AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Lumenj të vdekur: Zemërimi ndaj ‘masakrës mjedisore’ mban gjallë protestën në Zall Gjoçaj

Sami CurringaSami Curri
5 years më parë
në Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Aktivistët e grupit “ATA” duke vënë në skenë dramën “Armiku i Popullit” buzë lumit Flim në Zall Gjoçaj. Foto: Sami Curri.

Të indinjuar nga indiferenca dhe nga vendimet gjysmake të gjykatave, banorët e zonës së mbrojtur të Zall Gjoçajt vazhdojnë betejën kundër HEC-eve, ndonëse këto të fundit janë drejt përfundimit.

Aktivistët e grupit “ATA” duke vënë në skenë dramën “Armiku i Popullit” buzë lumit Flim në Zall Gjoçaj. Foto: Sami Curri.

17 prilli ishte një ditë me shi dhe erë buzë lumit Flim në Zall Gjoçaj. Në një shesh me bar dhe baltë, aktorët amatorë, aktivistë të grupit “ATA” të Kamzës improvizuan një skenë me një perde të varur në shufra, e cila mbahet nga dy të rinj që të mos hapet prej erës.

Shkallë teatri nuk ka, ndaj shfaqja ndiqet në këmbë nga dhjetëra banorë të Zall Gjoçajt.

Drama “Armiku i Popullit” nga Henrik Ibsen, e përshtatur për aktivistët e “ATA” nga regjisorja Anila Balla, kishte pak gjasa të tërhiqte vëmendjen në kohë fushate, por e vënë në skenë buzë lumit të kërcënuar nga HEC-et, i siguroi nja dy dyzina spektatorësh, protestues të sigurt.

Shfaqja është vetëm një prej akteve të protestës së gjatë kundër ndërtimit të HEC-eve në Zall Gjoçaj, e cila vazhdon prej tetorit të  vitit 2018 me tubimet e shpeshta të banorëve dhe një seri padish në gjykata.

Koncesioni për ndërtimin e HEC-eve në zonën e mbrojtur të Zall Gjoçajt e ka zanafillën në vitin 2013, ndërsa leja e ndërtimit në favor të kompanisë Seka Hydropower u miratua vjeshtën e vitit 2018. Megjithë këmbënguljen e protestuesve dhe djegien e disa makinerive, kompania ka vijuar punën dhe HEC-et janë afër fundit, edhe pse sipas banorëve dhe së fundmi edhe sipas gjykatës, paligjshmëria në to është e dukshme.

Të dhënat e siguruara nga BIRN nga dy vendime të Gjykatës Administrative të Tiranës kanë nxjerrë në pah paligjshmërinë e ndërtimit, edhe pse nuk e kanë ndaluar vijimin e punimeve.

Vendimet e marra veçmas nga gjyqtarët Bezart Kaçkini dhe Avni Sejdi në janar të këtij viti, mbi dy padi të ndryshme të banorëve, bien dakord që ndërtimi është brenda zonës së mbrojtur dhe punimet aty janë “në mënyrë taksative të ndaluara”.

E megjithatë, protestuesit kanë siguruar vetëm “fitore të vogla” në Gjykatë, ku njëra prej padive u rrëzua për shkaqe proceduriale, ndërsa padia e dytë solli anulimin e licencës së kompanisë për të prodhuar energji nga HEC-i Zais –që ndodhet brenda zonës së mbrojtur.

Për banorët protestues, avancimi i punimeve dhe vendimet gjysmake të gjykatave po ndihmojnë vazhdimin e “masakrës”.

“Një zonë e mbrojtur me ligj dhe që nuk respektohet, përkundrazi po shkatërrohet. Në zonat më të varfra të Shqipërisë, po rrëmbehen ujërat dhe burimet jetësore,” tha  Dhimitër Koleci, një nga banorët e zonës që ka protestuar që nga dita e parë kundër ndërtimit të HEC-eve.

Gjykata njeh paligjshmërinë

Tubat e njërit prej hidrocentraleve që po ndërtohet në Zall Gjoçaj. Foto: Sami Curri.

Sipas raportit të vitit 2020  nga “RiverWatch” dhe “EuroNatur”, në total në Shqipëri janë planifikuar 724 hidrocentrale, ku 290 janë vënë tashmë në punë, ndërsa 24 HEC-e të tjera po ndërtohen. Në shumë projekte, ndërtimi i këtyre HEC-eve ka sjellë konflikt mes komuniteteve lokale dhe kompanive e qeverisë, që kryesisht ka marrë anën e këtyre të fundit.

Leja për HEC-in në Zall Gjocaj u miratua në tetor të vitit 2018 nga Këshilli Kombëtar i Territorit. Që prej asaj kohe, banorët kanë zhvilluar disa protesta dhe kanë ngritur padi gjyqësore ndaj institucioneve shtetërore për lejimin e ndërtimit të HEC-it në një park kombëtar.

Pak ditë pas dhënies së lejes, qeveria e shpalli zonën si park kombëtar (kategoria e II e IUCN), duke përfshirë gjithë malin e Dejës si dhe duke e bashkuar atë me parkun kombëtar të Lurës. Parku kombëtar “Lurë-Mali i Dejës” shtrihet tashmë në një sipërfaqe prej 20,244 ha.

Dy vendimet e firmosura nga kryeministri Edi Rama, bien qartë në kundërshtim me njëri- tjetrin. Vendimet e Gjykatës Administrative e theksojnë kontradiktën.

“Nga këto elementë të anës objektive, konkludohet se veprimtaria që është lejuar të ushtrojë personi i tretë  “Seka Hydropower” shpk, hyn në llojin e veprimtarisë së ndaluar në mënyrë të shprehur nga neni 16, gërma c, e ligjit 81/2017,” thuhet në vendimin e marrë nga gjyqtari Bezart Kaçkini.

Megjithatë, gjyqtari thekson se kompania e ka marrë lejen e ndërtimit përpara se zona të shpallej park kombëtar dhe se vendimarrja mbi HEC-in do të duhej të trajtohej më parë nga Agjencia Kombëtare për Zonat e Mbrojtura, që duhej të vendoste nëse kushtet e ndërtimit duhej të ndryshonin apo nëse ai duhej të pezullohej plotësisht.

Mbi këtë arsyetim, Kaçkini e rrëzoi padinë e banorëve kundër Ministrisë së Mjedisit dhe AKZM-së, pasi e gjeti atë procedurialisht me probleme. Sipas tij, para padisë në gjykatë, banorët duhej t’i kishin kërkuar Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura të ndërhynte.

Megjithatë, gjyqtari arsyeton se Apeli Administrativ, në të cilin ishte regjistruar më herët një ankim i banorëve,  mund të dilte me një vendim edhe mbi vetë hidrocentralin, por shton se ai nuk shprehej dot, sa kohë këto çështje nuk i ishin shtruar në padi.

Edhe vendimi i dytë i dhënë nga gjyqtari Avni Sejdi thekson se ligji ndalon në mënyrë taksative ndërtimin e HEC-eve në zonë. Sejdi po ashtu vë në dukje në vendim kontradiktën mes vendimit të qeverisë për shpalljen e zonës së mbrojtur dhe atij të Këshillit Kombëtar të Territorit që jep lejen e ndërtimit. Megjithatë, gjyqtari arsyeton se ligji për zonat e mbrojtura ishte me efekte prapavepruese.

“Të ndodhur përpara një situate të tillë, ligji ka parashikuar një nga rastet e efekteve prapavepruese, duke kondicionuar vazhdimin e veprimtarisë për subjektet e caktuara për sa kohë kjo veprimtari nuk bie në kundërshtim me parashikimet e këtij ligji,” arsyeton gjyqtari.

Ai po ashtu thotë se ishte detyrë e AKZM-së të vërtetonte përputhshmërinë e vijimit të projektit me ligjin për zonat e mbrojtura.

Në ankimin specifik ndaj vendimit të ERE për dhënie license për prodhim energjie, Sejdi arsyeton se licensa për HEC Zais që ndodhet brenda zonës së mbrojtur, ishte e jashtëligjshme. “(Vendimi i ERE) është akt administrativ i paligjshëm (relativisht i pavlefshëm), pasi ai është nxjerrë në kundërshtim me ligjin material,” arsyeton gjyqtari, duke iu referuar ligjit ‘Për sektorin e energjisë” dhe atij “Për zonat e mbrojtura”.

“Pra, është qartësisht e provuar se në licencimin e shoqërisë “Seka Hydropower” sh.p.k, për veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga HEC “Zais”, ERE  nuk ka marrë në konsideratë kushtet e parashikuara në nenin 38 të Ligjit nr.43/2015, si vendndodhjen dhe zonën, në të cilën do të kryhej veprimtaria e licencuar për prodhimin e energjisë elektrike”, thuhet në vendim.

Leja për HEC “Seka” u la në fuqi, pasi gjykata tha se provat për të nuk kishin treguar paligjshmërinë.

‘Ekosistemi futet në tuba’

Banorët e Zall Gjoçajt dhe aktivistët mjedisorë duke protestuar kundër HEC-eve. Foto: Sami Curri.

Drama e Ibsenit që recitohet prej aktorëve aktivistë në protestën kundër HEC-ve në Zall Gjoçaj,  është përshtatur që të përfshijë “shkatërrimin e teatrit” dhe “fadromën mbi zonat e mbrojtura”.

“Është ditë e trishtë, është ditë e trishtë, kur sheh dhe mendon që një park kombëtar, zona teorikisht më e mbrojtur e Shqipërisë përdhunohet në këtë mënyrë, betonohet, i gjithë uji futet në tuba, i gjithë ekosistemi miliona vjeçar tashmë futet në tuba,” thotë Abdullah Diku, ekspert mjedisi, që ka ardhur të marrë pjesë në protestë.

Diku e sheh këtë situatë të përsëritur anë e mbanë vendit dhe nuk ka ndonjë shpresë se ajo mund të ndryshohet.

“Praktikisht në Shqipëri ka dy kategori lumenjsh tashmë, lumenjtë e vdekur, siç janë këta që janë futur në HEC-e dhe lumenj të bastarduar, siç janë ata që pamë rrugës për të ardhur këtu, siç është lumi Mat etj, të cilët janë shkatërruar për marrje inertesh në shtretërit e tyre,” tha Diku.

Banorët nga ana e tyre nuk kanë shumë shpresa, veç premtimit të një proteste të vazhdueshme dhe ndjekjes së çështjeve në Gjykatën Administrative të Apelit apo padive në SPAK.

“Kjo masakër do ishte ndalur nëse do kishim solidaritet, bashkim të forcave ambientaliste, atyre që e duan natyrën,” thotë Dhimitër Koleci.

Njësoj, aktivistët e grupit “ATA” thanë se pjesë e mesazhit të shfaqjes së Ibsenit ishte kundër pasivitetit. “Armiku më i rrezikshëm është ai që rrin pasiv, nuk vepron, që ka një punë e duron shtypjen, ai që pranon vjedhjen ballëhapur, ata që qeshin me talljet dhe gënjeshtrat e politikanëve,” ishin pjesë të shfaqjes buzë lumit.

Diana Malaj, aktivistja e grupit tha se ata prisnin që kryeministri Edi Rama, ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, drejtues të AKZM-së dhe kryebashkiaku “të zinin mend” dhe “të ndalonin këtë masakër”. Ajo tha se aktivistët ishin në mbrojtje “të gjithë atyre fshatrave që rrezikohen nga këto politika ekocidiale”.

Tek banorët që shohin HEC-in gati në përfundim, neglizhimi i protestës së tyre ka prodhuar indinjatë.

“Këta kanë shkatërruar një mrekulli. Këta janë bërë të gjithë bashkë, mafia e shtet e nuk dunë të dinë se çfarë halli ka populli,” tha i irrituar Abdi Toçi, banor i fshatit Urxallë në Mat.

Etiketa: AdministrativeaktivistAnkimApeliBIRNBlendi KlosiEdi RamaEuroNaturfitoreGjykataGjykatësGjyqgjyqtarHECkonfliktKryeministri Edi RamaLigjLumiMASMatmbrojtjeMjedisipadiParaprodhimProtestaprotesteprotestuesQeveriaRamaRiverwatchSHshqipShqipëriSPAKTiranëVendimVendimiZall GjoçajZonat e Mbrojtura
Tjetri
Ndryshimi i terminalit të udhëtarëve përplas bashkinë Dibër me kompanitë e transportit

Ndryshimi i terminalit të udhëtarëve përplas bashkinë Dibër me kompanitë e transportit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.