AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Dëmi kolateral i Brexit

Chris PattenngaChris Patten
5 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese: Pixabay.

Pesë vjet pasi Mbretëria e Bashkuar votoi për të dalë nga Bashkimi Evropian, kostot e këtij vendimi po bëhen më të qarta. Më e rëndësishmja, besimi te Britania po bie shpejt pasi kryeministri Boris Johnson mohon pasojat e marrëveshjes post-Brexit që ai arriti në lidhje me Irlandën e Veriut.

Foto ilustruese: Pixabay.

E pranoj.  Nuk jam ndonjë tifoz futbolli. Shumë shpesh, ndeshjet e futbollit për mua janë shumë lart të qenit një “lojë e bukur”. Megjithatë, po ndjek me kujdes një pjesë të Kampionatit Evropian aktual. Natyrisht, gjithmonë dua që të fitojë Anglia, edhe pse urrej mënyrën sesi tifozët anglezë përçmojnë himet kombëtare të vendeve të tjera. Dhe, duke qenë britanik, do të mbështesja Skocinë, Uellsin, ose – megjithëse nuk u kualifikuan këtë vit – Irlandën e Veriut nëse do të luanin kundër një vendi jashtë Mbretërisë së Bashkuar.

Dua të them se nuk dëshiroj kurrë që vendi im të dalë keq. Dhe edhe pse e kundërshtova fuqimisht Brexit, dua që Britania të jetë sa më mirë është e mundur edhe jashtë Bashkimit Evropian. Por të nuk mund të heshtësh para provave që tregojnë se kjo nuk po ndodh kështu.

Britania e Madhe tashmë ka pësuar rritje të vazhdueshme të kostove si rezultat jo vetëm i Brexit, por i një Brexit-i të vështirë për të cilin njerëzit jo domosdoshmërish votuan në referendumin e qershorit 2016. Megjithatë, kjo është ajo është ajo që fituam ngaqë u përpoqëm të qetësonim mediat dhe politikanët e krahut të djathtë të Britanisë dhe i hapëm rrugën Boris Johnson që të bëhej kryeministër.

Nuk do të përmend këtu humbjen e tregtisë së Britanisë me BE-në të shkaktuar nga Brexit në ushqime, mallra të prodhuara dhe shërbime, për të cilat nuk mund të fajësohet COVID-19, as përkeqësimi i mungesës së vendeve të punës në Mbretërinë e Bashkuar – jo më pak në sektorët e bujqësisë dhe mikpritjes. Siç ka theksuar OECD, Britania po del nga pandemia në gjendje më të keqe se shumica e konkurrentëve të saj.

Por unë dua të theksoj tre pasoja të dëmshme të Brexit. Së pari, përkrahësit e tij pretenduan se largimi nga BE-ja do t’i mundësonte Britanisë të “merrte përsëri kontrollin”. Kjo frazë sugjeronte që Parlamenti do të kishte më shumë të drejtë fjale për drejtimin e çështjeve tona kombëtare. Në praktikë, kjo nuk do të thotë asgjë të tillë.

Për shembull, qeveria së fundmi ra dakord për një marrëveshje tregtie të lirë me Australinë. Lini mënjanë faktin se përfitimet e mundshme ekonomike të paktit për Mbretërinë e Bashkuar për një periudhë 15-vjeçare janë shumë të vogla, madje edhe nga vlerësimet e qeverisë. Po aq domethënës është fakti se – pavarësisht premtimeve të qeverisë gjatë miratimit të legjislacionit për Brexit – Parlamenti nuk mund të shqyrtojë, aq më pak të zbutë, ndikimin e marrëveshjes, e cila do të jetë veçanërisht e dëmshme për fermerët e vegjël në Uells dhe Skoci.

Së dyti, qeveria ishte e etur për të arritur një marrëveshje me Australinë për të treguar se Britania mund të negociojë marrëveshje tregtare më vete, pa BE-në. Megjithëse Johnson kishte shpresuar të fillonte me Indinë dhe planifikoi të vizitonte vendin për të diskutuar një marrëveshje me kryeministrin Narendra Modi, vizita u bë e pa këshillueshme pasi COVID-19 preku ndjeshëm Azinë e Jugut. Megjithatë, me shpresën se mund të vazhdonte ende, qeveria britanike e vonoi vendosjen e një ndalimi udhëtimi për njerëzit që vinin në Mbretërinë e Bashkuar nga India, pavarësisht nga ndalimi i vizitorëve nga Bangladeshi dhe Pakistani. Nuk kishte asnjë arsyetim të besueshëm për këtë dallim. Në fakt, duke pasur parasysh shifrat e saj të të infektuarve me COVID-19, mbërritjet nga India pa dyshim duhet të ishin ndaluar të parat.

Siç theksuan shumë njerëz, mijëra udhëtarë që mbërritën në Mbretërinë e Bashkuar nga India gjatë periudhës kur vizitorët e tjerë të Azisë Jugore u ndaluan, duhet të kenë mbjellë dhe përapur atë që tani njihet si varianti Delta i koronavirusit. Infektimet nga COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar janë rritur ndjeshëm në javët e fundit, duke detyruar qeverinë të vonojë lehtësimin e planifikuar të mëtejshëm të masave kufizuese në Angli dhe të ndalojë vendet e tjera nga hapja e kufijve të tyre për njerëzit që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar. Pra, ky shtim i ri në shifrat e infektimeve duket si pjesë e dëmit kolateral të shkaktuar nga përpjekja e qeverisë për të krijuar një argument politik për Brexit dhe tregtinë.

Së treti, besimi te Britania dhe Boris Johnson po bie shpejt ndërsa qeveria mohon pasojat e marrëveshjes që ajo arriti në lidhje me Irlandën e Veriut pas largimit të Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja. Në ato negociata, Britania donte të minimizonte shqetësimet e hyrjes në tregun e vetëm të BE-së ndërsa maksimizonte aftësinë e saj për të vendosur rregullat dhe standardet e veta.

Kufiri i vetëm tokësor i Mbretërisë së Bashkuar me BE-në është ai midis Republikës së Irlandës dhe Irlandës së Veriut. Shmangia e një kufiri të vështirë në ishull është një pjesë themelore e Marrëveshjes së të Premtes së Mirë të vitit 1998 që solli paqen në Irlandën e Veriut. Por Irlanda e Veriut nuk mund të mbetet jashtë bashkimit doganor dhe regjimit rregullator të BE-së dhe në të njëjtën kohë të mbajë një kufi të hapur me Republikën.

Për këtë arsye, Johnson negocioi dhe nënshkroi një protokoll që nënkuptonte që Irlanda e Veriut mori, në një kuptim, më të mirën nga të dy botët. Ai qëndroi në bashkimin doganor të BE-së dhe pjesërisht në tregun e saj të vetëm, ndërsa mbeti gjithashtu një pjesë e tregut të Mbretërisë së Bashkuar. Kjo ishte përkundër premtimeve të qeverisë ndaj Sindikalistëve të Irlandës së Veriut se nuk do të kishte nevojë për asnjë lloj kufiri midis Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut me dogana dhe kontrolle të tjera.

Johnson tani i mohon premtimet që bëri dhe po kërcënon ta grisë protokollin, duke fajësuar BE-në për problemin që aajo ka shkaktuar. BE-ja sigurisht ka hapësirë ​​për fleksibilitet në menaxhimin e kufirit dhe shpresoj se do të tregojë paksa. Por qeveria e Mbretërisë së Bashkuar mund të tregojë edhe më shumë tolerancë, për shembull, duke pranuar që Irlanda e Veriut mund të ndjekë standardet e BE-së për ushqimin dhe produktet bujqësore. Mbi të gjitha, qeveria thotë se nuk dëshiron të shohë standarde më të ulëta në Britani sesa në Evropë.

Por gjëja më e rëndësishme që Johnson duhet të bëjë është të tregojë besueshmëri në negociatat ndërkombëtare. Për fat të keq, një numër gjithnjë e në rritje liderësh botërorë, si dhe njerëz në Britani dhe Irlandën e Veriut, kanë filluar të dyshojnë se ai do ta mbajë fjalën e tij.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. Brexit’s Collateral Damage

Etiketa: AngliBashkimi EvropianBEBoris JohnsonBrexitBritaniBritania e MadheCOVIDCOVID-19deltaIndiaIrlandaKufimarrëveshjeMbretëria e BashkuarMITModinegociataOECDPakistanipandemiaParapasojaProject SyndicatePunëQeveriaRepublikës së Irlandës dhe Irlandës së VeriutSHVendimivizita
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar –Kreshnik Omari –Gjykata e Tiranës

Skeda e pasurisë së deklaruar –Kreshnik Omari –Gjykata e Tiranës

Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
spiropali

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

18:19 | 21/06/2026
photo 2026 06 20 23 13 29

Raporti ‘konfidencial’: Protestat të shkaktuara nga ‘pakënaqësi legjitime’

17:41 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.