AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Qindra vdekje shtesë nuk shpjegohen dot nga COVID-19

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
5 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Gjatë tremujorit të parë të këtij viti, në Shqipëri u regjistruan mbi 3,400 vdekje më shumë se sa mesatarja katërvjeçare e të njëjtës periudhë 2017-2020, një e treta nuk justifikohen nga COVID-19.


Shqipëria shënoi 9,657 vdekje gjatë tremujorit të parë të këtij viti, me një rritje 35% në krahasim me mesataren e tremujorëve të parë të katër viteve të fundit, si dhe rreth 1400 vdekje më shumë nga sa mund të argumentohen me shifrat zyrtare të viktimave të pandemisë së koronavirusit të ri. Mospërputhja e statistikave sugjeron se raportimet zyrtare mbi viktimat e pandemisë mund të mos pasqyrojnë realitetin. Mospërputhja mes shkallës së vdekshmërisë së raportuar në zyrat e gjendjes civile dhe deklarimeve të përditshme të Ministrisë së Shëndetësisë është gjithsesi shumë më e ulët se sa në tremujorin e katërt të vitit 2020.

Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se 1810 shqiptarë humbën jetën nga problemet e shkaktuara nga COVID-19 nga 1 janari deri më 31 mars të këtij viti. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se në të njëjtën periudhë tremujore gjatë viteve 2017-2020 kanë vdekur mesatarisht 6,414 vetë ndërkohë që në tremujorin e parë 2021 vdiqën 9657 vetë. Diferenca prej 3243 vdekjesh më shumë në këtë tremujor mund të shpjegohet pjesërisht nga vdekjet e identifikuara si të tilla nga Ministria e Shëndetësisë ndërsa një pjesë e tyre, ose rreth 1,400, nuk shpjegohen dot.

Në tremujorin e katërt të vitit 2020, kur pandemia COVID-19 ishte në kulmin e saj, në Shqipëri pati 9397 vdekje ndërkohë që mesatarja katërvjeçare e atij tremujori ishte rreth 5,500, me një rritje prej gati 4 mijë vdekje më shumë. Gjatë periudhës tetor-dhjetor 2020, zyrtarisht në Shqipëri humbën jetën nga COVID 749 pacientë.

Saktësia e raportimit të vdekjeve të shkaktuara nga pandemia është një problem me të cilin janë përballur shumë vende të botës, disa prej të cilave kanë ngritur grupe studimore për të kryer rivlerësime, masë kjo e domosdoshme për të mbajtur pandeminë nën kontroll. Qeveria shqiptare nuk ka ndërmarrë ndonjë iniciativë të tillë dhe as nuk pranon të diskutojë se çfarë e ka shkaktuar rritjen e numrit të vdekjeve në vend.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se rritja e numrit të vdekjeve ka përfshirë të gjitha qarqet e vendit por ajo është më e dukshme në qarqet Tiranë, (78%), Fier (63%) dhe Durrës (61%). Rritja e vdekshmërisë duket se përkon me qarqet që gjatë tremujorit të parë të këtij viti kanë pasur edhe një ngarkesë më të lartë me të sëmurë me COVID-19. Në Tiranë më 31 mars kishte 22 mijë të sëmurë të njohur nga autoriteti shëndetësor, pasuar nga Fieri me 2586 vetë dhe Durrësi me 1297 vetë. Përkundër kësaj, qarqet Dibër e Berat, të cilat gjatë kësaj periudhe kishin relativisht pak të sëmurë me COVID-19, shënuan rritje më të vogël të numrit të vdekjeve (respektivisht 35 dhe 42%).

Etiketa: BeratCOVIDCOVID-19DurrësFierINSTATMASpandemiaQarqetQeveriaQeveria shqiptareSHshqipShqipëriShqipëriashqiptarevdekje
Tjetri
KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren Evjeni Sinojmeri

Gjyqtari Gramoz Levanaj ikën me dorëheqje nga drejtësia

SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.