AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Skeda e pasurisë së deklaruar –Tomorr Kullolli –Gjykata e Elbasanit

BIRNngaBIRN
5 years më parë
në Korrupsioni, KPK, Skeda, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Gjyqtari Tomorr Kullolli i Gjykatës së Elbasanit do të përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018.Gjyqtari i Gjykatës së Elbasanit, Tomorr Kullolli do të përballet të mërkurën më 2 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjyqësore që po kryen procesin e tij të vetingut përbëhet nga Valbona Sanxhaktari, Xhensila Pine dhe Lulzim Hamitaj.

Tomorr Kullolli e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe punon prej më shumë se dy dekadash si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Elbasan. Në vitin 2019, Policia e Shtetit e denoncoi publikisht Kullollin për vendimin e pushimit të çështjes penale dhe të lirimit nga burgu të Florenc Çapjes, një person me precedentë penale që akuzohej nga Prokuroria për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga gjyqtari Tomorr Kullolli nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga gjyqtari i Gjykatës së Elbasanit, Tomorr Kullolli.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, gjyqtari Tomorr Kullolli deklaronte pasuri me vlerë 1.1 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria familjare është rritur me gati 19 herë, duke kapur vlerën e 22.2 milionë lekëve.

Subjekti zotëron familjarisht pasuri të patundshme me vlerë 18.4 milionë lekë, likujditete bankare prej 1 milion lekësh, një automjet me vlerë 600 mijë lekë dhe 200 mijë lekë kursime në cash.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 48.8 milionë lekë, nga të cilat gati 33% burojnë nga paga e Z. Kullolli si gjyqtar, 18% nga paga e bashkëshortes dhe 12% nga shitja e një sipërfaqeje toke dhe 11% nga qiratë. Të ardhura në vlera të vogla deklarohen si dhurata në cash apo nga një kompani biznesi.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 15 vite të deklarimit, dy prej deklaratave rezultuan me probleme.

Subjekti Tomorr Kullolli rezulton me burime të pamjaftueshme financiare për të justifikuar shtesat e aseteve gjatë viteve 2004 në vlerë 1,021,280 lekë  dhe 2014 në vlerën 7,109,617 lekë.

Në vitin 2004, bashkëshortja e subjektit ka blerë apartament banimi me vlerë 1,900,000 lekë, pa specifikuar burim të ardhurash.

Në vitin 2006, subjekti deklaron si aset shtesë një shtëpi private në Elbasan me vlerë 6,800,000 lekë, me burim krijimi pesë huamarrje në vlerë totale 6,000,000 lekë dhe 5,000 euro, që shlyhen rregullisht gjatë viteve në vazhdim.

Në vitin 2013 deklarohen të ardhura të përfituara nga shitja e  tokës ndodhur në Fier, nga bashkëshortja Lindita (Çobo) Kullolli, përfituar sipas Ligjit Nr. 7501 për Tokën me vlerë 6,000,000 lekë, aset i cili nuk rezulton i deklaruar në vitet e mëparshme.

Në vitin 2014 është blerë një apartament dupleks në Tiranë në vlerën 69,371 euro, por nuk rezulton të jetë deklaruar burim financimi. Në të njëjtin vit, subjekti deklaron se ka përfituar të ardhura prej 3,783,700 lekësh nga shitja e aksioneve që zotëronte në një kompani, ndërsa ka dhënë një hua prej 2,000,000 lekësh.

Në vitin 2016, subjekti deklaron tokë, ara, ullishtë dhe kullotë të përfituara me vendimin nr. 1747, dt. 04.03.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për të cilat nuk jep vlerë financiare.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Etiketa: AnalizëArmëelbasanEuroFierGjykataGjykata e ElbasanitGjykata e Rrethit ElbasanGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarGjyqtarehuaKomisioni i Pavarur i KualifikimitKontrollilulzim hamitajpasuriaPoliciaPolicia e ShtetitProkuroriaraportreporterreporter.alSHSkedaTomorrTomorr KullolliValbonaValbona SanxhaktarivrasjeXhensila Pine
Tjetri
Flluska e kredive në sektorin e energjisë rrezikon të shpërthejë

Vdekja e elektricistit në Gjirokastër, arrestohet drejtuesi i punimeve të OSSH-së

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.