AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Ndryshimi i terminalit të udhëtarëve përplas bashkinë Dibër me kompanitë e transportit

Sami CurringaSami Curri
5 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Stacioni i ri i transportit urban, qëndron i zbrazur për shkak të protestës së operatorëve. Foto:Sami Curri

Një vendimi Bashkisë së Dibrës për të përcaktuar një stacion fiks për mjetet e transportit qytetas dhe ndërqytetas, kundërshtohet nga operatorët e transportit që akuzojnë se nuk janë dëgjuar dhe se vendimi është marrë pa garë.

Stacioni i ri i transportit urban qëndron i zbrazur për shkak të protestës së operatorëve. Foto:Sami Curri

Fadil Dufi është pensionist dhe udhëton shpesh nga Bulqiza për në Peshkopi për vizita mjekësore. Por të shtunën përpjekjet e tij për të gjetur një mjet transporti për në Bulqizë shkuan kot. Asnjë nga furgonat e linjës nuk ishte në terminal. Dufi u detyrua që të udhëtonte sërish pas afro 1 km, në afërsi të qendrës së Peshkopisë për të gjetur një furgon.

Arsye për varravingon boshe është një vendim i Bashkisë Dibër, e cila që prej 1 majit të këtij viti ka vendour që terminali i udhëtarëve të zhvendoset tek ish-parku i automjeteve. Vendimi, ka sjellë protestë prej operatorëve të transportit të udhëtarëve që prej disa ditësh refuzojnë të zbatojnë vendimin.

Në shkresën drejtuar Bashkisë Dibër, Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban Veri, kërkon që pozicioni i terminalit të udhëtarëve të mos ndryshohet pasi vendodhja është larg qytetit dhe nuk ju shërben qytetarëve, por gjithashtu do të shtojë edhe mjetet e palicensuara. “Kur është marrë vendimi i Këshillit Bashkiak, grupi i interesit nuk është njoftuar”, thuhet në letër. Sipas tyre vendimi i Këshillit Bashkiak për këtë terminal është marrë pa tender të hapur dhe çmimet e aplikuar do rrisin koston e transportit.

Prefekti i Dibrës, Nexhbedin Shehu në një bisedë telefonike për BIRN u shpreh se në Peshkopi nuk ka pasur një terminal udhëtarësh të miratuar dhe se ky vendim ishte i nevojshëm. “Për qytetarët patjetër që do të kenë vështirësi, por nuk mund të nisen furgonat në çdo cep të qytetit, pasi kjo nuk është normale dhe krijon probleme edhe në trafik.” u shpreh Shehu.

Adnan Vranezi, administratori i subjektit që ka në pronësi terminalin i tha BIRN se ai është përpjekur të krijojë kushtet optimale për udhëtarët. Vranezi shprehet se kontrata me Bashkinë Dibër është për një periudhë 20-vjeçare.

Kryetari në detyrë i Bashkisë Dibër, Shkëlqim Murrja në një dalje për mediat pas protestës së kompanive të transportit tha se një vendim i tillë për ndryshimin e terminalit të udhëtarëve është marrë nga Këshilli Bashkiak, pasi furgonat që ndaleshin në disa vende të qytetit ishin kthyer në problem për banorët. “Ne si bashki jemi investuar për të gjetur një vendqëndrimi tjetër për terminalin e udhëtarëve, por një nga kriteret bazë për të ngritur një terminal janë kriteret e sipërfaqes, që duhet të jetë jo më pak se 10 mijë m2. Ne në qytet nuk kishim një vend tjetër qëndrimi me një sipërfaqe të tillë.” shprehet Murrja.

Por drejtuesit e kompanive të transportit nuk janë dakord. Ata i thanë BIRN se vendimi do të rrisë kostote e transportit dhe qytetarët do të kenë një barrë të shtuar ekonomike pasi janë të detyruar të përdorin urbanët me 30 lekë për të shkuar në terminal. Ata thanë po ashtu se  por shumë shpejt do të ketë edhe rritje të çmimit të biletës.

Tarifa ditore e miratuar nga Këshilli Bashkiak për mjetet e transportit që do të futen në terminal është 150 lekë për linjat ndërqytetase dhe 100 lekë për linjat rrethqytetase dhe kjo sipas tyre do të rëndojë te qytetarët.

Këta të fundit kanë filluar të ndjejnë efektet e ndryshimit. Sefedin Shkodra, i cili vjen disa herë në vit nga Durrësi në Peshkopi në ujërat termale, tha se pozicioni i ri i terminalit të udhëtarëve është shumë larg nga llixhat. Ai duhet tani të paguaj një taksi për të shkuar deri në destinacion.

Etiketa: BanorëbashkiBIRNKrijonMjekmjekëPeshkopiSHtenderTrafikVendimVendimivizita
Tjetri
Pas humbjes së zgjedhjeve, Partia Demokratike në një udhëkryq

Pas humbjes së zgjedhjeve, Partia Demokratike në një udhëkryq

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.