AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Pas Italisë, Moisi Habilaj dënohet edhe në Shqipëri për trafik droge

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
5 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Moisi Habilaj, i dënuar nga Prokuroria e Posaçme për trafik droge.

Gjykata e Posaçme vendosi të dënojë Moisi Habliajn dhe tre anëtarë të tjerë të organizatës së drejtuar prej tij, të akuzuar për trafik narkotikësh dhe grup të strukturuar kriminal.

Moisi Habilaj, i dënuar nga Prokuroria e Posaçme për trafik droge.

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar njoftoi të martën se shpalli fajtor Moisi Habilajn dhe tre prej anëtarëve të tjerë të bandës së tij për akuzën e trafikut ndërkombëtar të narkotikëve.

Sipas koordinatores për të drejtën e informimit, Moisi Habilaj u dënua me 15 vjet heqje lirie, ndërsa Nezar Seiti, Maridjan Sulaj dhe Fatmir Minaj me nga 13.6 vjet secili. Për të katër të dënuarit është aplikuar gjykimi i shkurtuar dhe ata do të përfitojnë uljen e e 1/3 së dënimit.

Dënimet për katër të pandehurit u dhanë për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, në tentativë, kryer në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, etj., parashikuar nga nenet 283, 283/a/1-22, 28/4, 333/a K.Penal.

Në janar 2019, Prokuroria e Krimeve të Rënda përfundoi hetimet për nëntë të akuzuarit e organizatës së trafikimit të lëndëve narkotike, por për pesë prej tyre vazhdon ende gjykimi.

Të pandehurit u akuzuan se në një hark kohor disavjeçar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe persona të tjerë kanë trafikuar kanabis drejt Italisë.

Moisi Habilaj, u dënua më parë me 15 vjet heqje lirie në Itali, po për trafik ndërkombëtar narkotikësh. Drejtuesi tjetër i bandës, italiani Antonino Riela u dënua me 14 vjet burg ndërsa Meridian Sulaj mori tetë vjet e katër muaj e Nezar Seitaj u dënua me shtatë vjet e pesë muaj burg.

Organizata e Habilajve bëri bujë në arenën politike shqiptare në tetor 2017, pasi publikimi i dosjes italiane ekspozoi lidhjen e tyre me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Edhe pse Tahiri u akuzua nga ish-Prokuroria për Krime të Rënda për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, ai u dënua nga gjykata respektive me 5 vjet burg për shpërdorim detyre. Paralelisht me Tahirin u shpall fajtor edhe Jaeld Çela, ish-drejtues i policisë së Vlorës.

Në qershor të vitit 2020, Gjykata e Posaçme e Apelit e prishi vendimin duke e cilësuar të gabuar rikualifikimin e akuzës për ish-ministrin Tahiri dhe e ktheu për rigjykim. Por, pas rekursit të ushtruar nga Tahiri dhe Çela në Gjykatën e Lartë, kjo e fundit pranoi ta kalojë çështjen për shqyrtim.

 

Etiketa: BurgDrogeGjykataGjykata e PosaçmeGjykata e Posaçme e ApelitGjykatëHabilajHetimetItalikanabisKrimeMoisi HabilajNarkotiknarkotikëNezar SeitajOrganizata kriminaleorganizatë kriminaleProkuroriaProkuroria e Krimeve të RëndaProkuroria e PosaçmeProkuroria për Krime të RëndaSaimir TahiriSHShpërdorim detyreshqipShqipërishqiptareTrafikTrafik DrogeVlorë
Tjetri
Prokurori i Elbasanit, Alfred Shehu përballet me vetingun

Prokurori i Elbasanit, Alfred Shehu përballet me vetingun

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.