AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Policia procedon penalisht minatorin e aksidentuar në Martanesh

Sami CurringaSami Curri
5 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Galeria ku ndodhi aksidenti. Foto:Sami Curri

Policia e Dibrës njoftoi se kishte filluar procedim penal ndaj minatorit, që përfundoi në spital pas asfiksimit nga gazi. Një përfaqësues i kompanisë mohoi përgjegjësinë për rastin.

Galeria ku ndodhi aksidenti. Foto kortezi nga Mahir Jangulli

Policia e Dibrës njoftoi se kishte filluar procedim penal ndaj njërit prej punëtorëve të aksidentuar në galeritë e kromit në Martanesh. Minatori Shyqyri Elezi 53 vjeç, i cili ishte duke salduar brenda në galeri dhe si pasojë e gazit të çliruar nga gjeneratori është asfiksuar, do të ndiqet penalisht për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”.

Në aksident mbetën të asfiksuar edhe dy minatorët e tjerë A. J., dhe M. H., të cilët ndërhynë për të shpëtuar Elezin. Policia njoftoi se procedimi penal ndaj minatorit do të bëhej pa masë sigurie, ndërkohë që Elezi, ndodhet i shtruar në spital në Tiranë pas aksidentit.

Në një deklaratë për shtyp, Sindikata e Bashkuar e Minatorëve të Bulqizës deklaroi se saldimin në një zonë të papërshtatshme, minatorët fillimisht kanë refuzuar të punojnë, por janë detyruar ta bëjnë nga përgjegjësit e tyre. “Edhe në këtë rast, puna në kushte të rënda dhe mungesa e të drejtave elementare për pak prodhoi një tragjedi.” thuhet në reagimin e SMBB, që akuzon kompaninë për aksidentin.

Një përfaqësues i kompanisë Xhireton Shpk, i kontaktuar në telefon i tha BIRN se kompania nuk kishte “asnjë sqarim për të dhënë përpos atyre se çfarë janë thënë nga policia”. Kompania mohoi akuzat se i ka detyruar punëtorët që të saldojnë brenda në galeri me gjenerator.

Kushtet e sigurisë në galeritë e nxjerrjes së kromit janë problematike prej vitesh, ndërsa qarku Dibër renditet pas Tiranës për numrin e të vrarëve në aksidente në punë.

Pesë të vdekur dhe 28 të plagosur u raportuan gjatë vitit 2020 vetëm në minierat e që ushtrojnë aktivitet në qarkun e Dibrës. Ndërkohë në fillim të vitit 2021 një person humbi jetën në galeritë e kontrolluara nga kompania “KACI – IF – 2012” shpk në Bulqizë.

BIRN ka gjetur në një sërë investigimesh të mëparshme se çështje për aksidente të ngjashme pushohen pa u hetuar dhe se edhe kur ka hetime faji u lihet kryesisht viktimave dhe punëtorëve të aksidentuar. Ndërkohë në dy procese ndaj prokurorëve që kishin punuar në zonën e Dibrës Vëzhguesit Ndërkombëtar gjetën shkelje të rënda pikërisht mbi hetimet sa i përket këtyre rasteve. Të dy prokurorët u penalizuan për hetimet të cekëta që shpesh ishin mbyllur pa ekspertiza.

Etiketa: aksidentaksidenteBIRNBulqizëGalerihetimeHetimetMartaneshMASMinatorPoliciaprocedimProcedimiprokurorPunaPunëPunëtorPunëtorësindikataSpitalTiranëVëzhguesit
Tjetri
Në Veriun e Kosovës, prodhimi i kriptovalutës Bitcoin me energji “falas”

Në Veriun e Kosovës, prodhimi i kriptovalutës Bitcoin me energji “falas”

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.