AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPK

KPK me  vendim gjysmak, lë pa konkluzione hetimin e figurës dhe profesionalizmit të Kol Hysenaj

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
5 years më parë
në KPK, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurori Kol Hysenaj duke dalë nga KPK. Foto: BIRN

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të analizojë në vendimin e rivlerësimit të prokurorit të Tiranës, Kol Hysenaj vetëm kriterin e pasurisë, duke argumentuar se ishte i mjaftueshëm për shkarkimin e tij. Ndërkohë gjetjet e relatuara për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin të cilat iu përmenden Hysenajt në seancë dëgjimore mbeten të pasqaruara.  

Prokurori Kol Hysenaj duke dalë nga KPK. Foto: BIRN

Megjithëse Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK evidentoi probleme në të tri kriteret e rivlerësimit për prokurorin e Tiranës Kol Hysenaj gjatë seancave dëgjimore të zhvilluara në 18 shtator 2020 dhe më 15 prill 2021, në vendimin e arsyetuar analizon vetëm gjetjet për pasurinë duke i konsideruar të mjaftueshme për shkarkimin e tij.

Ndërkohë mbeten pa rezultat përfundimtar gjetjet për profesionalizmin dhe denoncimet nga publiku, si dhe një raport negativ i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK për figurën, duke mos qartësuar nëse qëndronin si gjetje apo ishin rrëzuar pas pretendimeve të Hysenajt që i kundërshtoi ato.

“[…]trupi gjykues çmoi të përmendë në këtë vendim faktet e evidentuara nga organet ndihmëse që sipas ligjit kanë kryer vlerësimin si dhe hapat hetimore të ndërmarra nga Komisioni, pa u ndalur në një analizë të hollësishme të tyre[…]”, vlerëson trupi gjykues i KPK i kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Firdes Shulin dhe anëtar, Olsi Komicin duke renditur në vendim vetëm disa veprime procedurale të kryera për këto dy kritere.

Gjetje pa përfundim

Gjatë seancës dëgjimore të parë u relatua një raport i dytë i DSIK ku konstatohej papërshtatshmëria e prokurorit Hysenaj për të vazhduar detyrën, bazuar në dyshime për përfshirje në afera korruptive, kontakte me një avokat, ndërhyrje në dosje dhe kontakte me persona që ishin përfshirë në mashtrime me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH).

Po ashtu në seancë u referua një aksident në të cilin ishte përfshirë Hysenaj si drejtues i një mjeti që ishte përplasur me një mjet tjetër në vitin 2008. Drejtuesi i mjetit tjetër Golf 2 kishte humbur jetën në aksidentin që ishte hetuar nga Prokuroria e Lezhës dhe për të cilën ishte vendosur se s’kishte vepër penale, me argumentin se asnjë nga palët nuk kishte pasur faj. Komisioni dhe vëzhguesi i ONM e pyetën Hysenajn lidhur me faktin se në momentin e aksidentit ai kishte qenë duke drejtuar një mjet për të cilin nuk kishte as dokumente pronësie as leje përdorimi.

Në seanca u evidentuan edhe denoncime që lidheshin me hetime aksidentesh. Në dy raste familjarë të viktimave pretendonin se prej subjektit ishin ndryshuar të dhënat dhe faktet duke u bërë ata fajtorë, me qëllim që të shpangeshin punëdhënësit nga detyrimi për pagesën e dëmshpërblimit.

Hysenaj e kundërshtoi raportin e DSIK-së duke e cilësuar si dashakeqës dhe për denoncimet paraqiti të dhëna nga dosjet që sipas tij dëshmonin një situatë të ndryshme nga ajo që pretendohej. Për përdorimin mjetit pa dokumente ai tha se e kishte marrë për ta përdorur nga një mik i tij dhe se nuk i kishte kërkuar t’i shfaqet dokumentacionin.

Por ndryshe nga çështjet e tjera KPK nuk ka dalë me një përfundim mbi këto gjetje, duke mos i analizuar ato dhe duke mos u shprehur nëse barra e provës e kaluar në këto rast ishte rrëzuar apo jo. Vendimi që duket i paplotë e bën të paqartë nëse Hysenaj kishte kaluar apo jo procesin në dy kriteret e tjera.

Mungesa e burimeve financiare

Në përfundim të procesit të rivlerësimit, KPK vlerëson se prokurori Kol Hysenaj nuk arrin nivel kualifikues për sa i takon kriterit të pasurisë, pasi ka kryer deklarime të pasakta dhe të pamjaftueshme që konsiderohen shkarkuese. Gjithashtu konsiderohen pamundësi financiare në vlera të mëdha për krijimi e pasurive në vite.

Komisioni ka vlerësuar që ta bazojë analizën financiare në deklarimet vjetore të prokurorit Hysenaj, ndërsa pretendimet e tij gjatë procesit të vetingut në lidhje me kursimet në formën e likuiditeteve cash të mbajtura në banesë në fund të çdo viti, nuk janë marrë në konsideratë.

Sipas Komisionit, Hysenaj gjendet në pamundësi financiare në shumën 2 milionë e 488 mijë lekë për krijimin e një depozite 20 mijë euro në vitin 2010. Hysenaj ka pretenduar se burimi i krijimit të kësaj shume janë kursime më të hershme nga paga e tij dhe e bashkëshortes, si dhe nga aktiviteti i bar-kafe në vlerën totale 4 milionë e 295 mijë lekë për periudhën 2003 – 2009, por Komisioni konstaton se subjekti në asnjë rast nuk ka deklaruar kursime cash dhe për këtë arsye nuk janë konsideruar për krijimin e depozitës 20 mijë euro.

Situatë e ngjashme është konstatuar edhe për blerjen e një sipërfaqe toke 2000 m2 në Tiranë në vitin 2011 kundrejt shumës 11 milionë e 160 mijë lekë. “Është e vërtetë që përgjatë disa viteve subjekti ka rezultuar me balanca pozitive, por, ka pasur detyrimin që në fund të çdo viti të deklaronte kursimet cash të pashpenzuara ose ndryshimet e tyre”, evidenton trupi gjykues dhe konkludon se subjekti është në pamundësi financiare në shumën 5.1 milionë lekë për blerjen e kësaj pasurie.

Hysenaj është gjetur në pamundësi financiare për blerjen e dy pasurive tokë + truall në Korçë në vitin 2016, si burim krijimi të të cilave ka deklaruar kursimet nga pagat, shitjen e një trualli në Tiranë dhe të ardhura nga biznesi, të depozituara në bankë.

Të ardhurat nga pagat për vitin 2016 janë konsideruar në shumën totale 1 milion e 550 mijë lekë ndërkohë që nga biznesi 312 mijë lekë. Nga shitja e tokës me sipërfaqe 1000 m2 + ndërtesë në Tiranë në janar të vitit 2012, Hysenaj ka përfituar në vitin 2013 vlerën 14 milionë e 170 mijë lekë.

Komisioni konstaton se subjekti nuk ka deklaruar në vitin 2013 gjendje likuiditeti cash në shumën e përfituar nga shitja e tokës në Tiranë dhe as nuk e ka depozituar këtë vlerë në bankë. Gjithashtu, ai nuk rezulton ta ketë deklaruar si gjendje likuiditeti cash në DPV-të për vitet 2014 dhe 2015, për ta përdorur si burim për blerjen e dy pasurive në Korçë në vitin 2016, ashtu sikurse deklaron në deklaratën veting.

Nisur nga këto konstatime, trupi gjykues ka vlerësuar të mos e përfshijë në analizën financiare këtë të ardhur, prej nga subjekti i rivlerësimit ka rezultuar në pamundësi në shumën 16 milionë e 704 mijë lekë për blerjen e pronave në Korçë në vitin 2016. “Në rast se do të konsiderohej shuma 134.900 USD e mbartur si gjendje cash nga viti 2013 dhe e përdorur për blerjen e pasurive në Korçë në vitin 2016, pamundësia financiare do të rezultonte në shumën -2.893.176 lekë”, citohet në vendim.

Balanca negative kanë rezultuar edhe për blerjen e katër automjeteve. Nga analiza financiare përfundimtare, ku janë konsideruar disa nga pretendimet e Hysenajt, ka rezultuar total i balancave negative në vite, në shumën 23 milionë e 125 mijë lekë.

“Edhe nëse do t’i referoheshim varantit të dytë të analizës financiare të kryer nga Komisioni, në përfundim të hetimit administrativ, duke konsideruar të ardhurat e përfituara nga shitja e pasurisë në F., Tiranë, në shumën 134.900 USD, si gjendje likuiditeti cash në fund të vitit 2013, […], balanca negative do të ulej nga 23.125.856 lekë në 9.632.538 lekë, një vlerë përsëri e konsiderueshme dhe që përbën shkak për penalizim të subjektit të rivlerësimit”, konkludon KPK.

 

Etiketa: aksidentAnaliza financiareAnalizëBIRNdosjeDSIKEurohetimeHysenajKol HysenajKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPKLezhëOlsi KomicinONMPagatPamela QirkoprokurorProkuroriProkuroriaProkuroria e Rrethit TiranëPunëraportSeancashtatorTiranëTVSHVendimVendimiVeting
Tjetri
Thyerja e shtyllës vret dy elektricistë të OST në Fier

Vdekja e elektricistëve në Jagodinë, arrestohen  drejtori dhe inxhinieri i OST

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.