AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Një kredi e butë ngre pikëpyetje për konflikt interesi për Alketa Ziflën

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
5 years më parë
në Korrupsioni, KPK, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurorja e Tiranës, Alketa Zifla në KPK. Foto: LSA

Prokurorja Alketa Zifla dha shpjegime në KPK për përfitimin e një kredie të butë nga Bashkia e Fierit, ndërkohë që kishte vendosur mosfillimin e hetimit mbi zyrtarët lokalë, që akuzoheshin për shpërdorim detyre në ndarjen e banesave sociale. 

Prokurorja e Tiranës, Alketa Zifla në KPK. Foto: LSA

Prokurorja Alketa Zifla e Prokurorisë së Tiranës u përball të hënën më 14 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, ku gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime më së shumti për përfitimin e një kredie me kushte lehtësuese nga Bashkia e Fierit, që e kishte përdorur për blerjen e një apartamenti në Tiranë. Ndërkojë ajo mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.

Procesi i rivlerësimin për prokuroren Zifla po kryhet nga trupi gjykues i kryesuar nga Etleda Çiftja, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Xhensila Pinen. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkomëtar ishte e pranishme Maria Tuma.

Alketa Zifla e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe ka punuar fillimisht si prokurore në Prokurorinë e Tepelenës. Në vitin 2008, ajo u emërua prokurore në Fier, ndërsa në 2013-ën u transferua në prokurorinë e Tiranës.

Me ngjitjen e Arta Markut në krye të Prokurorisë së Përgjithshme në dhjetor 2017, Zifla u emërua shefe e kabinetit. Pas largimit të Markut, ajo u rikthye në Prokurorinë e Tiranës, ku vazhdon ta ushtrojë aktualisht detyrën.

Relatorja Qirko tha se prokurorja Zifla kishte pasqyruar në deklaratën veting pasurinë apartament me sipërfaqe 59 m2 në Tiranë, me vlerë 11.2 milionë lekë me burim një kredi të butë të përfituar nga Bashkia e Fierit.

Në vitin 2012, Zifla ka deklaruar se e ka blerë këtë pasuri në shumën 3.4 milionë lekë nga prindërit e saj, të cilët e kishin blerë atë në vitin 1995 për 1.4 milionë lekë. Shuma 11.2 milionë lekë përfaqëson rivlerësimin e apartamentit.

Midis subjektit të rivlerësimit dhe prindërve të saj është nënshkruar edhe një kontratë për dhënie kapari, ku cilësohet se prokurorja Zifla ka shlyer shumën 1.5 milionë lekë dhe se vlerën 3.5 milionë do ta shlyente kur të përfitonte kredinë. Qirko tha se subjekti ka dorëzuar deklaratë noteriale të prindërve, ku ata shprehen se nuk e kanë marrë pjesën e kaparit në shumën 1.5 milionë lekë dhe se e kanë nënshkruar këtë kontratë për të mundësuar marrjen e kredisë.

Gjithashtu, prindërit kanë nënshkruar një tjetër deklaratë ku shprehen se nga vajza e tyre kanë marrë vetëm vlerën 3 milionë e 452 mijë lekë si pagesë për apartamentin në Tiranë, që sipas tyre ka qenë shuma e përfituar nga kredia.

“Këto veprime duket se janë kryer për të përfituar kredinë e butë,” tha relatorja Qirko dhe evidentoi se kredia ishte përdorur jashtë juridiksionit të Bashkisë Fier.

Nga verifikimet e kryera prej KPK-së ka rezultuar se kredia e përfituar nga Zifla është kaluar në llogarinë e prindërve të saj, të cilët e kanë investuar në bono thesari dhe më pas e kanë kaluar pjesë- pjesë në llogarinë e bankës për shlyerjen e kësteve të kredisë.

Relatorja evidentoi mosdeklarimin e së drejtës reale mbi një shtesë në apartamentin 59 m2 në Tiranë në proces legalizimi, për të cilën i ati ka deklaruar që të regjistrohet në emër të subjektit.

Nga hetimi administrativ ka rezultuar se prokurorja Zifla ka aplikuar për strehim në Bashkinë e Fierit në kohën kur ajo ushtronte funksionin e prokurores në atë qytet. Sipas Qirkos, subjekti ka pushuar në atë periudhë një hetim ndaj zyrtarëve të Bashkisë Fier, të denoncuar për shpërdorim detyre nga disa qytetarë lidhur me ndarjen e banesave sociale.

Në seancë u tha se mosfillimi ishte vendosur me argumentimin se veprimet e të kallëzuarve nuk përbënin vepër penale dhe se vendimarrja ishte marrë me votë të fshehtë nga Këshilli Bashkiak.

“Dukej se ishte në kushtet e konfliktit të interesit dhe se duhej të jepte dorëheqjen,” tha Qirko.

Prokurorja Alketa Zifla falëndderoi Komisionin për raportin e relatuar dhe i kundërshtoi gjetjet për fiktivitet dhe konflikt interesi në përfitimin e kredisë së butë.

“Fjala që më goditi më shumë ishte ‘fiktivitet’. Mund të duket kështu, por ato veprime janë pranuar pasi kanë qenë të diktuara nga kushtet e mia financiare dhe për strehimin e fëmijëve. Alternativa për të përfituar kredi apo strehim me çmimet e tregut ishte ‘zero’. Kam qenë e pastrehë në çdo detaj për të përfituar një kredi lehtësuese,” deklaroi Zifla dhe theksoi se edhe aktualisht nuk e kishte zgjidhur ende problemin e strehimit për familjen e saj.

Zifla sqaroi se kontrata e kaparit ishte detyruar për shkak të kritereve të ngurta të bankës. Sipas saj, edhe një apartament me sipërfaqe 38 m2 në Tepelenë, i përfituar me anë të vendimit të Këshillit të Bashkisë të vitit 1995 nga EKB për çmimin 202 mijë lekë, nuk plotësonte asnjë nevojë për strehimin e familjes së saj.

Prokurorja Zifla sqaroi se qyteti i Fierit nuk kishte pasur ndonjë lidhje me synimet e saj për t’u strehuar aty, por për shkak të transferimit me punë i ishte drejtuar bashkisë me kërkesën për kredinë e butë. “Ligji nuk parashikon në asnjë pikë juridiksionin për përdorimin e kredisë. Nuk ka asnjë pengesë ligjore për përdorimin e saj,” theksoi Zifla.

“Mendova se kjo do ishte kostoja më e ulët. Veç pagave nuk kemi pasur mundësi tjetër,” pohoi Zifla dhe shpjegoi se në apartamentin që u ka blerë prindërve jetojnë ende këta të fundit, pasi janë të moshuar dhe ka sipërfaqe të vogël, duke mos i plotësuar nevojat e familjes së saj.

“Pas 12 vitesh jetoj ende me qira. Mendoj se nuk mund të ketë qenë një hap i mirë në logjikën ekonomike, por absolutisht jo në shkelje të ligjit dhe që të ketë fiktivitet. Nuk kanë sjellë asnjë pasojë. Edhe çmimi i rivlerësimit ka qenë detyrues. Çmimi real ëshë aq sa është në kontratë,” këmbënguli Zifla.

Prokurorja e kundërshtoi edhe konstatimin për konflikt interesi në hetimin e çështjes ndaj zyrtarëve të bashkisë, duke u shprehur se kjo mund të ndodhte nëse do të kishte hetuar çështje të tjera më vonë.

Për vendimarrjen e mosfillimit të hetimit, Zifla sqaroi se ishte prishur nga gjykata dhe nisur nga situata e kallëzuesve, nuk e kishte ankimuar.

“Gjykata e detyroi prokurorinë të kryente hetime, u dërguan në gjyq disa të pandehur dhe pastai vetë gjykata konkludoi në pafajësi, me argumentet dhe arsyetimin që kisha konkluduar,” pohoi Zifla dhe ritheksoi se nuk kishte menduar se kishte qenë në kushtet e konfliktit të interesit në atë çështje.

Në seancë u evidentuan edhe disa transaksione të kryera nga babai i subjektit për blerjen e një apartamenti në Tiranë. Qirko tha se Zifla nuk e ka deklaruar këtë pasuri në emër të babait, i cili është konsideruar si person tjetër i lidhur dhe se vëllai nuk ka lëshuar ndonjë prokurë përfaqësimi për të atin. Gjithashtu, nuk është provuar dot transferimi i shumave të paguara për këtë apartament nga vëllai tek babai i subjektit, si edhe burimi.

“Vëllai mund t’i kishte kryer vetë pagesat që nga Vlora,” tha Qirko. Sipas Komisionit, vëllai i Ziflës ishte vetë subjekt deklarimi, por nuk e kishte deklaruar këtë pasuri.

Zifla theksoi se nuk kishte pasur detyrim të deklaronte pasurinë e të vëllait dhe sqaroi se ai kishte zotëruar një truall që e kishte dhënë për zhvillim, duke përfituar tetë apartamente, dy nga të cilët i kishte shitur në vlera që justifikonin plotësisht çmimin e apartamentit në Tiranë.

“Nëse do e dispononim këtë apartament, as unë nuk do rrija me qira dhe as babai im nuk do rrinte aty ku jeton sot,” deklaroi Zifla dhe shtoi se aty kanë jetuar e jetojnë fëmijët e vëllait.

Komisioni ka konstatuar balancë negative në shumën 613 mijë lekë për vitin 2017 lidhur me shpenzimet e studimeve të djalit në Austri dhe shpenzimet e tjera familjare. Pamundësi financiare ka rezultuar edhe në vitin 2010 në shumën 129 mijë lekë.

Zifla kërkoi që KPK të marrë në konsideratë analizën financiare të dorëzuar prej saj. “Ndoshta nuk kanë qenë veprimet më të mira ekonomike, por jam munduar të edukoj dhe arsimoj fëmijët”, pohoi ajo.

Zilfa përfundoi se nëse do të konfirmohej në detyrë do të vazhdonte të ushtronte detyrën me përkushtim.

KPK njoftoi se seanca për shpalljen e vendimit do të zhvillohet më 16 qershor, ora 09:45.

 

 

Etiketa: Alketa ZiflaAnalizëAustriBashkiaBashkia e FieritBono thesaridetyrimEtleda ÇiftjaFierGjykataGjyqHetimhetimeKomisioni i Pavarur i Kualifikimitkonfliktkonflikt interesiKPKkredikrediaMaria TumaProkurProkuroreProkuroria e Rrethit TiranëSeancaSHShpërdorim detyreTiranëVetingVëzhguesitVlorazhvillim
Tjetri
Grumbulluesit e ndëshkuar të bidonëve në kazanë i kërkojnë Bashkisë alternativë punësimi

Qytetari egjiptian fiton gjyqin ndaj Bashkisë Tiranë me dëmshpërblim 2.5 milionë lekë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.