AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Thyerja e shtyllës vret dy elektricistë të OST në Fier

Valbona DavidhingaValbona Davidhi
5 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Shtylla në të cilën humbën jetën dy elektricistë. Foto:Valbona Davidhi

Një shtyllë e vjetër e tensionit të lartë është thyer duke zënë poshtë dhe vrarë dy elektricistë të Operatorit të Sistemit të Transmetimit në Fier. 6 punonjës të OST dhe OSHEE kanë humbur jetën në punë nga fillimi i këtij viti.

Shtylla në të cilën humbën jetën dy elektricistë. Foto:Valbona Davidhi

Një shtyllë e vjetër e tensionit të lartë është thyer të martën dhe ka vrarë dy elektricistë të cilët po punonin mbi të. Ngjarja ndodhi në Jagodinë të Rroskovecit. Policia njoftoi se Gjergji Duka 50 vjeç nga Kuçova dhe Bashkim Saliasi 64 vjeç nga Mallakastra, punonjës të Operatorit të Sistemit të Transmetimit, të cilët po punonin për ndërrimin e linjës së tensionit të lartë, mbetën të vdekur në vend prej shtyllës që i zuri poshtë.

Drejtori i OST Andi Prifti konfirmoi se dy elektricistët ishin në punë dhe janë vrarë nga shtylla që “është këputur në mes”. OST po kryen zëvendësimin e linjës së tensionit të lartë që lidhet nëpërmjet shtyllave te amortizuara duke e vendosur në shtylla të reja. Në zonë janë edhe disa shtylla të tilla.

Banorë të zonës treguan se prej disa ditësh i kishin parë dy elektricistët që punonin mbi shtyllat e vjetra, të cilat po zëvendësoheshin.

“Dje i pashë te ajo shtylla tjetër, ishin dy vetë dhe makina, unë kam tokën këtu po këto shtylla janë ndërtuar që në 58-ën dhe janë të vjetra”, tha një banor pranë tokës së të cilit ndodhi ngjarja.

Mariglen Andrea drejtor i Inspektoratit të Punës në Fier tha se ata do të hetonin ngjarjen. “Ne po dërgojmë inspektorët në vendngjarje për të këqyrur rrethanat dhe kushtet e sigurisë. Më pas do kemi një raport”, tha  Andrea. Policia më herët njoftoi se ngjarja po hetohet nga një grup ekspertësh.

OST dhe OSHEE janë ndërmarrjet publike me bilanc të rëndë të aksidenteve në punë. Vetëm gjatë fillimit të vitit 2021 6 elektricistë kanë humbur jetën në Gjirokastër dhe në Fier, ku po punohet për ndërtim linjash të reja.

Etiketa: FierInspektorKuçMakinaMariglen AndreaOSHEEOSTPoliciaPunëraportSHValbona
Tjetri
Burokracitë dhe zvarritjet fajësohen për mungesën e sigurisë në plazhe

Burokracitë dhe zvarritjet fajësohen për mungesën e sigurisë në plazhe

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.