AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Polonia do të hetojë uljen e detyruar të avionit të Ryanair

Claudia CiobanungaClaudia Ciobanu
5 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Roman Protasevich, aktivisti i arrestuar nga regjimi i Lukashenkos pas ndalimit të avionit Ryanair. Foto: Michal Fludra/NurPhoto/Shutterstock

Polonia do të hapë një hetim mbi uljen e detyruar të një avioni të Ryanair, i cili udhëtonte nga Athina për në Vilnius, të cilin regjimi bjellorus e organizoi në mënyrë që të arrestonte një gazetar opozitar të regjimit të Lukashenkos.

Roman Protasevich, aktivisti i arrestuar nga regjimi i Lukashenkos pas ndalimit të avionit Ryanair. Foto: Michal Fludra/NurPhoto/Shutterstock

Prokurori i Përgjithshëm dhe Ministri i Drejtësisë i Polonisë Zbigniew Ziobro të hënën urdhëroi një hetim për uljen e detyruar të një avioni nga ana e autoriteteve bjelloruse dhe më pas arrestimin e një aktivisti të opozitës që gëzonte status të mbrojtur në Poloni.

Polonia është në krye të luftës diplomatike të BE-së me Bjellorusinë dhe presidentin e saj autoritar, Aleksandër Lukashenko, i cili së bashku me shumë zyrtarë bjellorusë janë nën sanksione të BE-së, përfshirë ndalime udhëtimi dhe ngrirje të pasurive, të vendosura pas zgjedhjeve polemike të gushtit 2020 dhe shtypjen më pas të protestuesve.

Polonia ka qenë e zëshme në mbështetjen e saj ndaj opozitës bjelloruse, duke ofruar mbrojtje për të mërguarit dhe duke u dhënë kritikëve të Lukashenkos një shtëpi në Varshavë për ta përdorur si selinë e tyre. Regjimi i Lukashenkos ka marrë hak duke shënjestruar anëtarët e pakicës polake në Bjellorusi. Gjatë muajve të fundit, disa polakë në Bjellorusi janë arrestuar, përfshirë Andrzej Poczobut, një gazetar dhe anëtar i Shoqatës së Polakëve në Bjellorusi.

Avioni i Ryanair Athinë-Vilnius po kalonte në hapësirën ajrore bjelloruse gjatë rrugës për në Vilnius kur autoritetet bjelloruse, nën dyshimet se me urdhër të Lukashenkos, përdorën një alarm të rremë për bombë dhe një avion luftarak për ta detyruar avionin ku ndodhej edhe Roman Protasevich të ulej në Minsk, ku shërbimet e sigurisë hipën në avion dhe arrestuan më pas aktivistin e opozitës.

Incidenti, i cili ka shkaktuar zemërim në të gjithë Evropën dhe u përshkrua si “një akt i paparë i terrorizmit shtetëror” nga kryeministri polak Mateusz Moraëiecki, bëri që prokurorët në Poloni të hapnin një hetim të lidhur me dy nene në Kodin Penal polak.

Njëri nen ka të bëjë me përdorimin e mashtrimit ose kërcënimit të drejtpërdrejtë të dhunës për të marrë kontrollin e një avioni, i cili në këtë rast u regjistrua zyrtarisht në Poloni, duke dhënë një bazë ligjore për hetimin pasi avioni konsiderohet territor polak. Tjetri ka të bëjë me privimin e paligjshëm të lirisë së Protasevich, të cilit vitin e kaluar iu dha statusi i mbrojtur në Poloni, duke e lejuar atë të lëvizte lirshëm brenda BE-së, si dhe udhëtarëve të tjerë.

Gazetari 26-vjeçar është një nga themeluesit e kanalit Telegram NEXTA, i cili luajti një rol të rëndësishëm në organizimin e protestave kundër Lukashenkos gjatë gjithë gjysmës së dytë të vitit të kaluar. Të paktën një pjesë e përmbajtjes së NEXTA ishte ngarkuar nga Polonia, e cila ka një komunitet të konsiderueshëm të mërguarish bjellorusë, duke përfshirë themeluesit e kanalit dhe udhëheqës të tjerë të opozitës. Protasevich nuk jetonte më në Poloni.

“I kam kërkuar Presidentit të Këshillit Evropian ta zgjerojë axhendën e nesërme të Këshillit Evropian dhe të diskutojë sanksionet e menjëhershme kundër regjimit të A. Lukashenkos”, shkroi të dielën në mbrëmje në Tëitter kryeministri Moraëiecki. “Rrëmbimi i një aeroplani civil është një akt i pashembullt terrorizmi shtetëror. Kjo nuk mund të mbetet pa u ndëshkuar.”

Në Bjellorusi, Protasevich përballet me akuza për prishje të rendit publik dhe nxitje të urrejtjes shoqësore, dhe rrezikon deri në 12 vjet burg nëse dënohet. Ai është gjithashtu në një listë terroristësh të përpiluar nga autoritetet bjelloruse dhe, nëse akuzohet zyrtarisht për terrorizëm, mund të përballet me dënimin me vdekje. I riu i tmerruar thuhet se iu përgjërua ekuipazhit të avionit që të mos e ulte avionin, duke thënë se do të përballej me dënimin me vdekje nëse ata e bënin këtë. Pas disa orësh avioni u lejua të nisej për në destinacionin e tij.

Çekët i janë bashkuar Polonisë duke protestuar kundër veprimeve të regjimit bjellorus, megjithëse nuk ka pasur ende asnjë reagim nga Hungaria, Sllovakia ose ndonjë deklaratë të përbashkët nga Katërshja e Visegradit.

Etiketa: AkuzaAlekander LukashenkoAthinaBEBjellorusiBurgDhunëgazetarHetimkomunitetmbrojtjendalimepaktPoloniPoloniaprishjeprokurorProkuroriProkurori i PërgjithshëmRoman ProtasevichRyanairsanksioneSHSllovakiaTelegramTerroristTerrorizmivdekje
Tjetri
Autoriteti i Komunikimeve kërcënon me mbyllje faqet e internetit

 'Opozita parlamentare’ i hap rrugën kontrollit njëpartiak të AMA dhe RTSH

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.