AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kritika dhe protestë kundër vendimit të Kuvendit që u mbyll dyert gazetarëve

BIRNngaBIRN
5 years më parë
në Lajme, Media Watch, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Mikrofonë të televizioneve shqiptare të vendosura pranë një boksi zëri në Tiranë, gjatë një konference për shtyp. Foto: BIRN

Gazetarët dhe organizatat e shoqërisë civile kritikojnë vendimin e Byrosë së Kuvendit për të mbyllur aksesin e mediave dhe raportimin e pavarur nga komisionet parlamentare, si një vendim që sjell censurë.

Mikrofonë të televizioneve shqiptare të vendosura pranë një boksi zëri në Tiranë, gjatë një konference për shtyp. Foto: BIRN

Vendimi i Byrosë së Kuvendit për të mbyllur aksesin dhe raportimin e pavarur nga komisionet parlamentare ka irrituar gazetarët dhe është shoqëruar me kritika nga organizatat e shoqërisë civile.

Përmes një njoftimi të shpërndarë të martën në Facebook, gazetarët e akredituar pranë Kuvendit paralajmëruan një protestë kundër kësaj vendimmarrjeje, e cila parashikohet të zhvillohet të mërkurën në orën 9:30.

“Vendimi i Byrosë së Kuvendit për të përjashtuar gazetarët e akredituar nga aksesi i komisioneve parlamentare është cënim i pastër i punës sonë dhe lirisë së medias,” thuhet në njoftimin që gazetarët shpërndanë në faqet e tyre në Facebook.

Më 2 qershor, Kuvendi publikoi në faqen e vet të internetit vendimin e Byrosë për ndryshimin e një rregulloreje të vitit 2014, e cila sanksionon se gazetarët nuk do të mund të lëvizin më në mjediset e Kryesisë së Kuvendit, por do të detyrohen të qëndrojnë në një dhomë të veçantë në bodrum, nga ku do të mund të ndjekin përmes rrjetit të transmetimit të kontrolluar, punimet e komisioneve parlamentare.

Me këtë vendim, Kuvendi i Shqipërisë bëhet institucioni i radhës që mbyll dyert për gazetarët dhe zëvendëson raportimin e pavarur me transmetimet zyrtare të kontrolluara nga zyrat e shtypit.

Përveç gazetarëve, vendimi u kritikua gjithashtu nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dhe Instituti i Studimeve Politike, të cilët theksuan në deklaratat e tyre mungesën e konsultimeve dhe rrezikun për censurë të mëtejshme.

“Çështja meriton të negociohet midis Kuvendit dhe grupeve të interesit. Kërkojmë specifikimin dhe shprehim rezervat tona për efektet e këtij vendimi deri edhe censurimi që mund të shfaqen në këtë praktikë,” tha kreu i Unionit, Aleksandër Çipa në një deklaratë për mediat të hënën.

Edhe Instituti i Studimeve Politike deklaroi se rregullorja e re nuk është konsultuar me grupet e interesit, komunitetin e medias që mbulon Kuvendin si dhe organizatat e shoqërisë civile.

“Vendimi rezulton të jetë marrë nga Byroja e Kuvendit, shumica absolute e anëtarëve të së cilës nuk do të jenë më deputetë në legjislaturën e re parlamentare. Një vendim i tillë me impakt në standardet e informimit në legjislaturën e re do të duhej të ishte sa më konsensual dhe më gjithëpërfshirës, si dhe do të duhej të merrte në konsideratë standardet më të mira të vendeve të BE-së,” thuhet në deklaratën e ISP.

Rregullorja e re, në një kapitull të quajtur “Orientimi i masmediave” sanksionon që rojet e kuvendit “sigurojnë shoqërimin e personave të akredituar gjatë qëndrimit të tyre në Kuvend,” kur e shohin të arsyeshme, ndërsa gazetarët duhet të qëndrojnë në vetëm një mjedis të përshkruar si “Newsroom”.

Përjashtim nga ky rregull përbëjnë Televizioni Publik Shqiptar dhe Agjencia Telegrafike Shqiptare, dy institucione propagande të kontrolluara nga qeveria. “Personat e akredituar, punonjës të RTSH dhe ATSH, mund të lëvizin lirisht,” thuhet në vendim.

Rregullorja e re ndryshon një rregullore të vitit 2014, në bazë të së cilës, gazetarët akreditoreshin te Kuvendi dhe kishin të drejtë të lëviznin nëpër korridore dhe të ndiqnin punimet e komisioneve nga mjedise të përcaktuara për median në sallat e mbledhjeve të këtyre komisioneve.

 

 

Etiketa: BEBIRNByroja e KuvenditdeputetFacebookgazetarInstituti i Studimeve PolitikeISPKomisionet parlamentarekonferenceKuvendKuvendiLiria e MediasMjedispropagandePunëQeveriaRregullorja e reRTSHshqipshqiptareVendimVendimi
Tjetri
Serge Brammertz: Ratko Mlladiç meriton dënim të dyfishtë për gjenocid

Serge Brammertz: Ratko Mlladiç meriton dënim të dyfishtë për gjenocid

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.