AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Raport: Trafikimi i emigrantëve në Ballkan arrin deri në “50 milionë euro në vit”

Milica StojanovicngaMilica Stojanovic
5 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Raporti nga Nisma Globale Kundër Krimit të Organizuar Transnacional.

Paratë që fitojnë ndërmjetësuesit ose ofruesit e “paketave” për trafikimin e emigrantëve përtej kufijve në Ballkanin Perëndimor janë detajuar në një raport të ri nga Nisma Globale Kundër Krimit të Organizuar Transnacional.

Raporti nga Nisma Globale Kundër Krimit të Organizuar Transnacional.

Biznesi i trafikut të emigrantëve në vendet e Ballkanit Perëndimor arrin në të paktën 50 milionë euro në vit, tha OJQ-ja Nisma Globale Kundër Krimit të Organizuar Transnacional në një raport të botuar të hënën.

Raporti llogarit paratë që bëhen nga trafikimi në tre zona kryesore në Ballkanin Perëndimor – kufijtë midis kufijve të Greqisë me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë; kufiri midis Bosnjës dhe Hercegovinës dhe BE-së në Kroaci dhe kufijtë e Serbisë me Hungarinë dhe Rumaninë.

Megjithatë, raporti thotë se shuma mund të jetë edhe më e lartë, pasi disa emigrantë udhëtojnë drejt BE-se me mjete të tjera, si për shembull nga Shqipëria drejt Italisë me anije.

Sipas raportit, zona e parë e madhe e trafikimit është vendi ku shumica e emigrantëve dhe azilkërkuesve hyjnë në Ballkanin Perëndimor – nga Greqia, ose përreth Gjevgjelisë në Maqedoninë e Veriut ose pranë Kakavijës dhe Kapshticës në Shqipëri.

“Në total, në vitin 2020 biznesi i trafikimit të emigrantëve në pikat kryesore të hyrjes në Ballkanin Perëndimor në kufijtë midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë fqinje mund të vlerësohet të jetë në kufijtë e 19.5-29 milion euro”, thotë raporti.

Zona e dytë e madhe e trafikimit të emigrantëve është në Bosnjë dhe Hercegovinë, “veçanërisht rreth qytetit të Bihacit në kantonin Una-Sana”, vazhdon ai.

“Vlerësimi ynë është se tregu në këtë rajon arrinte nga rreth 7 milion euro deri në 10,5 milion euro në 2020, shumica dërrmuese e të cilave u gjenerua në kantonin Una-Sana”, thotë ai.

Zonat kryesore për trafikimin e emigrantëve në zonën e tretë, në kufirin serb, janë “Horgos, zona përreth Suboticës, Sombor, tunelet në zonën e Kelebijas dhe përtej lumit Tisza për ata njerëz që lëvizin në lindje drejt Rumanisë dhe më pas kthehen në Hungari”.

“Vlera e vlerësuar e tregut në këtë zonë varion nga 8.5 milion euro deri në 10.5 milion euro në 2020”, thotë raporti.

Raporti identifikon lloje të ndryshme trafikimi të pranishëm në Ballkanin Perëndimor, duke i përshkruar ata si ndërmjetësues, rojtarë dhe shitës paketash.

Ai thotë se ndërmjetësuesit, të cilët rregullojnë transportin, “zakonisht operojnë brenda kufijve të një vendi”.

“Çmimet variojnë nga një minimum prej 20 eurosh për person të regjistruar në Malin e Zi për transport nga fshati në vendbanimet afër kufirit me Bosnjë dhe Hercegovinën, në një maksimum prej 500 eurosh deri 700 euro për automjet për të kaluar të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut nga zona e Gjevgjelisë (afër kufirit me Greqinë) deri në Kumanovë, në kufirin me Serbinë”, thotë raporti.

Raporti i përshkroi njerëzit që operojnë rreth kufijve dhe marrin para për një “kalim të sigurt” si rojtarë. Ai vë në dukje se “format më të organizuara dhe fitimprurëse të trafikimit duket se janë rreth kufijve që janë më të vështirët për t’u kaluar: midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut; Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë; Serbisë dhe Hungarisë; dhe Kroacisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës”.

“Grupet kriminale në këto lokacione duket se janë një përzierje e vendasve me njohuri për terrenin dhe lëvizjet e policisë, si dhe shtetasve të vendeve nga kanë origjinën azilkërkuesit dhe emigrantët (si Afganistani, Pakistani, Maroku dhe Siria)”, thotë ai.

Çmimet e paguara për rojtarët janë zakonisht më të larta se ato të paguara për ndërmjetësuesit, sepse ata i ndihmojnë azilkërkuesit dhe emigrantët të lëvizin përtej kufijve dhe të shmangin pengesat natyrore si lumenjtë dhe malet. Raporti thotë se “kostoja mund të përfshijë përfitime të tjera, të tilla si një strehë e përkohshme e sigurt”.

“Për shembull, emigrantët paguajnë afërsisht 2,500 euro për të udhëtuar nga Subotica në Serbinë veriore në një vendbanim afër kufirit hungarez, ku ata akomodohen në shtëpi të braktisura fermash dhe fabrika para se të futen kontrabandë në Hungari”, shpjegon ai.

Por paratë të mëdha bëhen përmes “paketave të marrëveshjeve”, thotë raporti.

Ai shpjegon se “marrëveshje të tilla kërkojnë një shkallë të lartë sofistikimi dhe planifikimi, si dhe rrjete transnacionale, dokumente dhe qasje në automjete”.

“Për disa mijëra euro, emigrantëve në Greqi ose Turqi u premtohet një paketë që do t’i çojë ata në Evropën Perëndimore”, thotë ai.

“Kalimi i kufijve të shumtë ndërkombëtarë në rajon mund të kushtojë nga rreth 600 euro deri në 20,000 euro për person, në varësi të pikës së nisjes dhe destinacionit”, shton ai.

Informacioni për raportin u mblodh në tremujorin e katërt të vitit 2020 dhe u bazua në hulumtime në terren dhe intervista me zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë të zbatimit të ligjit, gazetarë hulumtues, studiues, zyrtarë lokalë, azilkërkues dhe emigrantë, agjenci humanitare, organizata ndërkombëtare dhe përfaqësues të shoqërisë civile në terren.

Etiketa: AfganistaniAnijeazilkërkuesAzilkërkuesitBallkanBEEurogazetarGreqiGreqiaGrupet kriminaleHungariKakavijëKapshticëKroaciMarokumarrëveshjenismaPakistanipaktPararajonraportRaportishqipShqipëriShqipëriaSiriaTrafikimi i emigrantëveTreguTurqi
Tjetri
Berat, pjesëmarrja e ulët dhe 77 vota minus për LSI favorizuan PS

Berat, pjesëmarrja e ulët dhe 77 vota minus për LSI favorizuan PS

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.