AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Korçë, PD mori mandatin e LSI-së, PS ruan votat e 2017

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
5 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Beteja e ngushtë për qarkun e Korçës mes qeverisë dhe kampit opozitar solli humbjen e LSI-së, ndërsa PS ruajti pozicionin duke mbajtur mandatin e gjashtë.


Korçarët i dhanë edhe një herë një fitore të pastër socialistëve në zgjedhjet e së dielës me 48.9% të votave, megjithëse PS mori 2,200 vota më pak në krahasim me vitin 2017, ndërsa demokratët u rritën me mbi 8%.

Pas përfundimit të numërimit të votave, pjesëmarrja në Qarkun e Korçës rezulton e njëjtë me atë të katër viteve më parë dhe jo, siç u sugjerua nga të dhënat paraprake të KQZ-së gjatë ditës së zgjedhjeve, më e lartë. Vetëm 47% e qytetarëve me të drejtë vote morën pjesë në votimet e këtij qarku  ku përfshihen bashkitë Korçë, Devoll, Pogradec, Maliq, Ersekë dhe Pustec.

Socialistët morën 60 mijë vota, demokratët 50 mijë dhe LSI mori 8500 vota.

Demokratët rezultojnë shumicë në bashkinë Devoll (46%) ndërsa socialistët janë shumicë në bashkitë e tjera, ku në Kolonjë morën 53%, në Maliq 52%, në Pogradec 49% dhe në Korçë me 47%. Në Bashkinë Korçë rezultati i socialistëve është vetëm 100 vota më i lartë se sa rezultati i PD dhe LSI të llogaritura sëbashku, gjë që e bën ndoshta fushëbetejë këtë bashki për zgjedhjet e ardhshme për pushtetin vendor.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi rezultoi kandidati më popullor mes socialistëve duke marrë mbi 11 mijë vota pëlqyese, pasuar nga Ilirian Pendavinji me 6,200 vota dhe Bledi Çomo me gati 5,800 vota. Por pavarësisht numrit të lartë të votave pëlqyese, Çomo, [CV LINK] nënkryetar aktual i bashkisë Pogradec, nuk do të jetë deputet, pasi është renditur i teti në listën e PS.

Mes demokratëve, 33 vjeçari Ervin Salianji [CV Link] duket se realizoi një fitore të dyfishtë, duke qenë vetë më i votuari me 9,400 vota si dhe duke siguruar një shumicë të thjeshtë në zonën e Bilishtit. Seladin Jakupllari, mjek në Pogradec, [Link CV] u rendit i dyti me 7400 vota ndërsa po kaq mori edhe Bledjon Nallbati, ish-kryebashkiak i Devollit.

Blerina Gjylameti është gruaja më e votuar mes kandidateve të PS me 5,400 vota ndërsa Marjeta Halili është kandidatja më e votuar në PD me 2300 vota.

Rreth 88% e votuesve të PD dhe 85% të PS dhanë votë pëlqyese.

Etiketa: bashkiBledjon NallbatiBlerina GjylametideputetDevollErvin SalianjifitoreKorçëKQZKryebashkiakLSIMjekNiko PeleshiPDPogradecPSVotaZgjedhjet
Tjetri
Vritet 40-vjeçari në Vlorë, dyshohet përplasje grupesh rivale

Vritet 40-vjeçari në Vlorë, dyshohet përplasje grupesh rivale

SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.