AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPA

KPA lë në fuqi shkarkimin për prokuroren Alketa Nushi

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
5 years më parë
në KPA, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetarja e re e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Albana Shtylla. Foto:LSA

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur në mënyrë unanime të rrëzojë ankimin e ish-drejtueses së Prokurorisë së Kukësit Alketa Nushi, e cila u shkarkua nga Komisioni për problemet e evidentuara në kriterin e pasurisë dhe profesionalizmit.

 Kolegji i Posaçëm i Apelimit . Foto:LSA

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi mbrëmjen e të mërkurës rrëzimin e ankimit të ish-prokurores së Kukësit, Alketa Nushi, të ngritur prej saj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, për shkarkimin nga detyra.

KPK e shkarkoi nga detyra prokuroren Nushi më 27 qershor 2019, pasi konkludoi probleme për pasurinë dhe se kishte cënuar besimin e publikut tek drejtësia.

Në njoftimin e KPA thuhet se trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i kryesuar nga Ina Rama,  me relatore Natasha Mulajn dhe anëtarë Albana Shtyllën, Ardian Hajdarin dhe Rezarta Schuetz, në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, në mënyrë unanime, vendosi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit duke e larguar përfundimisht Nushin nga sistemi i drejtësisë.

Nushi, e cila mbante postin e drejtueses së Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, u hetua nga KPK për të tre kriteret e rivlerësimit kalimtar, përfshirë pasurinë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.

Komisioni evidentoi se subjekti kishte kryer deklarime të pamjaftueshme për periudhën 2009 – 2015, duke pasqyruar të ardhura neto më të larta nga sa ka rezultuar nga dokumentacioni provues i administruar nga Komisioni.

Nga faturat e paraqitura nga vetë subjekti për të provuar xhiron e biznesit të bashkëshortit, ka rezultuar se deklarimet e të ardhurave, të kryera pranë organeve tatimore nga ky biznes, nuk përkojnë me ato reale, pasi, së paku në tre vjet nuk janë deklaruar për efekt të tatimeve mbi 3,6 milionë lekë.

Për sa i përket aftësive profesionale të subjektit, trupi gjykues i KPK-së çmon se faktet, rrethanat, veprimet, mosveprimet e saj, kanë çuar në mënyrë të përsëritur në mbyllje hetimesh dhe në cilësimin e veprave penale në mënyrë jokorrekte, në kundërshtim me rrethanat dhe faktet konkrete apo me dispozitat ligjore.

Ndërkohë, një raport negativ i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK u rrëzua nga Komisioni si i pabazuar në prova.

Në një vlerësim tërësor të çështjes, KPK konkludoi se problemet e evidentuara përbënin shkaqe të mjaftueshme për cenimin e besimit të publikut në figurën e prokurorit.

Etiketa: Alketa NushiDrejtësiaDSIKGjyqIna RamaKolegjiKolegji iKolegji i Posaçëm i ApelimitKPAKPKNatasha MulajnprokurorProkuroria e Rrethit KukësRamaraport
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar –Kreshnik Ajazi –Prokuroria e Elbasanit

Skeda e pasurisë së deklaruar –Kreshnik Ajazi –Prokuroria e Elbasanit

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.