AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

“Na ka ardh litari në fyt”, minatorët e papaguar bojkotojnë punën

Sami CurringaSami Curri
5 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Minatorët e Alb-Mi duke protestuar. Foto:Sami Curri

Dhjetra minatorë të papaguar prej të paktën 5 muajsh bllokuan punën në një prej galerive të kromit në zonën D në Bulqizë. Kompania pranoi problemin, por tha se po kërkonte zgjedhje ndërsa fajësoi rënie e çmimit të kromit.

Minatorët e Alb-Mi duke protestuar. Foto:Sami Curri

Dhjetra minatorë të kompanisë ALB-MI në Bulqizë të papaguar prej muajsh, bojkotuan të martën punën. Ata thonë se nuk kanë marrë pagat e disa muajve, përgjatë vitit 2020-2021. Ata deklarojnë se janë në vështirësi, pasi dyqanet nuk pranojnë më t’ju japin ushqime veresie dhe një pjesë prej tyre kanë kredi në banka dhe rrezikojnë të humbasin shtëpitë. “Kam një milion e gjysëm lek borxh pa paguar tek dyqani i lagjes për ushqime, pa llogarit gjëra të tjera. Prandaj kemi dalë këtu se na ka ardhë litari në fyt”, thotë Elson Zeneli, një nga minatorët protestues. Zeneli thotë se dyqani i lagjes nuk kishte pranuar t’i jepte sërish ushqime pa pagesë. “Kërkova një thes groshë, nga ata 10 kilëshet, më tha nuk të jap më borxh pa pagu ato që ke marrë”, tregon minatori.

Luan Shehu është një tjetër minator që nuk ka marrë pagat e disa muajve nga kompania ALB-Mi. Për të dhe disa të tjerë që po ju afron mosha e daljes në pension, kjo është një situatë kritike, pasi kompania nuk ka kryer edhe pagesat e sigurimeve që t’ju njihet si vjetërsi pune.

Administratori i kompanisë ALB-MI, Faik Dedja në një bisedë telefonike për BIRN, pranoi problemin e mos dhënies së disa pagave për minatorët. Ai deklaroi se e gjithë kjo situatë ishte shkaktuar si pasojë e çmimit shumë të ulët të kromit në tregjet ndërkombëtare, çfarë ka sjellë që kompania të mos mbuloj dot kostot e nxjerrjes së mineralit.

“Është e vërtetë. Kompania ka afro 5 muaj detyrime të prapambetura ndaj punëtorëve. Kjo e shpërndarë për vitin 2020 dhe 2021. Sot punëtorët e kanë bojkotuar punën, kanë ik, kjo pa pasur një diskutim edhe me ne për të bërë përpjekje për të gjetur një zgjidhje.” u shpreh Dedja.

Shumë kompani që kanë koncesione në Martanesh dhe Bulqizë, prej vitit 2018-të janë në krizë financiare për shkak të rënies së çmimit të kromit në bursa, duke zhytur në varfëri qindra familje që mbajnë frymën gjallë me punën nëntokë.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, AKBN, gjatë vitit 2018, në galeritë e kromit punonin 3170 punonjës, ose rreth 1 në çdo 10 banorë të Bulqizës sipas censusit të vitit 2011. Kjo është pjesa dërrmuese e krahut të punës në qytet.

Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës denoncoi mos reagimin e qeverisë për situatën e krijuar. “Sot minatorët e firmës ALB-Mi të zonës D të Bulqizës bojkotuan punën. Si shumë minatorë të tjerë, ata kanë muaj të tërë pa u paguar. Të detyruar të mbijetojnë me borxhe, minatorëve u ka vajtur halli aty ku nuk mban më”, thuhet në reagimin e shpërndarë për mediat nga SMBB.

Elton Debreshi, kryetar i sindikatës, tha gjatë protestës se punëtorët që punojnë në subjektet minerare në zonën mineral-mbajtëse, përballen me kushte të vështira pune. “Baza materiale po thuajse është zero, madje siç janë çizmet dhe veshmbathjet, kasketat, llampat detyrohen që punëtorët t’i blejnë vetë. Siç e përmendën edhe shokët, pagat një pjesë e madhe gjysma i marrin në dorë dhe gjysma i marrin në bankë”, u shpreh Debreshi.

Minierat janë një nga vendet më të rrezikshme të punës në Shqipëri dhe çdo vit ka aksidente të rënda me humbje jete. Disa ditë më parë, një 35-vjeçar humbi jetën në galeritë e kromit të administruar nga Albchrome.

Etiketa: aksidenteAlbchromeBIRNBorxheBulqizëDebreshiElton DebreshiFamiljeKEkredikryetarMartaneshMinatorPagatpaktprotestuesPunëPunëtorPunëtorëshqipShqipërisindikatazgjedhje
Tjetri
UNESCO paralajmëron Maqedoninë e Veriut të mbrojë Ohrin

UNESCO paralajmëron Maqedoninë e Veriut të mbrojë Ohrin

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.