AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Gara ‘formale” për kreun e AMA shton shqetësimet për lirinë e medias

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
5 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor, Artikull kryesor Analiza, Media Watch, Në Fokus
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri, Edi Rama, Ministrja e Kultures, Mirela Kumbaro, gjate nje seance parlamentare, ku eshte miratuar me 75 vota pro dekreti i Presidentit Meta per godinen e Teatrit. Kjo seance eshte bojkotuar serish nga opozita e cila eshte mbledhur ne qytetin e Vlores.
/r/n/r/nAlbania’s Prime Minister Edi Rama, Minister of Culture Mirela Kumbaro, during a parliamentary session, where President Meta’s decree on Theatre is voted by majority MPs. This session was boycotted again by the opposition, which was gathered in the city of Vlora.

Nxitimi i maxhorancës socialiste dhe kualifikimi i ish-drejtoreshës së Komunikimit të kryeministrit Edi Rama si kandidate favorite për kreun e AMA-s shihet me shqetësim nga ekspertët e medias si një akt që thellon kontrollin e institucionit të pavarur.

Nënkryetarja e Komisionit Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Mirela Kumbaro me kryeministrin Edi Rama. Foto arkivë: LSA

Komisioni Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik – me deputetë në përfundim të mandatit dhe të ashtuquajturën opozitë parlamentare, vendosi të mërkurën të dërgojë për votim në Kuvend emrat e Armela Krasniqit dhe Alketë Dibrës si kandidate për kreun e Autoritetit të Medias Audiovizive.

Krasniqi, gazetare, zëdhënëse e PS dhe drejtoreshë e Komunikimit e kryeministrit Edi Rama në të shkuarën drejton aktualisht Agjencinë Telegrafike Shqiptare. Ndërsa Alketë Dibra me profesion juriste punon si specialiste në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, dega Shkodër.

Vendimi i Komisionit, që do të votohet nga deputetët në ikje, ngre shqetësime mbi përpjekjet e mazhorancës për të vendosur kontroll të plotë mbi institucionet e pavarura.

Albana Vokshi, e zgjedhur sërish deputete e Partisë Demokratike, akuzoi kryeministrin Edi Rama se kishte përcaktuar tashmë edhe fituesen e garës, duke identifikuar Krasniqin si të paracaktuar.

“Edi Rama ka paracaktuar zëdhënësen e tij dhe të PS për këtë post,” tha Vokshi në një deklaratë për mediat, duke e konsideruar këtë “akt që e kthen AMA-n në zgjatim të partisë shtet’.

Gara për kreun e AMA-s u rihap pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, pasi një procedurë e mëparshme me kandidatura kryesisht mes këshilltarëve politikë të qeverisë, dështoi për mosplotësim kriteresh.

Sipas përfaqësuesve të organizatave të mediave, ajo tregon se shumica socialiste ka për qëllim kontrollin dhe jo pavarësinë e AMA-s.

“Nxitimi i maxhorancës dhe CV-të e kandidatëve tregojnë se nuk ka asnjë ambicie dhe qëllim për një AMA të pavarur,” tha kreu i Këshillit të Medias, Koloreto Cukali.

Edhe Elvin Luku, profesor gazetarie në Universitetin e Tiranës dhe drejtues i qendrës Medialook theksoi se “nxitimi tregonte se shumica kishte për synim kontrollin”.

Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik i dhanë BIRN argumente të ndryshme nëse Krasniqi si favorite në garë i plotësonte kushtet për të qenë politikisht e pavarur.

“Rolet e saj të kahershme nuk përbëjnë as arsye ligjore, as kriter të arsyeshëm për ta skualifikuar atë nga gara,” i tha BIRN nënkryetarja e Komisionit, Mirela Kumbaro.

Ndërsa kryetari i Komisionit, Ramazan Gjuzi, i futur në Kuvend nga listat e LSI pas braktisjes së mandateve, i tha BIRN se nuk kishte dijeni për karrierën e mëparshme të Krasniqit në PS dhe në kabinetin e kryeministrit Rama.

“Nuk e ka të shkruar në atë që na kanë dhënë aty,” tha Gjuzi duke iu referuar memos për kandidaturat të përgatitur nga administrata e Kuvendit.

Krasniqi dhe Dibra nuk qenë të arritshme për koment.

‘Seanca formale’

Mëngjesin e së mërkurës, dëgjesa me kandidatët për kreun e AMA u zhvillua online dhe zgjati rreth një orë nën drejtimin e Kumbaros. Ajo filloi me njoftimin për shtyrjen e vendimit për vendet vakante të anëtarëve, për shkak të mungesës së kandidaturave dhe më pas me dëgjimin e platformave të kandidatëve.

Ndërsa të katër kandidatët lexuan platformat se si do të drejtonin AMA, deputetët i drejtuan pyetje dhe shfaqën interes vetëm për prezantimin e Krasniqit.

“Unë të uroj shumë sukses dhe besoj shumë që do ta bëni siç duhet atë detyrë,” tha në fund të pyetjes së tij Musa Ulqini, që shtoi si korrigjim edhe: “nëse do të zgjidheni”.

Ndërkohë Fadil Nasufi, po ashtu deputet i PS-së, tha se Krasniqi ishte “Një produkt i gatshëm për të qenë në krye të AMA-s”.

Të dy po ashtu pyetën vetëm Krasniqin në lidhje me qëndrimin e saj mbi opinionin e Komisionit të Venecias dhe ligjin “anti -shpifje”, një përpjekje e kritikuar e kryeministrit Edi Rama për t’i shtrirë kompetencat e AMA-s edhe mbi median online.

Krasniqi iu shmang pyetjes dhe tha se AMA nuk kishte kompetenca ligjbërëse, por se ishte “zbatuese”.

Më herët, ajo vetë paraqiti në seancë një platformë, gjuha e të cilës përputhej me argumentet që u përdorën nga shumica socialiste për të imponuar ligjin e ashtuquajtur të anti-shpifjes, duke folur për mbrojtjen e të miturve nga media dhe për gjuhën e urrejtjes.

Ajo po ashtu përmendi edhe zgjerimin e sferës së punës së AMA mbi mediat online dhe mori angazhim të mbronte gazetarët nga puna në të zezë dhe diskriminimi.

Kandidatja tjetër e përzgjedhur, Alketë Dibra paraqiti si platformë se do të përpiqej të zgjeronte përdorimin e gjuhës së shenjave dhe foli mbi prokurimet e reklamave shtetërore.

Shqetësimi për lirinë e medias  

Në një opinion të qershorit 2020, Komisioni i Venecias rrëzoi të ashtuquajturin ligji ‘antishpifje” dhe i rekomandoi qeverisë shqiptare që të forconte pavarësinë dhe profesionalizmin e AMA.

E pyetur për plotësimin e sugjerimeve të Komisionit të Venecias për pavarësinë e AMA-s në garën për kryetarin, Kumbaro la të kuptohej se opinioni lidhej vetëm me projekt-amendimet e ligjit ekzistues.

“Rekomandimet e Venecias janë propozuar në lidhje me projekt-amendimet e ligjit ekzistues të cilat u diskutuan vitin e kaluar, por të cilat nuk kanë kaluar ende asnjë fazë miratimi nga instancat ligjbërëse,” tha Kumbaro.

Kumbaro pretendoi gjithashtu se kandidatët plotësonin kriteret ligjore, duke paraqitur një listë të gjatë të kritereve që parashikohen në ligj për kualifikimin.

Por ndërsa formalisht secili prej kandidatëve mund të plotësojë kriteret, përfaqësues të organizatave të medias kritikojnë si procesin, ashtu edhe kandidaturat.

“I shoh të një profili shumë të ulët, thellësisht të politizuar dhe pa asnjë kontribut në demokratizimin e ambientit mediatik,” tha Ervin Luku për kandidaturat.

Luku shtoi ndër të tjera se përzgjedhja e kreut të AMA në mungesë të opozitës krijonte premisat e një bordi pa asnjë zë kundër. Duke iu referuar ligjit i cili u jep deputetëve të opozitës të drejtën të përjashtojnë nga gara për kryetar këdo që ata mendojnë mes 4 kandidatëve, Luku tha se roli i saj ishte mjaft i rëndësishëm.

“Aktualisht ne kemi një pseudo-opozitë”, tha ai, ndërsa shtoi se nxitimi në këtë rast ishte “një rrezik për lirinë e medias”.

Koloreto Cukali, kryetar i Këshillit të Medias, shprehu gjithashtu shqetësimin se procesi siç është zhvilluar, mund ta kthente AMA-n në një “hanxhar në duart e politikës”.

“Në varësi të duarve që e përdorin [hanxharin] mund të shkaktojë shumë dëm tani dhe potencialisht, nëse avancohet me projektin e zi që kalon mediat online apo mediat e reja në varësi të AMA-s, edhe më shumë në të ardhmen,” përfundoi Cukali.

Etiketa: Albana VokshiAMAAutoriteti i MediasBIRNdeputetdeputeteDibraEdi RamaElvin LukuFadil NasufigazetargazetareInstitucionet e PavaruraKandidatekandidatëtKoloreto CukaliKomisioni i VeneciasKompetencakryetarKumbaroKuvendi i ShqiperiseLigjLSIMediaMirela KumbaroMjaftMusa UlqiniPartisë DemokratikePSPunëRamaRamazanrrezikSeancaShkodërShpifjeshqiptareTiranëUlqiniVendimivotim
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar –Lutfije Celami –Gjykata e Fierit

Skeda e pasurisë së deklaruar –Lutfije Celami –Gjykata e Fierit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.