFlorianFlorian BallhysaGjyqGjyqtareKëshilli i Lartë GjyqësorKolegjiKomisioneriKomisioneri PublikKPAKPKMarinela Osmani (Nuni)MASONMshkarkimiSuela ZhegunVendimi
Tjetri
Komisioni Europian prezanton strategjinë e rishikuar të zgjerimit

Gjermania, Sllovakia kundër “ndarjes” së Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut në rrugën e BE-së

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.