AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

KPK rrëzon pa hetim gjetjet e ONM për Elisabeta Imerajn

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
5 years më parë
në Analiza, Korrupsioni, KPK, Në Fokus
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj pas vendimit të KPK. Foto: LSA.

Vendimi prej 113 faqesh i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit lë pezull dhe të pasqaruar debatin në seancë dëgjimore mes drejtueses së Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj dhe vëzhguesit ndërkombëtar, Theo Jacobs.

Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj pas vendimit të KPK. Foto: LSA.

Edhe pse mori kohë shtesë dhe zbardhi një vendim të gjatë prej 113 faqesh, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka lënë pa përgjigje sqaruese një pjesë të gjetjeve të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit në lidhje me shefen e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj.

Në vendimin e arsyetuar të trupës së kryesuar nga Olsi Komici, me relator Roland Ilia dhe anëtare Suela Zhegu nuk gjenden gjurmë që të tregojnë se KPK ka hetuar vetë mbi gjetjet e prezantuara nga ONM, që përfshinin akuza për përpjekje për ndikim të paligjshëm në proces edhe mbi vetë anëtarët e KPK-së.

Në konkluzionet e saj mbi gjetjet e ONM-së, të prezantuara si seksion më vete në fund të vendimit, KPK ka vendosur se ato nuk ishin shkelje, por nuk shprehet nëse hetoi veçanërisht ndonjërën prej tyre dhe as nëse u përpoq të merrte më shumë informacion. Komisioni ka bërë një përballje mes gjetjeve të lexuara nga Theo Jacobs në seancë dhe përgjigjeve të Imerajt. Në fund, KPK ka arsyetuar se gjetjet nuk qëndronin, duke i dhënë të drejtë Imerajt.

Ndryshe prej shumicës dërrmuese të vendimeve shkarkuese apo konfirmuese, në këtë rast KPK nuk është përpjekur as formalisht të ruajë një balancë mes argumenteve dhe kundërargumenteve.

Gjetjet e ONM-së prezantohet të perifrazuara dhe të përmbledhura dhe janë në total rreth 2300 fjalë, ndërkohë që mbrojtja e Imerajt mbi gjetjet përfaqësohet me rreth 18 500 fjalë.

KPK shprehet në vendim se nuk kishte gjetur probleme të pasurisë së Imerajt, që siç rezultoi nuk ishte pronare në asnjë objekt të paluajtshëm. Ndërkohë, të gjitha problemet apo dyshimet e ngritura mbi pasuritë e ish-bashkëshortit janë cilësuar ta papërdorshme në procesin ndaj Imerajt, duke iu referuar kohës kur janë vënë dhe kontratës paramartesore për “regjim të ndarë pasuror”.

“Për krijimin e këtyre pasurive nuk rezultoi të jetë shprehur ndonjë vullnet i subjektit të rivlerësimit, nuk rezultoi ndonjë akt në të cilin subjekti të ketë disponuar në çfarëdolloj forme ndonjë nga këto pasuri, si dhe nuk rezultoi që subjekti të ketë përfituar apo deklaruar interesa pasurore apo të ketë përdorur këtë pasuri,” thuhet në vendimin e KPK.

Imeraj u konfirmua nga KPK në 1 prill. Më herët, prokurorja pati një seancë të gjatë dhe të ndezur dëgjimore pas përplasjeve mes saj dhe vëzhguesit ndërkombëtar Theo Jacobs.

Jacobs e akuzoi subjektin e rivlerësimit për një seri të gjatë çështjesh që përbëjnë në fakt një sërë veprash penale, përfshirë përgjime të paligjshme dhe shantazhim të anëtarëve të KPK-së, akuza të cilat Imeraj i kundërshtoi ashpër. Imeraj i mohoi me forcë akuzat e Jacobs si trillime të pavërteta.

Vendimi mbi gjetjet

Roli i KPK-së në çështjen ndaj Imerajt u vu në dyshim që gjatë seancës dëgjimore. Treshja që hetoi rastin nuk pati asnjë pyetje pas një relatimi të gjatë dhe pas argumenteve të Imerajt. Ky qëndrim u ironizua në seancë nga Jacobs.

Në vendimin e zbardhur, përplasja e gjatë mes Imerajt dhe Jacobs është paraqitur në mënyrë të pjesshme. Gjetjet e Jacobs janë kryesisht të përmbledhura prej vetë trupës dhe mes tyre nuk citohen disa prej argumenteve, të cilat vëzhguesi u mëshoi në seancë dhe nuk paraqiten citime apo të dhëna që ai i konsideroi si të rëndësishme.

Në të kundërt, vendimi reflekton të plotë mbrojtjen e Imerajt –përfshi ironitë ndaj denoncimeve dhe qëndrimin e saj jo pa aludime ndaj të paktën dy anëtareve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Vetë KPK nuk duket se ka hetuar mbi denoncimet. Në rastin e gjetjes mbi dorëheqjen e komisioneres Etleda Çiftja, e cila sipas ONM-së ishte shprehur se ishte kontaktuar nga 7-8 persona, Komisioni arsyeton se vullneti i saj nuk duhej të vihej në diskutim.

“Komisionerja e dorëhequr me vullnetin e saj i ka bërë të qarta arsyet e heqjes dorë,” thuhet në mënyrë lakonike në vendim.

Njësoj, KPK nuk duket se ka shkuar përtej përballjes së dy dëshmive dhe qëndrimeve edhe në pretendimet e ngritura nga ish-vëzhguesi i ONM-së, Hans Kijlstra. Komisioni thotë se është bindur nga shpjegimet e Imerajt që jepen të detajuara, në të cilën ajo pretendon se një email dërguar këtij të fundit ishte krejt normal dhe se akuzat për përgjim ishin të rreme.

“Komisioni, pas shqyrtimit të plotë të saj nuk konstatoi shkelje të kryera nga subjekti i rivlerësimit,” thuhet në vendim.

Vetë Imeraj pretendoi se e-maili ishte formal. “Ndërsa paraqitja e kërkesave formale, të nënshkruara në formë të rregullt, apo dhe e-maili si komunikim me adresë zyrtare, janë veprime korrekte dhe që s’kanë asnjë ndalesë ligjore, siç dhe pranohen vetë nga vëzhguesi ndërkombëtar,” citohet ajo në vendim.

Komisioni nuk është ndalur në arsyetim nëse dorëheqja e Çiftjes dhe dyshimet e Kijlstras tregonin një përpjekje të përsëritur për të ndikuar procesin e vetingut – siç akuzoi Jacobs.

Gjithashtu, KPK nuk duket se ka bërë verifikime për të sqaruar dyshimet se ish-bashkëshorti i subjektit dhe ish- kunati i saj kishin precedentë në Itali. Në mënyrë të paqartë dhe pa lidhje me sa ngrihej në pretendim, KPK arsyeton se edhe sikur të ishte e vërtetë gjetja, personi A.B nuk ishte gjetur fajtor në çështjen e ngritur nga ONM.

Kontrata paramartesore mbyll historinë e pasurisë

KPK i është referuar në mënyrë të përsëritur ‘kontratës paramartesore’ dhe pasurive të ndara në hetimin mbi kriterin e pasurisë. KPK arsyeton se Imeraj nuk kishte pasuri më vete dhe se nuk kishte lidhje me pasuritë e krijuara nga ish-bashkëshorti, kryesisht para martesës apo edhe transaksionet pas saj.

Komisioni arsyeton në vijim, duke iu referuar një vendimi të tijin të paankimuar se subjekti nuk mban përgjegjësi për pasuritë e krijuara para martese, pavarësisht si mund të cilësohen burimet e tyre.

“Në kontratën e përcaktimit të regjimit pasuror, janë evidentuar pasuritë në pronësi apo të drejtat reale që bashkëshortët kanë pasur përpara lidhjes së martesës. Këto pasuri në mbështetje të nenit 77 të Kodit të Familjes mbeten personale, ndërsa sanksionohet se çdo pasuri tjetër (tej atyre të krijuara para martese), do të vijojë të mbeten individuale dhe në pronësi personale të bashkëshortit në emër të të cilit do të regjistrohen këto pasuri,” thuhet në vendim.

Edhe Imeraj ka mbajtur këtë qëndrim. Prokurorja edhe pse ka dhënë shpjegime për secilën pasuri, ka pretenduar se nuk kishte lidhje me to. “Për këtë pasuri nuk kam marrë pjesë në shitblerjen e saj, nuk kam tërhequr asnjëherë asnjë të drejtë pronësie prej tyre, nuk kam siguruar të ardhura personale dhe nuk i kam përdorur asnjëherë për asnjë lloj interesi vetjak,” citohet Imeraj në vendim.

KPK vë në dukje se në disa raste janë gjetur pasaktësi dhe janë ngritur dyshime mbi transaksionet e kryera, por që nuk ndikonin në vendimmarrje ndaj Imerajt.

“Komisioni konstatoi disa pasaktësi lidhur me deklarimin për këto pasuri, por veprimet janë kryer vetëm nga ish-bashkëshorti i subjektit si pronar i vetëm i këtyre pasurive të krijuara para martese dhe të përfshira në kontratën për regjimin pasuror të pasurive të ndara,” thuhet në vendim.

Një kredi e marrë nga vetë Imeraj në vitin 2006 dhe e shlyer menjëherë në vitin 2007, po ashtu u gjet pa probleme. “Komisioni i konsideroi bindëse deklarimet e subjektit për mospërdorimin e kredisë në vitin 2006, duke pasur parasysh se kredia e përfituar është deklaruar edhe në deklaratën periodike për vitin 2006 nga subjekti”, thuhet në vendim.

Mosdeklarimi i kësaj kredie si gjendje cash në deklaratën e vitit 2006, është justifikuar nga Komisioni si paqartësi e subjektit për plotësimin e deklaratave të pasurisë.

Etiketa: AkuzaBashkëshortiElisabeta ImerajEtleda ÇiftjaHetimImerajItaliKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPKkredikrediamartesembështetjeMbrojtjandikimOlsi KomiciONMpaktParaProkuroreProkuroria e Rrethit TiranëRoland IliaSuela ZheguTHeo JacobsTiranëVendimVendimiVëzhguesit
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar –Ervin Karanxha –Prokuroria e Tiranës

Skeda e pasurisë së deklaruar –Ervin Karanxha –Prokuroria e Tiranës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.