AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPA

KPA shkarkon Kastriot Selitën: Dështoi të kalonte testin e moscënimit të besimit të publikut

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
5 years më parë
në KPA, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari i Gjykatës Administrative të Apelit, Kastriot Selita në KPA. Foto: Vladimir Karaj.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vuri në dukje një lidhje mes problemeve në pasuritë e Kastriot Selitës, me mangësitë profesionale të gjetura dhe gjendjen në kushtet e konfliktit të interesit, të cilat të marra në tërësi çuan në vendimin e shkarkimit për “cënim të besimit të publikut te drejtësia”.

Kryetari i Gjykatës Administrative të Apelit, Kastriot Selita në KPA. Foto: Vladimir Karaj.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të premten vendimin për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Gjykatës së Apelit Administrativ, Kastriot Selita. Ky i fundit nuk ishte i pranishëm gjatë seancës publike të shpalljes së vendimit.

Në mënyrë unanime, trupi gjykues i KPA, i kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Ina Ramën dhe anëtarë Natasha Mulajn, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomon, vendosi të ndryshojë vendimin e Komisionit të Pavaur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin e Selitës duke e cilësuar atë të padrejtë dhe të pabazuar në ligj, si dhe të shkarkojë atë nga detyra.

Kastriot Selita, i cili drejtonte Gjykatën e Apelit Administrativ prej vitit 2013, u konfirmua në detyrë nga KPK më 18 qershor 2019 me votat e Brunilda Bekteshit dhe Lulzim Hamitajt, ndërkohë që kryesuesi Olsi Komici votoi për shkarkimin.

Bazuar edhe në rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM Komisioneri Publik i kërkoi KPA-së të rihetonte deklarimet e subjektit dhe të personave të lidhur, si dhe të kryhej një analizë të re financiare me qëllim justifikimin e burimit të ligjshëm të pasurive që zotëron. Ndërsa lidhur me vlerësimin e aftësive profesionale, ku përfshiheshin edhe raste e konfliktit të interesit, Ballhysa e konsideroi të cënueshëm vendimin e KPK-së për Selitën.

Kryesuesja Albana Shtylla deklaroi në fillim të seancës së të premtes se gjyqtari Kastriot Selita nuk kishte njoftuar ndonjë shkak të arsyeshëm për mospjesëmarrjen e tij. Në vijim ajo lexoi në mënyrë të përmbledhur konkluzionet e Kolegjit, në të cilat u bazua vendimmarrja e shkarkimit të gjyqtarit Selita.

Shtylla tha se trupi gjykues i çmonte të drejta dhe të bazuara në ligj shkaqet e ngritura nga Komisioneri.

Kolegji konstatoi disa probleme për pasurinë dhe profesionalizmin. Konkretisht, u konstatuara mungesë e burimeve të ligjshme për financimin e pasurisë shtëpi banimi dy kate + papafingo me sipërfaqe 268.2 m2 në Linzë të Tiranës, e krijuar nga familja e bashkëshortes së subjektit në vitin 2003. Një pjesë të ardhurave të përfituara nga shitja e kësaj pasurie nga familja e bashkëshortes, është deklaruar se janë përfituar prej kësaj të fundit dhe se janë përdorur për krijimin e pasurive të tjera.

Kolegji evidentoi se Selita ka kryer deklarim të pasaktë në deklaratën veting përsa i përket kredisë së marrë nga personi i lidhur në vitin 2004 në vlerën 23 mijë euro, të deklaruar si një prej burimeve që ka shërbyer për blerjen e apartamentit 102 m2 në rrugën e teleferikut në Linzë të Tiranës. Shtylla tha se nga hetimi në KPA ka rezultuar se kjo kredi është disbursuar për llogari të një huadhënësi, personit të lidhur F.Sh..

Ajo vijoi se, të ardhurat e përfituara nga bashkëshortja në vlerën 18 mijë euro, si diferencë e çmimit të blerjes dhe çmimit të shitjes së apartamentit me sipërfaqe 102 m2 në Linzë, nuk plotësojnë kërkesat e ligjit për tu konsideruar të ligjshme, pasi janë shmangur nga detyrimi i pagimit të taksave mbi të ardhurat personale në vitin 2007, kur janë krijuar.  Gjithashtu, u konstatua mungesë e burimeve të ligjshme për të financuar blerjen e apartamentit 73 m2 në Tiranë në vitin 2003.

Kolegji vlerëson se konstatimet për kriterin e pasurisë nuk mund të konsiderohen si shkaqe të mjaftueshme për deklarim të mjaftueshëm për shkak të rrethanave dhe rolit të subjektit në krijimin e tyre. “[…]por duhen çmuar në raport me gjithë gjetjet e tjera”, theksoi Shtylla.

Për profesionalizmin Kolegji ka analizuar çështjet që kanë lidhje me konfliktin e interesit si dhe mangësi në gjykim.

Sipas KPA, konstatohet mungesë e vlerësimit të duhur mbi situatën në dukje të konfliktit të interesit nga ana e subjektit, lidhur me gjykimin e çështjeve në të cilat ka qenë palë ndërgjyqëse ortaku i vetëm i dy shoqërive, me të cilat subjekti dhe bashkëshortja kishin qenë në marrëdhënie kontraktuale. Gjitashtu u evidentua si problem paraqitja e dorëheqjes jo në kohën e duhur në një çështje ku ka qenë palë edhe organi tatimor ku bashkëshortja e Selitës ka disponuar pozicione drejtuese.

Në çështjet gjyqësore të denoncuara nga publiku, konkretisht të shtetasve K.B., D.Sh., T.B. dhe I.S, si dhe të enteve shtetërore, janë gjetur mangësi në aftësitë profesionale.

“Mangësitë e vërejtura në çështjet e mësipërme, përfshi dhe trajtimin jo në mënyrën e duhur të situatave të konfliktit të interesit në dukje, konsiderohen se janë qëndrime që kanë afektuar indikatorët e njohurive të ligjit, si dhe organizative, të etikës dhe integritetit[…]”, pohoi Shtylla.

Selita u vlerësua negativisht në kriterin e aftësive profesionale. Sipas Kolegjit, duke qenë se mangësitë profesionale ekzistojnë krahas mungesës së burimit të ligjshëm të pasurive të subjektit, ndonëse të krijuara jo drejtpërdrejtë prej veprimtarisë së tij, por “minimalisht të miratuara prej tij” duhen vlerësuar në tërësi.

“[…]Kolegji vlerëson se subjekti dështoi të kalonte testin e moscënimit të besimit të publikut tek drejtësia për shkak të ekzistencës së këtyre shkeljeve dhe se programi i trajnimit në shkollën e magjistraturës nuk mund të shërojë këtë situatë për rikuperimin e besimit të publikut[…]., konkludon Kolegji dhe çmon se vendimi i KPK-së duhet ndryshuar pasi nuk gjendet i drejtë dhe i bazuar në fakte dhe në ligj. Për këto arsye, trupi gjykues i KPA vendosi shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Kastriot Selita.

Etiketa: Administrativeaftësitë profesionaleAlbana ShtyllaDrejtësiaEuroGjykata Administrative e ApelitGjykatëGjykatësgjykimGjyqgjyqtarKastriot SelitaKolegjiKolegji iKolegji i Posaçëm i ApelimitKomisioneriKomisioneri PublikKPAKPKkrediLigjNatasha MulajnOlsi KomiciONMraportSHtë drejtaTiranëVendimiVeting
Tjetri
Thyerja e shtyllës vret dy elektricistë të OST në Fier

Gjykata e Fierit cilëson të paligjshëm arrestimin e drejtorit të OST pas vdekjes së 2 punonjësve

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.