AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Plagoset me armë zjarri 33 vjeçari, policia arreston dy autorë

Erjola AzizollingaErjola Azizolli
5 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Forcat e policisë “Shqiponja” gjatë një verifikimi në Durrës. Foto Geri Emiri

Një 33 vjeçar mbeti i plagosur mbrëmjen e së premtes në Njësinë Administrative Poshnje, në Bashkinë e Dimalit. Policia Vendore e Qarkut të Beratit, deklaroi paraditen e së shtunës se arrestoi dy persona si autorë të dyshuar si autorë të ngjarjes dhe shpalli në kërkim katër të tjerë. 

Forcat e policisë “Shqiponja” gjatë një verifikimi në Durrës. Foto Geri Emiri

Iliaz Ismailaj, banor i fshatit Poshnje, mbërriti i plagosur në Repartin e Kirurgjisë në Spitalin Rajonal të Beratit, ku ende ndodhet nën kujdesin intensivë. Burime nga ky spital thanë për BIRN, se i riu ishte paraqitur me një plagë në trup, shkaktuar me armë zjarri dhe  menjëherë i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

 Ngjarja sipas policisë ndodhi, në mjediset e jashtme të një lokali në fshatin Poshnje, ndërsa i riu ishte nisur të shkonte drejt banesës së tij, në kohën që ëshë qëlluar në drejtim të tij. 

“Rreth orës 18:00, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasi I.I., 33 vjeç. Shërbimet e policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme”, tha Policia Vendore e Qarkut të Beratit në një njoftim për shtyp. 

33 vjeçari, mësohet se pak ditë më parë ishte kthyer nga Angli dhe ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për një konflikt të mundshëm që i riu mund të ketë pasur, gjatë qëndrimit të tij atje. 

Policia tha se mbrëmjen e ngjarjes shoqëroi në  komisariat disa shtetas të cilët, dyshohej se mund të kishin dijeni për plagosjen, ndërkohë që mëngjesin e së shtunës njoftoi se identifikoi dy autorë, mundësoi arrestimin e tyre si dhe shpalli në kërkim, katër persona të tjerë. 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Berat dhe Komisariatin e Policisë Berat, në bashkëpunim edhe me DVP Fier bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të  A.Sh., 35 vjeç, banues në fshatin Kurjan, Rroskovec dhe A.F., 32 vjeç., banues në fshatin Otllak, Berat. Në vijim të veprimeve hetimore janë identifikuar dhe shpallur në kërkim edhe bashkëautorët e tjerë të kësaj ngjarje, shtetasit: F.Sh., 30 vjeç, I.N., 48 vjeç, M.H., 33 vjeç dhe N.T., 32 vjeç” tha zyrtarisht policia.   

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

Etiketa: AdministrativeAngliBeratBIRNDurrësFierGeri EmiriGjykatëGjykatëskonfliktPoliciaSHShqiponjaSpitalvrasje
Tjetri
KPK shkarkon gjyqtaren Maria Qirjazi

Dyshimi i KPK: “Maria Qirjazi shfrytëzoi pozicionin si gjyqtare në blerjen e pasurive publike”.

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.