AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Apeli lë në fuqi dënimin Arbër Çekajt për organizim të trafikut të 613 kg kokainë

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
5 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Foto: LSA

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë për Arbër Çekajn, Donald Lushajn dhe Armando Pezakun, të akuzuar për trafikim droge nga Amerika Latine. Përfaqësuesi ligjor i Çekajt, Maksim Haxhiaj e cilësoi vendimin të pabazuar në prova dhe në shkelje të të drejtave të njeriut.  

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Foto: LSA

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të premten të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë për deklarimin fajtor të biznesmenit Arbër Çekaj, si dhe dy të pandehurve të tjerë si bashkëpunëtorë të tij në trafikimin e 613 kilogramëve kokainë në shkurt të vitit 2018. Vendimi u mor nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Dhitmitër Lara, me anëtare gjyqtaret Saida Dollani dhe Valdete Hoxha.

Më 15 shtator 2020, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi dënimin përfundimtar të të pandehurit  Arbër Çekaj me 14 vjet heqje lirie; për Donald Lushajn dënimin me 10 vjet e 8 muaj burgim dhe 8 vite e 8 muaj burg për Armando Pezakun.

Pas shpalljes së vendimit nga Apeli i Gjykatës së Posaçme, përfaqësuesi ligjor i të pandehurit Arbër Çekaj, avokati Maksim Haxhia e cilësoi dënimin të pabazuar në prova dhe në cënim të të drejtave të njeriut.

“Është për të ardhur keq që kjo gjykatë është kthyer në një gjykatë noter të prokurorisë. Është për të ardhur keq perspektiva e mbrojtjes së të drejtave të njeriut në procesin në procesin penal, shkelet me të dy këmbët, […]. Është një gjykatë që dënoi një njeri…, po flas për kilentin tim, pa asnjë provë. Dhe jo vetëm kjo, por nuk mori në konsideratë dhe nuk i dha as të drejtën që të mbrohej në konkluzione përfundimtare”, pohoi Haxhia për mediet.

Policia shqiptare sekuestroi sasinë më të madhe të kapur ndonjëherë me kokainë në portin e Durrësit në 28 shkurt 2018, në një konteiner me banane që vinte nga Amerika Latine. Droga ishte e ndarë 528 në pako të ndryshme ku çdo pako kishte shënime të ndryshme dalluese, të tilla si “KE”, “020”, “CR77”, “Toni Montana”, “Molle 3”, “777” etj., duke sugjeruar praninë e një sindikate të krimit me pjesëmarrje të grupeve të ndryshme kriminale. Ajo u sekuestrua në atë që policia e shpalli se ishte një kontroll rastësor pas identifikimit të një anomalie në formën e konteinerit të vërejtur në skaner.

Ndërsa policia shqiptare u lavdërua për suksesin, pikëpyetje u ngritën mbi faktin se pse operacioni u ndërpre në mjediset e kompanisë Arbri Garden dhe nuk u gjurmua droga në vazhdimësi për të gjetur porositësit e saj. Sasia e madhe vuri në pah shkallën e sofistikimit të krimit të organizuar shqiptar si dhe fuqinë e tij financiare pasi blerja e një sasie të tillë droge kërkon investim paraprak prej miliona eurosh.

Prokuroria konsideron Arbër Çekajn, 40 vjeç, pronarin e kompanisë së importit të bananeve, si “personi përgjegjës që ka marrë pjesë në organizimin e infrastrukturës për porositjen, nisjen, transportimin dhe mbërritjen e lëndës narkotike”.

Prokuroria thotë se fakti që Çekaj iku drejt Gjermanisë dy ditë para kapjes së lëndës narkotike, si dhe konstatimi se biletën e avionit e kishte prerë vetëm vajtje, tregojnë dijeninë dhe përgjegjësinë e tij për drogën. Sipas organit të akuzës, mes Çekajt dhe të pandehurit tjetër, Donaldo Lushaj, janë kryer komunikime në Whatsapp mbi ngarkesën në fjalë.

Lushaj, i cili ka punuar me Çekajn prej disa vitesh, konsiderohet bashkëpunëtor për shkak se në kompaninë Arbri Garden njihej si drejtues dhe se ai ka udhëtuar disa herë jashtë vendit bashkë me punëdhënësin e tij. Shoferi Armando Pezaku argumentohet se ka njohje të mëparshme me Donaldo Lushajn pavarësisht se ky i fundit mohon.

Etiketa: AmerikaAmerika LatineApeliArbër ÇekajbananeBurgDrogaDrogeGjykataGjykata e PosaçmeGjykata e Posaçme e ApelitGjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e OrganizuarGjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarGjykatëGjykatësKEoperacioniParaPoliciaProkuroriaPunëPunëtorSaida DollaniSHshqiptareshtatorSPAKValdete HoxhaVendimi
Tjetri
KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren Evjeni Sinojmeri

Gjyqtarja Evjeni Sinojmeri u shkarkua në mungesë për probleme të pasurisë

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.