AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPA

KPA kërkon më shumë të dhëna për denoncimet ndaj Anton Martinit

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
5 years më parë
në KPA, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurori Anton Martini dhe avokati Jualian Mërtiri pas seancës në KPA. Foto:Vladimir Karaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të kërkojë më shumë të dhëna lidhur me transferimin e një dosje të hetuar nga prokurori Martini, nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda në atë të Fierit.

Prokurori Anton Martini dhe avokati Jualian Mërtiri pas seancës në KPA. Foto:Vladimir Karaj

Komisioneri Publik, Florian Ballhysa e quajti jo shterues informacionin e mbërritur në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA nga prokuroritë e Fierit dhe të Shkodrës lidhur me dy denoncime ndaj prokurorit Anton Martini. Ky i fundit dha shpjegime gjatë seancës së të martës më 11 maj, duke i cilësuar denoncimet trillime të qëllimshme dhe tendencioze – si dhe dorëzoi si provë një vendim të Gjykatës së Fierit, që u pranua nga Kolegji.

Në seancën e mëparshme më 19 prill, Kolegji vendosi hapjen e hetimeve për dy prej denoncimeve, ku një ka të bëjë për rihetimin e procedurës së shortimit në Prokurorinë e Shkodrës dhe tjetra me transferimin e një çështje nga ish-Krimet e Rënda në Gjykatën dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier.

Kandidati për SPAK, prokurori Anton Martini kaloi shkallën e parë të rivlerësimit në janar 2020 me shumicë votash. Vendimi u ankimua në qershor, disa javë pas afatit, por Komisioneri Publik thotë se veprimtaria e tij ishte pezulluar për shkak të pandemisë.

Trupi gjykues që po shqyrton çështjen për Martinin është i kryesuar nga Ardian Hajdari, me relatore Albana Shtyllën dhe anëtarë Natasha Mulajn, Rezarta Schuetz e Sokol Çomon.

Komisioneri Florian Ballhysa tha në seancën e të martës se nuk gjente përgjigje të pyetjeve të shtruara nga Kolegji në dokumentacionin e dërguar nga Prokuroria e Fierit për çështjen në ngarkim të stetasit D.Z.. “Nuk di si mund të jenë shteruese parashtrimet e mia”, tha Ballhysa.

Ndërsa prokurori Anton Martini tha se kishte qëndrime lidhur me dokumentet e mbërritura dhe u ndal fillimisht në denoncimin e kryer nga D.Z., ku nga sa u shpjegoi në seancë, u kuptua se bëhej fjalë për ish-oficerin e policisë, Dritan Zagani.

Martini theksoi se Zagani në daljet e tij publike kishte shpifur ndaj tij dhe prokurorisë, si dhe renditi faktet për të cilat ishte hetuar. Ai shtoi se nuk ishte kundërpërgjigjur publikisht për ta përgënjeshtruar pasi nuk kishte dashur ta dëmtonte në situatën që ndodhej dhe se nuk donte të ndikonte në procesin tjetër. Gjithashtu shpjegoi se hetimi kishte provuar se Zagani kishte vepruar duke shpërdoruar detyrën.

Komisioneri Ballhysa konstatoi se më të rëndësishme ishin të dhënat për procedurën e transferimit e çështjes nga Krimet e Rënda në Gjykatën dhe Prokurorinë e Fierit.

Pasi trupa u tërhoq, e pyeti fillimisht prokurorin Martini se përse aktet e dosjes për Zaganin ishin dërguar tre muaj me vonesë në Prokurorinë e Fierit.

Martini shpjegoi se kishte qenë kundër ndarjes së çështjes në atë kohë, pasi kjo gjë ishte vendosur nga gjykata para se të merrej vendim lidhur me gjykimin e shkurtuar. “Gjykata vendosi gjykim të shkurtuar për të pandehurit e tjerë, ndërsa D.Z. nuk pranoi”, tha Martini.

Ai theksoi se ndarja e çështjes ishte vendosur nga gjykata e cila kishte dërguar në Fier pjesën e dosjes në ngarkim të Zaganit. “Komunikova me prokurorin në Fier dhe u thashë që t’i merrnin kopjet e dosjes në gjykatë, pasi ishin të njëjtat me ato që ne kishim. Mendova se u dakordësuan. Nuk kishte asnjë rrethanë apo qëllim për të ndikuar në atë çështje për atë shtetas”, tha Martini.

Ai vijoi se nuk i dinte marrdhëniet e prokurorisë me gjykatën në Fier, por pasi kolegët ia kishin kërkuar aktet, i kishte nisur.

Lidhur me denoncimin tjetër për ndarjen e çështjeve kur ishte drejtues në Prokurorinë e Shkodrës, Martini këmbënguli se kishte zbatuar vetëm ligjin në kryerjen e procedurës së hedhjes së shortit.

Ai shpjegoi se shorti elektronik varej nga Prokuroria e Përgjithshme dhe se në çdo rast që nuk kishte funksionuar kishte kërkuar që të rregullohej, fakt që sipas tij vërtetohej nga email-t e shkëmbyera.

Sipas Martinit, ka pasur raste kur me kërkesë të prokurorëve që kishin më shumë ngarkesë, ishin përjashtuar për një ose dy javë nga shorti, me qëllim që të balancohej numri i dosjeve. “Për tre vjet nuk ka pasur asnjë ankesë të kësaj natyre”, tha Martini dhe i cilësoi pretendimet e denoncuesit anonim si dashakeqe dhe për ta baltosur.

Pasi trupi gjykues u njoh me shpjegimet e Martinit, vendosi të marrë si provë vendimin e Gjykatës së Fierit për Zaganin; t’u kërkojë SPAK-ut dhe Prokurorisë së Fierit aktet dhe kopje të faqes së regjistrit, në të cilin është dokumentuar përcjellja e fashikullit hetimor për çështjen e vitit 2013 në ngarkim të tij dhe nga Gjykata e Apelit Vlorë, kopje të procesverbaleve të seancave gjyqësore të zhvilluara në periudhën kohore 9 mars 2015 – 16 qershor 2015, po për këtë çështje.

KPA njoftoi se seanca e radhës do të zhvillohet më datë 27 maj, ora 10:00.

Etiketa: Anton MartiniArdian HajdaridosjeFierFlorianFlorian BallhysaGjykataGjykata e ApelitGjykatëGjykatësgjykimGjyqKolegjiKolegji iKolegji i Posaçëm i ApelimitKomisioneriKomisioneri PublikKPANatasha MulajnnatyreParaprokurorProkuroriProkuroriaProkuroria e FieritProkuroria e Krimeve të RëndaProkuroria e PërgjithshmeProkuroria për Krime të RëndaSeancaSPAKVendimVendimi
Tjetri
Policia sekuestron rreth 1 kg kokainë në Durrës, përdor armët për të neutralizuar poseduesit

Policia sekuestron rreth 1 kg kokainë në Durrës, përdor armët për të neutralizuar poseduesit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.