AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Ndërtimet pa leje, pas deklaratës së Ramës prokuroria ngre akuzë për inspektorët e Himarës

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
5 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Qyteti i Himarës.

Prokuroria e Vlorës akuzon katër inspektorët e IMT-së së Bashkisë Himarë se nuk kanë ushtruar detyrën e tyre gjatë dy viteve të fundit për konstatimin e ndërtimeve të paligjshme në bregdet dhe se nuk kanë ekzekutuar vendime për prishjen e tyre.  

Qyteti i Himarës  Foto nga LSA.

Prokuroria e Përgjithshme njoftoi të shtunën rezultatet e hetimeve të nisura nga Prokuroria e Vlorës një muaj më parë për ndërtimet pa leje në zonën bregdetare të Bashkisë së Himarës. Sipas prokurorisë, janë gjetur përgjegjës për mos ushtrimin e detyrës dhe kompetencave të tyre Kryeinspektori i Inspektoriatit të Mbrojtes së Territorit, IMT në Bashkinë e Sarandës, R.H. dhe tre vartësit e tij, E.Z., M.N. dhe Dh.B., pasi kanë lejuar ndërtimet e paligjshme në zonën e bregdetit nga Dhërmiu deri në Borsh gjatë dy viteve të fundit, megjithëse kanë pasur dijeni. 

Një javë më parë, Kryeministri Edi Rama paralajmëroi nisjen e një operacioni ndaj ndërtimeve pa leje, që sipas tij do të fokusohej kryesisht në vijën bregdetare nga Velipoja dhe në Ksamil. 

Në njoftim thuhet se nga hetimet paraprake rezulton që punonjësit e proceduar, duke shpërdoruar detyrën në mënyrë të përsëritur, kanë  lejuar që në zonën e bregdetit nga Dhërmiu deri në Borsh të ndërtohen objekte pa lejen e bashkisë Himarë, kryesisht shtesa në kate dhe ndërtime të reja. 

Sipas prokurorisë, disa prej këtyre objekteve janë evidentuar nga punonjësit e policisë të cilët kanë referuar materiale proceduriale duke bërë dhe fotografimet e objekteve në kohën e konstatimit. Por, edhe pas evidentimit të këtyre objekteve nga policia, punonjësit e IMT-së në Bashkinë Himarë nuk rezulton të kenë marrë ndonjë masë për pezullimin e punimeve. 

“Gjithashtu, këta punonjës edhe pse janë vënë në dijeni të konstatimit nga ana e policisë së këtyre objekteve të ndërtuara pa leje i kanë lejuar pronarët e tyre të vazhdojnë dhe përfundojnë ndërtimet duke mos marrë asnjë masë për të ndërprerë ndërtimin informal të tyre”, kontsaton organi i akuzës dhe rendit ndërtimet pa leje të evidentuara gjatë viteve 2019-2020. 

Në njoftim thuhet se janë evidentuar dy ndërtime banesash në fshatin Borsh, ku njëri e ka ndërtuar shtëpinë në tokën e tij. Edhe pse këto raste janë referuar, inspektorët e IMT-së Himarë nuk kanë marrë asnjë masë dhe ndërtimet kanë vazhduar deri sa janë përfunduar.

E njëjta situatë është paraqitur edhe në fshatin Dhërmi ku inspektorët nuk kanë ushtruar detyrën e dytre për katër ndërtime pa leje. Sipas prokurorisë, inspektorët e IMT-së, jo vetëm që kanë lejuar vazhdimin e ndërtimeve, por në një rast nuk kanë ezkekutuar vendimin për prishjen e një objekti në truallin e shoqërisë “K.K.”. 

Sipas prokurorisë, ky fenomen është riaktivizuar, përgjatë vijës bregdetare Dhërmi- Himarë me afrimin e sezonit turistik, kryesisht nga ana e personave që duan të kryejnë shtesa në kate, si dhe zgjerime të aktiviteteve të tyre si bare dhe lokale, pa lejen e organeve kompetente. 

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka pranuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim  ndaj kryeinspektorit të IMT-së Himarë dhe tre vartësve të tij. Në njoftim thuhet se masa e sigurimit është bërë e mundur që të ekzekutohet vetëm për dy prej tyre, për shefin e IMT-së, R.H. dhe inspektorin E.Z..

Etiketa: ArrestbregdetBurgDhërmiEdi RamaGjykataGjyqHetimethimarëIMTInspektorKryeministri Edi RamaKsamilLokaleMASMasaoperacioniPoliciaProkuroriaProkuroria e PërgjithshmeRamaSarandëVlorë
Tjetri
Policia e Durrësit mohon të ketë dhunuar emigrantin, i cili e akuzoi për keqtrajtim

Plagoset me armë zjarri 33 vjeçari, policia arreston dy autorë

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.