AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Skeda e pasurisë së deklaruar – Anila Galanxhi –Prokuroria e Tiranës

BIRNngaBIRN
5 years më parë
në Korrupsioni, KPK, Skeda, Vendi
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Prokurorja Anila Galanxhi e Prokurorisë së Tiranës do të përballet të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.Prokurorja e Prokurorisë së Tiranës, Anila Galanxhi (Papa) do të përballet të premten më 21 maj me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që po kryen procesin e saj të vetingut përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Etleda Çiftja dhe Olsi Komici.

Anila Galaxhi e ka filluar karrierën e saj në sistemin e drejtësisë në vitin 2001 si prokurore e Prokurorisë së Vlorës dhe prej vitit 2005, e ushtron funksionin në Prokurorinë e Tiranës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga prokurorja Anila Galanxhi nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga prokurorja Anila Galanxhi e Prokurorisë së Tiranës.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, prokurorja Anila Galanxhi nuk zotëronte asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria familjare kap vlerën e 54.3 milionë lekëve, duke shënuar një rritje mesatare vjetore prej 3.8 milionë lekësh.

Ajo deklaron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 32 milionë lekë, likujditete bankare prej 20.9 milionë lekësh, automjet me vlerë 745 mijë lekë dhe kursime në cash prej 600 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 36.1 milionë lekë, nga të cilat 38% kanë si burim pagën nga funksioni të Znj. Galanxhi dhe 30% pagën e bashkëshortit. Të ardhurat e siguruara nga shitja e pasurive të patundshme të fituara nga trashëgimia janë 20% e totalit, ndërsa të ardhurat nga qiraja në 5%.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 15 vite të deklarimit, tre prej deklaratave rezultojnë me probleme.

Subjekti Anila Galanxhi rezulton me burime të pamjaftueshme financiare në tre vite të deklarimit të pasurisë; konkretisht në vitin 2004 në shumën 915,736 lekë, në vitin 2009 në shumën 10,836.114 lekë dhe në vitin 2015 në shumën 1,669,989 lekë.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” dhuratat nga familjarët dhe huatë, deklarimet e vonuara mbi disa prona të bashkëshortit si dhe pjesmarrjen në një investim për ndërtimin e një pallati në Vlorë.

Më konkretisht, në vitin 2004 deklarohet që bashkëshorti i subjektit ka marrë si dhuratë nga vëllai i tij, emigrant në Gjermani, një autoveturë tip Benz me vlerë 700,000 lekë.

Në vitin 2005 është shtuar një depozitë bankare prej 49,500 eurosh e deklaruar në pronësi të vëllait të bashkëshortit të subjektit të rivlerësimit, e cila nuk është përfshirë në këtë analizë dhe nuk reflektohet as në grafiqet e mësipërm.

Në deklarimin e vitit 2006, subjekti paguan këstin e parë prej 31,300 euro për një kontratë sipërmarrje për blerje apartamenti me sipërfaqe 100 m2 dhe garazh 30 m2 [me vlerë totale 100,000 euro] dhe si burim deklaron edhe 640,000 lekë nga shitja e shtëpisë së prindërve, por bashkëpronësia mbi këtë shtëpi nuk është deklaruar më parë.

Në vitin 2007 deklarohet huamarrje te një person fizik në shumën 20,000 euro pa interes, që shlyhet në vitet në vijim si dhe një detyrim 1,400 euro ndaj vëllait për makinën e sjellë nga Gjermania.

Gjithashtu në vitin 2007, deklarohet investimi në ndërtimin e një pallati 8-katësh në Vlorë, ku bashkëshorti i subjektit ka investuar 10 mijë euro, ndërsa vëllai i tij emigrant 90 mijë euro –me pjesë takuese nga 50% secili.

Në vitin 2009, bashkëshorti i subjektit deklaron se është “poseudes i një shtëpie në 1/3 pjesë e përfituar nga kontrata e privatizimit në vitin 1991, e regjistruar në vitin 2009 me sip. 55 m2, të cilën po e rikonstrukton për ta kthyer në mjedis tregtar” me vlerë 82, 000 euro. Kjo pronë nuk rezulton e deklaruar më parë. Gjithashtu, vlera prej 82,000 nuk është e qartë nëse përfaqëson vlerën e tregut apo është rivlerësim.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Etiketa: AnalizëAnila GalanxhiBashkëshortiBIRNblerjeBrunilda BekteshidetyrimEtleda ÇiftjaEuroflamuj të kuqGjermaniGjermaniaKomisioni i Pavarur i KualifikimitKontrolliMjedisOlsi KomiciPasuri të paluajtshmepasuriaPiSprokurorProkuroreProkuroriaProkuroria e Rrethit TiranëProkuroria e Tiranëspronaraportreporterreporter.alSHSkedaTiranëVlorë
Tjetri
Gjyqtari i Tiranës, Erjon Bani drejt konfirmimit në detyrë

Gjyqtari i Tiranës, Erjon Bani drejt konfirmimit në detyrë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.